Befasia e mirë e tetorit? Fuaci më në fund nuk jep lajme të këqija, por i jep dy data për vaksinë - Bota Sot
Befasia e mirë e tetorit? Fuaci më në fund nuk jep lajme të këqija, por i jep dy data për vaksinë

Amerika

Befasia e mirë e tetorit? Fuaci më në fund nuk jep lajme të këqija, por i jep dy data për vaksinë

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 23:12
Anthony Fauci

Drejtori i Institutit Kombëtar amerikan për alergji dhe sëmundje infektive, Anthony Fauci, ka thënë se vaksina kundër koronavirusit mund të jetë në dispozicion deri në tetor.

Fauci nuk e hedh poshtë mundësinë që vaksina kundër koronavirusit të jetë në dispozicion deri në nëntor, por thotë se më siguri kjo mund të ndodh deri në nëntor.

Siç raporton The Guardian, Fauci për media ka thënë se dhënia e licencës për vaksinën kundër koronavirusit në tetor do të ishte e realizueshme, që ky opsion mbetet i hapur, por që dyshon që kjo do të ndodh para nëntorit.

Këso lajmesh mund të vijnë në kohën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA, të cilat po pritet me padurim.

Instituti Nacional Amerikan për Shëndetësi e ka filluar tashmë fazën e tretë të testimit të vaksinës kundër koronavirusit.

Kompania bioteknike amerikane, Moderna, tha se ka nisur fazën e tretë të testimit të një vaksine kundër koronavirusit, pas dy testimeve të tjera të suksesshme.

Në fazën e tretë, rreth 30,000 vullnetarë, që gëzojnë shëndet të tmirë, do të marrin dy doza të vaksinës, në çdo 28 ditë, për të parë nëse ajo ofron mbrojtje kundër koronavirusit.

Vaksina quhet mRNA-1273 dhe përmban një pjesë të vogël të kodit gjenetik nga koronavirusi.

Ajo nuk do ta shkaktojë sëmundjen, por pritet ta trajnojë sistemin imunitar që ta identifikojë dhe luftojë infektimin me koronavirus.

Kompania paralajmëroi se do të duhen disa muaj kohë për të parë nëse vaksina funksionon.

Vaksina e Moderna-s nuk është e para që hyn në fazën e tretë, që është faza e fundit përpara se të mund të paraqitet pranë një autoriteti rregullator për vlerësim dhe miratim të mundshëm.

Faza e tretë e vaksinës që ka bërë Universiteti i Oksfordit është në zhvillim e sipër.

Në të gjithë botën janë mbi 120 vaksina kundër koronavirusit që janë në faza të ndryshme të zhvillimit.

Koronavirusi, që shkakton sëmundjen COVID-19, ka prekur mbi 16.2 milionë njerëz në botë.

Prej tyre, mbi 649,000 kanë vdekur dhe mbi 9.4 milionë janë shëruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat