Ambasadorja e Shqipërisë në Washington ndërhynë në Zgjedhjet Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës - Bota Sot
Ambasadorja e Shqipërisë në Washington ndërhynë në Zgjedhjet Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Amerika

Ambasadorja e Shqipërisë në Washington ndërhynë në Zgjedhjet Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Nga: Beqir SINA - Washington DC Më: 23 qershor 2020 Në ora: 23:06
Floreta Faber

Ndërhyrja e Ambasodres së Shqipërisë sot e njëjtë me atë të Kryeministrit Rama katër vjet më parë kur Edi Rama thoshte se Donald Trump është i rrezikshëm për shqiptarët

WASHINGTON : Në Facebook dhe në Twitter Ambasadoria e Shqipërisë në Washington DC Floreta Faber, shkelë statusin e saj diplomatik në lidhje me zgjedhjet paraprake në Shtetet e Bashkuara duke u deklaruar ndaj miku të madh të shqiptarve kongresitin Elliot Engel  i cili është në një garë të vështirë sot me oponetin e tij brenda partisë demokrate Jammal Bowman 

Deklerata e ambasadores shqiptare është në kundërshtim të plotë të rregullave për diplomatët e huaj në SHBA dhe rregulloreve të Komitetit Federal të Zgjedhjeve.

Në rrjetin social facebook komentet e shqiptarve thonë janë shokuese me veprimin e Ambasadores së Shqipërisë e cila nuk e ka rastin e parë në fakt, 

Në komentin e saj një veprimtare shqiptare shkruan “unë isha e shokuar kur pashë që ajo do të aprovonte publikisht dikë që gabimisht drejtonte sulme partiake për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur detyra e saj duhet të ishte ndërtimi i lidhjeve të forta diplomatike me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se është demokrat apo republikan” thotë komentuesja dhe shton : 

“Por mendoj se ajo ka humbur një nga angazhimet e saj në kredencialet që ka si Ambasadore - një pikë nga më të rëndësishmet ; si Përfaqësuese e një vendi të huaj dhe ndërsa është në listën e taksapagave të qeverisë së Shqipërisë, ajo nuk mund të ndërhyjë në Zgjedhjet Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Faqja zyrtare në Twitter e ambasadës shqiptare në Uashington DC, retweet kishte të njëjtin mesazh, që Ambasadoria e Shqipërisë në Washington DC , Floreta Faber ka hedhur për shqiptarët që votojon sot.

Një shqiptar në komentin e tij e krahason ndërhyrjen e Ambasodres së Shqipërisë sot me atë të Kryeministrit Rama katër vjet më parë kur Edi Rama thoshte se Donald Trump është i rrezikshëm për shqiptarët

Siç dihet gjatë zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, në 2016 shqiptarët me shumicë e përkrahnin kandidaten demokrate Hillary Clinton kundër Donald Trumpit që po garonte në emër të republikanëve. 

Mirëpo në kohën që pothuajsa asnjë politikan nuk kishte shprehur më eksplicit mendimin e tij për garën në SHBA’në, përveç kryeministrit Edi Rama. 

Rama thoshte se nuk nguronte të shpreh kudo mendimin e tij për Trumpin. 

E shihte presidentin e tanishëm amerikan si rrezik të madh për Shtetet e Bashkuara, ndërsa po shqetësohej edhe për raportet e shqiptarëve me Amerikën, nëse Trumpi bëhej President. 

“Unë e kam thënë hapur atë që e mendoj për Donald Trumpin dhe nuk e kam fare problem që ta përsëris as këtu, as kudo që të jetë, as shqip e as anglisht, që Donald Trumpi është kërcënim për Amerikën dhe nuk diskutohet që është kërcënim për raportet shqiptaro – amerikane. Që i bie, mos e dhëntë Zoti që amerikanët ta zgjedhin për President. Do të ishte një president që i bën dëmë të mëdha amerikës, dhe do të ishte një kërcënim real për raportet shqiptare me Amerikën”, kishte thënë Rama në një intervistë dhënë Baton Haxhiut. 

Pas kësaj deklarate të Ramës, zgjedhjet në SHBA përfunduan, e për befasinë e të gjithëve e edhe të Ramës, Trump u zgjodh President.

Ndërsa, për kongresistin Eliot Engel sot është fakt se çdo shqiptar, ka për të votuar Engel. 

Dhe, nuk ka qenë fare e nevojshme deklerata e Ambasadores së Shqipërisë Floreta Faber, të dal me deklerat e cila nuk i sherben aspak lidhjeve të shkëlqyera të Shqiptarve të Amerikës me Washingtonin dhe të dyja partitë Repubikanët dhe Demokratët. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat