Njoftim i rëndësishëm i Konsullatës së Kosovës në Nju Jork - Bota Sot
Njoftim i rëndësishëm i Konsullatës së Kosovës në Nju Jork

Amerika

Njoftim i rëndësishëm i Konsullatës së Kosovës në Nju Jork

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 20:51
Konsullata

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në SHBA, ka bërë të ditur se tashmë ka nisur ofrimin e shërbimeve konsullore.

“Pas hyrjes në fazën II të Qytetit të Nju-Jorkut për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, çka nënkupton, ndër të tjera, edhe fillimin e funksionimit të zyrave administrative, informojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se tashmë kemi rifilluar ofrimin e shërbimeve të rregullta konsullore”, thuhet në njoftim.

Njoftim i plotë:

INFORMATË ME RËNDËSI PËR SHËRBIMET E RREGULLTA KONSULLORE

Pas hyrjes në fazën II të Qytetit të Nju-Jorkut për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, çka nënkupton, ndër të tjera, edhe fillimin e funksionimit të zyrave administrative, informojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se tashmë kemi rifilluar ofrimin e shërbimeve të rregullta konsullore.

Të gjithë personat, të cilët kanë nevojë për shërbime konsullore, mund të na telefonojnë çdo ditë pune nga ora 09:00-16:00, në numrin 212-949-1400 dhe përmes adresës elektronike: [email protected]

Vini re: Numri 6467713443 vazhdon të mbetet në dispozicion vetëm për raste emergjente, por jo edhe për pyetje rreth çështjeve konsullore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat