Shumica e shqiptarëve pro Departamentit të Policisë kurse pakica me marksistët anarkistë të BLM - Bota Sot
Shumica e shqiptarëve pro Departamentit të Policisë kurse pakica me marksistët anarkistë të BLM

Amerika

Shumica e shqiptarëve pro Departamentit të Policisë kurse pakica me marksistët anarkistë të BLM

Nga: Klajd Kapinova Më: 31 korrik 2020 Në ora: 06:15
Ilustrim

Ishulli Staten Island në NYC u bashkua marshimit “Boost Blue Morale Rally”, pro NYPD, para Stacionit të Policisë 122-th, për të treguar fuqishëm mbështetjen morale ndaj tyre. Tubimi u organizu nga artisti i njohur i ishulli Scott LoBaido.

Ajo që pritej edhe ndodhi këto ditë. Amerikanët dhe komunitetet e tjera këtu kanë shprehur admirimin dhe respektin e madh për shqiptaro amerikanët. Tubimit iu bashkuan qindra aktivistë shqiptaro amerikanë të Organizatës “Rrënjët Shqiptare”, Presidentit i saj Marko Kepi, sikurse shumë qytetarë të tjerë shqiptaro amerikanë, të ardhur me makina nga qytetet Bronx, Manhattan, Queens dhe Brooklyn. (Shiko fotot)

Përballë mbështësve të NYPD shqiptaro amerikanëve qëndronin anarkistët globalistë marksistë Black Lives Matter,  dhe organizata terroriste Antifa, të cilët u mbështetën edhe nga disa të rinj trushpërlarë shqiptaro amerikanë, me formim dhe edukim majtist, ish bij të komunistëve të ardhur kohë më parë nga Tirana e kuqe e Dullës.

Image
Protesta

Kryetari socialist i Bashkisë së NYC Bill DeBlasio dhe Governatori i majtë i shtetit të New York-ut Andrea Cuomo, fatkeqsisht kanë shkurtuar në mënyrë drastike me 1 bilion dollarë fondin e NYPD për vitin 20121, duke zemëruar kështu banorët e shtetit, të cilët janë të shqetësuar për rritjen e krimit, përdhunimeve, vjedhjeve, grabitjeve, vrasjeve ditën e natën, mungesën e sigurisë për të lëvizur lirshëm në qytet etj.

Për disa dekada me radhë shqiptaro amerikanët patriot, kanë veshur rrobën blu të policisë së shtetit në New York. Kështu sipas burimeve të sakta, me uniformën blu në NYC janë 300 djem e vajza sypatrembur shqiptaro amerikanë.

Dua Lipa dhe Policët Shqiptaro Amerikanë

Dua Lipa (1995), për të rritur famën e saj, po përdor një taktikë të pa suksesshme të tërheqjes së vëmendjes përballë masës së madhe të publikut indiferent. E kundërta ndodh me mediat e majta globaliste, që janë të vëmendshëm për deklaratat apo cicërimet politike dhe sociale të Lipës. Këtë formë publiciteti ndaj vetvetës po ndjekin prej dekadash globalistët aktorë dhe artistët e majtë në Hollywood.

Në qershor 2020, Dua Lipa (25 vjeçe) demonstroi mbështetjen e saj për lëvizjen anarkiste, marksiste ultra të majtë Black Lives Matter (Çështja e jetës së zezë është e rëndësishme), duke marrë pjesë sëbashku me familjen e saj dhe Anwar Hadid (20 vjeç), në një protestë në Londër, kundër “diskriminimit” racor për vrasjen e George Floyd.

Sikurse shihet edhe në foto, ajo shikon kameramanin, tek mban në dorë një parudhë të shkruar në anglisht “Why’s Policing the Police”.

Dalja e saj në “protest” është një zhurmë apo truk mediatik, për t’i rritur asaj popullaritetin, se sa një ndërgjegjësim i saj natyrshëm.

Sa herë që Lipa ka shprehur pikpamjet politike të majta në rrjetet sociale gjithnjë ka dështuar, sepse kapitalizmi britanik dhe socializmi kosovarë i asaj nuk ecën në një linjë në vendet perëndimore.

Image
Protesta

Afrikano amerikania Candace Owens BLM dhe Dua Lipa

“George Floyd nuk është dëshmori im. Ai mund të jetë i juaji." - Candace Owens afrikano amerikane

Në fillim të qershorit 2020, Dua Lipa hodhi kritikoi racizmin ndaj njerëzve transgjinorë në një postim në Instagram, në të cilin citoi #BlackTransLivesMatter, një lëvizje afrikano amerikane, që pretendon se mbron barazinë racore, brenda komunitetit LGBT.

Aktivistja afrikano amerikane Candace Owens, ka mendim krejt të ndryshëm me Dua Lipën, në lidhje me BLM, mbasi ajo e njeh shumë më mirë atë sesa britanikja me origjinë shqiptare.

Gjatë kohës së administratës së “demokratëve” të deshtuar Obama-Biden, papunësia, kriminaliteti, varfëria, etj., ishin dhe mbetën për vitet 2008-2016 në nivele shumë të larta, duke ia kaluar edhe vendeve të pazhvilluara të botës së tretë.

Duke qëndruar në fillim brenda e pranë BLM dhe Partisë “Demokratike” Amerikane (PDA), Owens ka parë nga afër, se pikërisht janë këto dy organizata të mëdha kryesore shkaku esencial i prapambetjes, mosecjes përpara dhe mosintegrimit të komunitetit të saj afrikano amerikanë.

Sot, sipas shifrave zyrtare federale, afrikano amerikanët përbëjnë 13% të numërit të përgjithshëm të popullsisë në SHBA, të bardhët 60% dhe 23% të tjerët, si: ispanikët, aziatikët, indianët amerikanë (Native American) etj.

"E majta amerikane po shkatërron gjithçka, përmes ideologjisë kulturore marksiste", shkruan Candace Owens.

Edhe pse e dijnë shkakun dhe pasojën e prapambetjes dhe braktisjes së tyre nga liberalët “demokratë”, afrikano amerikanët e BLM, asnjëherë nuk dolën në rrugë kundër Presidentit afrikano amerikan Barok Hysen Obama, të cilin vetë e kishin votuar dhe rivotuar për dy mandate.

Turistja shqiptare e lindur në Britaninë e Madhe, Dua Lipa, duke jetuar jashtë SHBA, nuk e di saktë gjendjen reale të komunitetit me ngjyrë këtu ose përcaktimin e saktë, që jep aktivistja e komunitetit afrikano amerikanja Candace Owens, se: “Black Lives Matter, ka mentalitetin e viktimës.”

Image
Candace Owens

Lipa, nuk i ka parë asnjëherë antarët e BLM të shkojnë në vendlindjen e prindërve të saj dhe të luftojnë për lirinë e popullit kosovar, kur ishin të pushtuar nga Serbia.

BLM dhe Antifa, nuk e duan sistemin kapitalist dhe për pasojë ushtrinë dhe policinë e suksesshme amerikane, sepse në të gjithë protestat e tyre vandaliste marksiste apo “paqësore” dalin pa flamurin apo identitetin kombëtar amerikan.

Ata e djegin flamurin amerikan publikisht në mënyrë demonstrative, njësoj sikurse palestinezët, Hamasi, Al Kaida, ISIS etj. P për të cilin kanë dhënë jetën miliona heronj për shumë shekujr at për të cilin kanë dhënë jetën miliona heronj për shumë shekuj flamur, kanë dhënë jetën miliona heronj për shumë shekuj.

Këtu në SHBA nga muaji qershor 2020 deri më 29 korrik 2020, sipas statistikave zyrtare të Departamentit të Policisë, janë vrarë mes vetës 149 afrikano amerikanë. Lideri i tyre Al Sharpton dhe BLM këtu në New York e gjetkë (Chicago, Michigan etj.) heshtin për vrasjet dhe të shtënat e përditshme me armë zjarri brenda komunitetit të tyre.

Dua, mëso në shqip, se midis të vrarëve janë edhe 13 fëmijë afrikano amerikanë nga mosha 1 deri në 13 vjeç. Ata jetë brishta afrikano amerikane të pafajshëm, ishin në park duke luajtur, disa në oborrin e shtëpive të tyre, duke luajtur me bashkëmoshatarët, kur plumbat vrastare i ndanë përgjithmonë nga jeta këto engjëj…

Pse Lipa nuk proteston në rrugët e Londrës, për femijët afrikano amerikanë të vrarë nga afrikano amerikanët, por bën zurmë alla shqiptarshe për një person që ka një histori kriminale, i cili, sot çuditërisht është kthyer nga ju dhe media e majtë globaliste në një shenjt.

Vajza me ngjyrë Owens, argumenton se një pjesë e pa integruar në jetën amerikane e afrikano amerikanëve, kanë në shpirt "mentalitetin e viktimës", ku, PDA i përdor ato thjeshtë për vota, si një burim i mirë plantacioni.

Për më tej Owens shton se e majta socialiste amerikane, i trajton njerëzit me ngjyrë të varur nga Qeveria (ndihmat e shtetit) dhe se ato janë në garë për të votuar për demokratët.

Në tërësi britanikët, nuk e njohin mirë realitetin e të ashtëqaujturës Lëvizja BLM këtu, por dalin në TV thjeshtë për t’i bërë vetës së tyre publicitet, ku, shpesh atyre u deshton propaganda fallco, sepse amerikanët e shkolluar nuk janë aq naiv sa të hanë sapunin për djath.

Aktori britanik John Boyega, mbajti një fjalim propogandistik marksist, gjoja i revoltuar në demonstratën “Black Lives Matter” në Hyde Park të Londrës, ndërsa ai u bashkua me një grup mbështetësish të “famshëm” socialist globalist në protestë.

Ai foli kundër vrasjes së George Floyd në duart e një oficeri të policisë së bardhë në Minneapolis më 25 maj, sikurse shkruan DailyMail.

Shpesh, media globaliste amerikane Fake “News” dhe ajo ndërkombëtare, që e kopjojnë atë 100%, janë të njënashëm në përshkrimin e ngjarjes reale.

Oficerët, që po hetohen nga FBI, për vrasjen e njeriut me ngjyrë në rrugë, janë: Derek Michael Chauvin (44 vjeç) Tou Thao (34 vjeç) J. Alexander Kueng (26 vjeç) dhe Thomas Kiernan Lane (37 vjeç)

Ata ishin në javën e tyre të parë si oficerë të policisë në Minneapolis, kur u vra Floyd. Chauvin është i bardhë, Korsia është i bardhë, Thao është hmong dhe Kueng është me ngjyrë.

Dua, mbante një maskë fytyre për të mbrojtur veten në mes të pandemisë Covid 19, ku, me urdhër të fotografit të saj në kohën e duhur ngriti lart një parudhë me duart e saj, ku, shkruhej: “Kush po e heton policinë?”. (telegraph.co.uk)

Dy aktiviste të kundërta Owens dhe Lipa

Afrikano amerikanes Candace Owens i dhimbset në shpirt komuniteti i saj, kur të tjerët e përdorin për qëllime politike dhe publiciteti, ndërsa britanikes së bardhë me origjinë shqiptare Dua Lipa i intereson më shumë rasti (tragjedia), për të bërë publicitet vetës së saj.

Në videon e saj prej 17 minutash (200,000.000 klikime), që sot qarkullon ende në rrjetet sociale, autorja Owens, thotë se: “Ajo që po them nuk është mbrojtje për Derek Chauvin, shpresoj, që ai të marrë drejtësinë që meriton dhe familja e tij gjithashtu, për mënyrën se si ai vdiq. Por, George Floyd nuk është dëshmori im. Ai mund të jetë i juaji. "

 “Siç vihet re nga vëzhguesit e sinqertë, Bid Tech është kthyer në mënyrë radikale, duke bllokuar dhe hequr gjithçka jashtë narrativës së Partisë Demokratike. Si korporata private, ata kanë një të drejtë ligjore ta bëjnë këtë, por si monopol të informacionit në sheshin publik, nuk e bëjnë këtë. Pra YouTube censuron këtë video të Candace Owens, nga e cila buron më poshtë, (pasi ato kanë disa nga të tjerët), LibertyUnderFire mbron të drejtën e Candace Owens në sheshin publik.” - shkruan Harold Pease, Ph.D. për gazetën britanike The Independent.

Në kohën e arrestimit, ai ishte me fentanil dhe metamfetaminë, sipas të dy raporteve të autopsisë. Transkripti i thirrjes së policisë 911, që thërriste për ndihmë "përshkroi dikë që ishte jashtë mendjes së tyre", dhe se ata kishin frikë nga sjellja e tij edhe gjatë përpjekjes së tij për të përdorur "një faturë të rreme për të blerë diçka" deri sa arriti policia.

Një klip i tij i vendosur në pranga dhe përballë murit tregonte një baggie të bardhë, që binte nga trupi i tij. "Media po refuzon ta qarkullojë atë. Ju mund ta gjeni atë në Twitter nëse përdorni DuckDuckGo dhe kërkoni lart, George Floyd baggie. Klipin mund ta shikoni vetë me sytë tuaj. Ai kishte drogë ndaj tij në kohën e arrestimit të tij.", tha Owens.

Atëherë, çfarë tjetër nuk ka ndarë media për zotin Floyd!? Me sa duket, ai ka qenë një kriminel i dënuar për ca kohë - të paktën 5 (pesë) herë, duke filluar në vitin 1998 me "vjedhje me armë zjarri".

Për këtë, ai qendroi në burg 10 muaj. Dhe përsëri, tetë muaj ne burg në vitin 2004, "për një vepër kokaine". Dhe përsëri burg, për kokainë për dhjetë muaj të tjerë në vitin 2005. Dhjetë muaj të tjerë në burg, për kokainë në 2007, vazhdon në shkrimin e tij Harold Pease, Ph.D. për gazetën britanike The Independent.

Por ngjarja që e bindi Candace Owens më së shumti ishte se Floyd nuk ishte një person i mirë, (me siguri jo qytetari i shquar) për të bërë bluza dhe shpërndarë emrin e tij si një shtyllë e shoqërisë, që përfaqësonte komunitetin me ngjyrë.

Owens mësoi nga investigimi, se G. Floyd dhe 5 (pesë) të tjerë afrikano amerikanë hynë në shtëpinë e një gruaje shtatzënë me ngjyrë për ta grabitur.

“George Floyd nxori një armë dhe e shtypi në bark. Ajo po bërtiste, duke luftuar për jetën e saj dhe ai e futi atë brenda dhomës së saj të gjumit dhe udhëzoi një nga miqtë e tij kriminel, që ishin me të ta shikonte, dhe të sigurohej që ajo të mos dilte nga dhoma ... ndërsa ata sulmuan shtëpinë e saj, duke kërkuar droge dhe para. Duke mos gjetur asgjë, ata përfunduan duke marrë portofolin dhe celularin e saj.

Një fqinj, duke parë disa nga sa më sipër, thirri në targën e automjetit të drejtuar nga Floyd dhe ai vuajti një dënim pesë-vjeçar, të gjashtën e tij, duke u lëshuar në vitin 2014.

Njerëzit bëjnë gabime. Por unë tërheq linjën kur bëhet fjalë për shanset e dyta, të treta, të katërt, të pestë, të gjashta, të shtata, të tetë dhe të nëntë. Por Floyd ishte akoma duke thyer ligje, që merreshin me falsifikim, duke përdorur fentanil dhe metafetaminë, kur u arrestua në 25 maj 2020.

Asnjë nga këto nuk justifikon një oficer policie, që vendos gjurin në qafën e viktimës, duke shkaktuar vdekjen e tij. Asgjë!!

Ai ishte një shembull i një krimineli të dhunshëm tërë jetën e tij. Kjo nuk do të thotë që ai meriton të vdesë në duart e policisë, por, do të thotë që unë nuk do të luaj një pjesë të kulturës së zezë, që gjithmonë dëshiron të dëshmojë kriminelët.

Kush dëshiron të pretendojë, se a ishin këto qenie njerëzore të ngritura.!?"

Owens, u shqetësua dukshëm me nxitimin e gjykimit të Amerikës. Pak njerëz ishin të gatshëm të prisnin informacione të tjera, përpara se të dilnin në rrugë për të djegur, vrarë, rrëzuar bustet, plaçkitur dhe rebeluar njëri-tjetrin.

"Unë bëra vetëm kërkime themelore", tha ajo, duke nënkuptuar se çdokush mund të dijë të njëjtën gjë duke bërë pak detyra shtëpie.

Viktima George Floyd, është një dëshmor për një rrëfim të rremë. "Brutaliteti policor i motivuar racionalisht është një mit."

Candace Owens, citon shifrat e vitit 2018, që tregojnë se kriminelët e dhunshëm të bardhë kanë një shans 25% më të lartë për të vdekur nga policia, sesa kriminelët e dhunshëm me ngjyrë.

Për më tepër, ajo tha në video se 9 njerëz me ngjyrë të paarmatosur përkundrejt 19 të bardhëve të paarmatosur u vranë në vitin 2018.

"Fatkeqësisht, komuniteti i afrikano amerikanë, kryen një sasi jo-proporcionale krimesh në krahasim me komunitetin e bardhë. Kështu burrat me ngjyrë, me 6%, të popullsisë, bëjnë 44% të të gjithë vrasjet në këtë vend sipas statistikave të vitit 2018.”

Jo vetëm që po e lejojmë këtë mit "të frymëzojë trazira”, trazira në të cilat po vdesin njerëzit me ngjyrë, në të cilat po vdesin sërisht qytetarët afrikano amerikanë.

Ajo i referohet 77-vjeçarit David Dorn, një oficer policie në pension me ngjyrë, që mbronte dyqanet e një shoqeje me ngjyrë, të vrarë hapur me pistoletë nga një “protestues” dhe sulmues “paqësorë” afrikano amerikanë.

Deri tani janë vrarë 10 oficerë policie, ku, 8 prej tyre janë afrikano amerikanë. Media, e cila ka vdekur në Amerikë dhe liderët e komunitetit afrikano amerikanë nuk flasin për  vrasjet kriminale të policëve me ngjyrë, por ato bërtasin dhe demostrojnë vetëm kur polici i bardhë vret një përson me ngjyrë.

Një police (gjyshe me mbesë) në New York, u shtyp brutalisht me makinën e një “demostruesi“ të zakonshëm “paqësor”.

Kështu, gjatë ditëve dhunshme të trazirave vetëm në New York State janë plagosur rëndë mbi 300 policë, ndaj të cilëve “demostruesit” e zakonshëm “paqësor” (BLM dhe Antifa), hidhnin mbi policinë dhe makinat e tyre molotov me zjarr, gurë dhe tulla, që për çudi u gjenden ditët e protestave në disa qytete të SHBA...

Policia shtetërore si ruajtëse e rendit dhe qetësisë publike, ka vrarë në raste të ndryshme edhe njerëz të bardhë, por asnjë individ, grup apo organizatë e bardhë (që nuk ekzistojnë, sikurse BLM), nuk ka përdorur dhunë apo vandalizma të tjera, vrarë policë apo hedhur molotov mbi trupat dhe makinat e tyre, ose djegur stacionet e policisë së shtetit, dyqane dhe supërmarketet, kishat dhe rrëzuar bustet e historisë së SHBA…

Owens nenvizon: "Ne, fajësojmë njerëzit e bardhë. Ne u drejtojmë vetëm një aparat fotografik personave të bardhë, kur ata bëjnë diçka, edhe pse ne e bëjmë atë me një shkallë më të lartë për veten tonë, apo jo! Dhe kjo funksionon aq mirë për mbajtjen e popullit tim të skllavëruar në Partinë Demokratike.

Nëse doni të varni posterat e kriminelëve në murin tuaj dhe të flisni rreth tyre si dëshmorët tuaj, bëjeni, bëni atë, mund ta bëni!, por nuk do të më kapësh jashtë, duke u përpjekur të kapësh një TV dhe pretenduar se u vra një martir, me emrin George Floyd".

Heshtja e “britanikes” Dua Lipa për vandalizimin e statujës së Churchill-it

Sikurse në SHBA edhe Britani të Madhe, degët e BLM, kryesisht emigrantë të ardhur nga kontinenti i Afrikës, kanë bërë për një kohë të gjatë protesta të dhunshme dhe vandalizma ndaj busteve, monumentëve historike të figurave të shquara britanikë.

Ata dëmtuan statujën e Colston, shpartalluan bazamentin e ish kryeministrit Winston Churchill-it etj.

Këto grupe anarkiste marksiste, zhgarravitën me grafitë BLM shumë statuja dhe monumente historike, pas protestave në Sheshin e Parlamentit britanik e gjetkë.

Shumë vullnetarë britanikë u bashkuan me grupet vullnetare të pastrimit, duke thënë se shkojnë atje sepse “është veprimi më i duhur për të bërë për Atdheun e tyre të dashur…"

Si duhet të jetë ndjerë vajza e dy emigrantëve kosovarë nga ky mision fisnik i britanikëve etnik!?

Një protestues i BLM, i cili, pretendon se bëri me grafit statujën e Winston Churchill tha, se e bëri këtë, sepse ai beson se Kryeministri më i madh i Britanisë ishte një 'racist i konfirmuar', që kujdesej më shumë për kolonializmin sesa njerëzit me ngjyrë. Ai luftoi vetëm nazistët për të mbrojtur Perandorinë.”

I riu i maskuar, fatmirësisht është në kërkim nga Policia Metropolitane, për vandalizmin në Sheshin e Parlamentit. Ai përdoruri bojë të zezë llak, ku, shkroi frazën "Ishte racist. Një f *** axhendën tuaj'".

Pasi doli nga Sheshi i Parlamentit, ai foli me një reporter të majtë të BBC dhe tha: “Unë zhgarravita statujën e Churchill-it, sepse ai është një racist i konfirmuar. Ai luftoi nazistët për të mbrojtur Commonwealth nga pushtimi. Ai nuk e bëri atë për njerëzit me ngjyrë, por e bëri atë me kujdes për kolonializmin.”

Një grup vullnetarësh, duke përfshirë katër kadetë të Ushtrisë pastruan përmendoren e Winston Churchill-it, me produktet e tyre të pastrimit në qytetin e Londrës, sipas DailyMailOnline.

Si mendon Dua Lipa për deklaratën e kryeministrit Boris Johnson, i cili, insiston se Britania nuk është një vend racist, ndërsa Sekretari i Brendshëm Priti Patel, u zotua se do të sillte protestuesit e dhunshëm të BLM, para drejtësisë për sulmin ndaj Policisë në Londër dhe rrëzimin e statujës së Edward Colston në Bristol.

Shefi i Policisë së Met, Cressida Dick thotë se është shumë i shqetësuar ndaj BLM: “Kriminaliteti i dhunshëm që pamë është i turpshëm…”' (Daily Mail.co.uk)

Image
BLM
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat