Intervistë e posaçme me Ilir Bytyçin në 21 vjetorin e vrasjes së tre vëllezërve luftëtar pjesëtarë të ish UÇK-ës, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi - Bota Sot
Intervistë e posaçme me Ilir Bytyçin në 21 vjetorin e vrasjes së tre vëllezërve luftëtar pjesëtarë të ish UÇK-ës, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi

Amerika

Intervistë e posaçme me Ilir Bytyçin në 21 vjetorin e vrasjes së tre vëllezërve luftëtar pjesëtarë të ish UÇK-ës, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi

Nga: Beqir Sina Më: 8 korrik 2020 Në ora: 16:38
Arkiv

Ilir Bytyçi, është njëri prej dy vëllezërve, të familjes Bytyçi, i cili flet për gazetën tonë, për tre vëllezërit e tij të vrarë 21 vjet, më parë.

Të trë vëllezërit Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, nga SHBA, një formacion ushtarak ky 21 vjet më pare, i përbërë nga luftëtar shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët lanë Amerikën, për t’ju bashkuar luftës në Kosovë, për liri. 

Mirëpo, në muajin korrik të vitit 1999, ata ishin arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, dhe me 8 korrik ata janë vrarë brutalisht dhe hedhur në një varrez massive në afërsi të një kapanoni ushtarak serb në vendin e egzekutimit në Petro-Selvo.

8 korriku është përvjetori i vrasjes së Ylli, Agron, dhe Mehmet Bytyçit, cili eshte komenti juaj ?

Ilir Bytyçi : Po vërtet! 8 korriku është një ditë shumë e trishtuar për mua dhe Familja time. Para së gjithash, është dita kur Vëllezërit e mi Ylli Agron dhe Mehmeti vriten brutalisht nga qeveria Serbe, Dhe, 9 korriku është ditëlindja e Agronit,: do të ishte 44 vjeç, ndërsa rregjimi serbë e vrau atë në ditëlindjen e tij, dhe ja preu jetën atij dhe dy vëllezërve të tjer në lulen e rinisë.

Njëzet e një vjet më parë, familja jonë pësoi humbjet më të mëdha pasi Ylli, Agroni dhe Mehmet Bytyçi u morën nga “gjiri” i familjes, dhe u vranë brutalisht nga qeveria serbe. Presidenti Aleksandar Vuçiç, i ka premtuar qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe familjes sonë, se ai do t'i zgjidhte çështjet për më shumë se gjashtë vjet. Mirëpo, mendojë se në mënyrë private, ai ka hequr dorë nga emri i Goran Radosavljeviç. Dhe, Vlastimir Gjordjeviç , i cili po ashtu është gjithashtu përgjegjës. Presidenti Vuçiç, i ka të gjitha provat dhe mundësinë. Por simbas famijes tone, e vetmja gjë që i mungon është vullneti. Vuajtja e familjes sonë, nuk është vuajtja e vetme që ai injoron. Presidenti Vuçiç mbron dhe madhëron shumë kriminelë të tjerë të luftës. Bota, përfshirë administratën Trump, e dinë që kjo të jetë e vërtetë. Edhe, Washingtoni, duket se po e humb besmin ndaj Beogradit, deklerarta , e fundit e ambasadorit amerikan në Beograd, tregon se Administrata Trump, janë të mërzitur për këto fakte. 

Ndonëse kanë kaluar 21 vjet, a mendoni se ka pasur pak përparim në hetimin e duhur dhe të plotë të vrasjes së këtyre qytetarëve Amerikanë, pas asaj që ka ndodhur me arrestimin dhe lirimit të tyre në duart e njësive të posaçme të policisë serbe në vitin 1999 ?

Ilir Bytyçi : Po! në 21 vjet kanë kaluar disa qeveri në Serbi, dhe asnjëra prej tyre nuk ka bërë asgjë për të vërtetuar çështjen dhe gjetur fajtorët, dhe për ti dhënë drejtësi familjes time , dhe qeverisë së SHBA, pra për të sjellë kriminelët përgjegjës para drejtësisë për vrasjen e vëllezërve të mi.

Mirëpo, do të thoja se Ne nuk jemi të mpirë. Ne nuk do të harrojmë. Për të qenë e qartë, familja ime uron suksese në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Njerëzit e të dy vendeve meritojnë një të ardhme më të mirë. Si fqinjë, ne duhet të jetojmë dhe të punojmë së bashku për këtë qëllim. Ne gjejmë shpresë të madhe dhe tërheq forcë nga shumë serbë që na kanë ndihmuar të mbijetojmë dhe të luftojmë për drejtësi këto njëzet e një vitet e fundit.

Kur mendoni se drejtësia për tre vëllezërit Bytyçi, shtetas amerikanë, të vrarë në vitin 1999, ka për të gjetur vendin duhur - pra do të shkojë në vend ?

Ilir Bytyçi : Nuk mundem t’a parashikojë, nga mënyra sesi po e zvarrit Beogradi me qëllim zbardhjen me drejtësi të kësaj çështje. Unë vetë, dhe Fatosi, si dhe familja ime nuk do të heqin dorë kurrë për të kërkuar drejtësi për vrasjet e vëllezërve të mi, pa marrë parasysh sa zgjat dhe si po e zhagit Serbia.

A mendoni se është një përparësi në marrëdhëniet dypalëshe me Serbinë dhe Shtetet e Bashkuara, edhe çështja e vrasjes së tre shqiptaro amerikanëve ?

Ilir Bytyçi : Rasti i vëllezërve të mi janë bërë prej zbullimit të varrit të tyre, pjesë e marrëdhënieve prioritare dypalëshe midis SHBA, dhe Serbisë, gjithmonë dhe gjithmonë do të bëhen derisa sa të gjendet drejtësia.

Në tetor të vitit 2019 Dhoma e Përfaqësuesve, miratoi një rezolutë, me të cilën i kërkohet Serbisë që të vendosë para drejtësisë vrasësit e tre vëllezërve Bytyçi, Çfarë "efekti" ka pasur ajo Rezolutë ?

Ilir Bytyçi : Rezoluta është ajo bëri një efekt domethënës. Porse, dihet që Serbia vazhdon në mënyrë të përsëritur me të njëjtën histori, që ata nuk po e marrin këtë çështje shumë seriozisht

Si e vlersoni punën e autoriteteve të Kosovës, në këto 21 vjet të gjetjes së drejtësisë për vrasjen e tre vëllezërve tuaj Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi.

Ilir Bytyçi : Të shkëlqyer! Bile, ne mendojmë që edhe akuzat ndaj liderëve të Kosovës si Presidenti Thaqi dhe Kadri Veseli, janë të mos e lejojnë punën e tyre. Por aq më mirë, ngaqë ata nuk mund të errësojnë faktin që qeveria e Millosheviçit, është një regjim kriminal , është ai që ofrojë mizoritë më të këqija në Evropë që nga Holokausti. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, që nga Thaqi dhe Veseli, janë ata që e kan fituar luftën, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, për ndaluar mizoritë edhe krime të tjera.

Sa i ka ndihmuar kësaj çështje reagimet të veprimtarëve të komunitetit, të cilët janë shprehur të pakënaqur me mënyrën e trajtimit të çështjes, , këtu në SHBA, ku mund të veçojë edhe ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku ?

Ilir Bytyçi : Falë komunitetit Shqiptarë Amerikanë, secila dhe çdo organizatë ka pasur një ndikim shumë të madh jo vetëm për t’ju gjendur afër me familjen time, por edhe për të sensabilizuar mbarë opinionin amerikan, dhe autoritetet amerikane në SHBA, me të gjithë ato krime, dhe vrasje për të gjithë ata që humbën jetën, dhe janë viktimat e Kosovës.

Ndërohë, në këtë përvjetor tragjik, që i përket të së kaluarës dhe të tashmes së familjes sonë, dhe Shteteve të Bashkuara, bota duhet të kujtojnë se vrasjet e tre vëllezërve Shqiptar Amerikan, të Ylli, Agron dhe Mehmetit janë thjesht simbolike e faktit që Serbia nuk ka kërkuar kurrë të pajtojë të kaluarën e saj kriminale. Derisa të ndodhë, kjo që drejtësia të shkojë në vend - ne nuk mund të ndalemi, dhe të pajtohemi me të ardhmen tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat