Votoni për listen shqiptare nr.10-koha është tani, ata po sjellin ringjalljen dhe rilindjen e Tuzit dhe të Malësisë

Amerika

Votoni për listen shqiptare nr.10-koha është tani, ata po sjellin ringjalljen dhe rilindjen e Tuzit dhe të Malësisë

Nga: GJEKË GJONLEKAJ/NEW YORK Më: 25 gusht 2020 Në ora: 08:53
Gjekë Gjonlekaj

Winston  Churchili ka thëne:'Shumë forma qeverish janë provuar  dhe do të provohen në këtë botë mëkatit e ankthit . Askush nuk pretendon se demokracia është e përsosur . Në të vërtetë është thënë se demokracia është forma më e keqe Qeverisë përvecëse e të gjitha atyre formave që janë provuar kohë pas kohe". Këtu në Shtetet e Bashkuara sistemi i zgjedhjeve demokratike është në veprim pothuajse dy shekuj e gjysme dhe ka vazhduar kështu pa asnjë ndërprerje.  Por duhet ditur se  as ky sitem nuk është i përsosur. Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi janë këto ditë në qëndër të vemendjes bile edhe në diasporë.. Vapa e muajit gusht, COVIDI-19 dhe zhurma  politike po krijojnë atmosferë të jashtzakonshme  në Mal të Zi  dhe në trevat shqiptare në atë vend. Shqiptarët seriozë e atdhetarë bëjën përpjekje për ndonjë fitore të dukshme  me mire thene për ndonjë vend në Kuvendin  e Malit të Zi. Një vend në Kuvend për shqiptarë është më mirë se asnjë vend. Dy vende janë mirë se një vend dhe tri vende më mirë se dy e kështu me rallë. Zërii i një deputeti të vetëm në atë Kuvend është si zëri  i një të humburi në shkretirë. Kështu dëgjohet zëri i Genci Nimanbegut tash sa kohë, pavarësisht se zërii tij  është shumë i fuqishëm shumë patriotik dhe për guximin e tij  dhe kurajon civile meriton nderime të mëdha. Shqiptaët në Mal të Zi kanë përfaqësimin qëndror (federal)më të vogël nga të gjitha vendet ballkanike. Për këtë e ka fajin Mali i Zi. Sistemi politik e atij vendi e ka bërë këtë me qëllim të mbrapahtë. Shqiptarët janë më të përfaqësuar në Krocai ku nuk janë autokton sic janë nw Mal të Zi. Dijetarët e shkencave politke kanë thënë se diktatura e shumicës është diktaturë ku vuan pakica e cfardo lloji qoftë ajo. Ky fenomen diskriminues shihet përditë në politikën amerikane pavarësisht se pretendon që është shumë e përsosur. Në kohëra të vjetëra nëse dikush pyeste si u nda pleqëria? Përgjgjja ishte "si është më zi për atë që nuk iste pjesëmarrës në pleqëri".  Pra edhe pleqëria e Kuvendit të Malit të Zi pa pjesëmarrjen e shqiptarëve është si e më zi.  Tokat shqiptare në Mal të Zi janë te pushtuara qysh në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe qysh atëhërë e sot asnjë ditë shqiptarët e këtij vendi nuk kanë qënë të përfaqesuar ashtu si  e kërkon e drejta dhe liria.  Në të kaluarën ata pranonin në kuvendet e tyre deputet shqiptare që gogsonin gjithë ditën  dhe në fund bënin amin. Ata të mjerë gjoja përfaqësuesë të shqiptarëve nuk kuptonin gjuhën e shtetit dhe jo se jo gjuën shumë të ndërlikuar të ligjëshmerisë. Nga ana tjetër ata kishin frikë nga diktati i shumicës qoftë i djathtë ose i majtë. Shteti i Malit të Zi kurrë nuk është treguar fisnik me shqiptarët, ngase gjithëmonë ka vënë në veprim politikën përcaj e sundo(divido et  imepra). Kjo është dukuri jo vetëm e Malit të Zi por e shumë vendeve  që pushtojnë tokat e huaja.Por sot  në ato demokraci të brishta është pak më mirë se në kohëra të diktaturave të kaluara. Në diktatura të rrahnin dhe nuk të lenim me qa. Kurse në demokraci të rrahin por të lanë me qa thoshte Gjergj Fishta. 

Këtu në diasporën e Amerikës këto ditë zgjedhjet në Mal të Zi janë shumë të diskutueshme dhe kudo shkon vetëm këtë dëgjon komente per kete ceshtje. Për ne që jem rritur atje kjo është e natyrshme, ngase duam të dijmë për të ardhmen e popullit në troje tona. Shqiptarët në Mal të Zi nuk u bashkuan. Disa mendojnë se bashkimi mund të kishte krijuar kushte për ndonjë vend  më shumë të Kuvendin e Malit të Zi Por edhe vendimi për të mos u bashkuar është pjesë e demokracisë. Duhet respektuar vendimin  e tyre.

Për një pjesë të madhe të malësorëve në Amerikë thirrja politike "LISTA SHQIPTARE  NR.10,  KOHA ëSHTë TANI", ka përmbajtje të mirë . Fjalët "Thirrja  Shqiptare" jehojnë mirë për malësorët shqiptarë jo vetëm në Mal të Zi por kudo ka kudo jetojnw ata. Pastaj numri 10 është numër shumë i bukur dhe i dashur. Për matjen e kohës është dekadë, edhe për skuadrat e futbollit është numri më i rëndësishëm. Në rininë time të hershme e kisha numrin më të dashur sepse këtë numrër e mbante mbreti ifutbollit Pele. Ndërsa në provime  universitare numri 10 është nota më e lartë dhe ata që e shihnin këtë numër në indekset e tyre ishin të vecantë. Unë në indeksin tim të faklutetti kurrë nuk e kam parë këtë numër. Dhe fjalia "TANI ëSHTë KOHA" është shumë domethënëse shumë e ngjajshme me thirrjen "sot ose kurrë". Hartuesit e kësaj  fjalie nuk kanë desht ta bëjnë situatën shumë dramatike.Do të ishte mirë për Tuzin dhe Malësinë nëse fitojnë një ose dy deputet në Kuvendin e Malit të Zi dhe ky është rasti më i mirë për realizimi e këtij qëllimi fisnik në politikën e trojeve tona. Fitorja e Tuzit dhe e Malësisë në këto zgjedhje është jetike për të mirën dhe përparimin e trojeve tona. 

Bashkimi i partive shqiptare të Malësisë ka dhënë rezultate të jashtzakonshme, që shihet se është një bashkim serioz dhe shumë i sukseshëm.  Ata që do të votojnë kundër kësaj liste nuk janë malësorë nuk janë shqiptarë  ata janë pjella më e keqe e Tuzit dhe Malësisë. Koalicioni i tri partive shqiptare që po drejtojneTuzin dhe Malësinë tash 18 muaj është koalcioni shumë atdhetarë malësorë e shqiptarë. Këta kanë bërë më shumë për Malësinë tash 18 muaj se kanë bërë ata të tjerët tash në shekull e gjysmë. Këta burra dhe ato gra  që punojnë në Komunën e Tuzit për një kohë të shkurtër ia ktyen Malësisë nderin e dinjitetin. Ju të mjerë që bëni komente të rreme jeni verbuar dhe nuk shihni punët që janë bërë dhe po bëhen për ditë.  Ai cakalli i Trieshit thua se jeton në Shathe e jo një kilometër larg nga Tuzi. Ky mistrec nuk sheh sukseset e mëdha të Malësië, bile edhe në  stadiumet më të mëdha  të futbollit në Mal të Zi. Nuk sheh se Deciqi i malësorëve dërmoi "Buduqnostin"dhe "Sutjeskën". Përparimi i një vendi shihet edhe në sporte. Fitoret  e tilla e nderojnë jo vetëm Malësinë por edhe kombin shqiptarë. Nikollajeviqi dhe shokët  e tij shpifin ditë e natë për ta kthyer Malësinë mbrapshtë.  Udhëheqësit e Komunës së Tuzit dhe Malësise në krye me Nik Gjeloshaj e shpëtuan popullin tonë pa asnjë humbje nga smundja më vdekjeprurëse e globit qysh në vitin 1918. Tuzi dhe Malësia ishte goditur nga kovidi-19 më keq se asnjë rajon i Ballkanit. Por për meritat e tyre të vullnetarëve dhe të fisnikëve malësorë kjo gjëndje e tmerrrshme u tejkalua më mirë se në asnjë rajon tjetër gtë Ballkanit. Asnjë vend në botë nuk ka pas shërbime më të mira se Komuna e Tuzit gjatë priudhës së korona virusit, e theme këtë me pergjegjësnë më të madhe sepse jetojë në Neë York, në epiqëndrën botërore të kësaj pandemie. Shërbimet që kanë bërë zyrtarët, vullnetarët dhe fisnikët e Malësisë nuk jane parë në asnjë vend në botë. Lexuesit e pabesë dhe të mbrapshtë të Malësise duhet ta dojnë se unë këto vështrime i kam bërë nga qyteti për të cilin Papa Gjon Pali i Dytë ka thënë se ka arritur kulmin e qytetërimit. A nuk e kuptojnë këta lakejë se kjo smundje paralizoi gjithë ekonomitë botërore. Nuk mendojn ë se Kovidi-19 krijoi vështirësi edhe në përparimin e Malësië. Por Volteri ka thënë "Rrëj, rrëj si dicka mbetet". Nuk kanë parë këta matrapazë punët e mëdha në bujqësi,. Nuk panë se nuk u kalbë asnjë bostan në ato ara të bukura. Nuk shohin këta kopukë ndricimet e shumicës se viseve të Malësisë. Në Malësi në kohërat e kaluara njerëzit si këta i qunin "Bythëpilavë" e "Bythëpambukë". Malësorët u kishin dhënë këto emërime atyre që i kishin shërbyer në mënyrë besnike Turqisë. Turiqia ishte shumë e njohur për pambuk dhe për pilav. Ata ishin të parët që kishin importuar pambkun nga Kina dhe pilavi turk është edhe sot ushqim shumë i njohur në tërë botë. Nuk shohin se diaspora u beson këtyre më shumë një ditë se atyre tërë jetën. Nuk e dijnë ata se diaspora ka dhuruar dhe investuar tash 6 muaj pa profite një cerek milioni dollarë. Në kohën tuaj diaspora nuk ka dhënë asnjë dollarë për aktivitetet  tuaj . Sikur të mos ishte KOVIDI-19 sivjet do të kishi parë atje mijëra malësorë nga diaspora. Ju të shket nuk keni parë gjithato shpërbelime që ka dhënë sivjet Komuna e Tuzit. Ju duhet ta dini se ata krerët e Malit të Zi nuk u besojnë ngase ju  e tradhëtoni popullin tuaj. Ju keni dëgjuar për deklaratën e Gjukanoviqit në Tuz ku ka thënë se " ju është deshtë ta drjetoni këtë komunë shumë kohë më parë". Malësorët dhe shqiptarët duhet të mos i dëgjojnë rrënat tuaja. Një fjalë e urtë poullore thotë: Një i cmendur  e qet një gur në ujë dhe 100 të mencur nuk mund ta nxjerrin". Pra ju ini ata që mund ta qitni këtë gur në ujë. Napolon Bonopara ka thënë: Nëse shkojnë në luftë 100  gomarë dhe në krye të tyre ështe nje luan, ata mund të sjellin fitore dhe nëse 100 luajë shkojnë në luftë dhe atyre u prinë një gomar ata do të kthehen me humbje". Ky është shëmbull për ju mistreca që përdhosni sukseset e të tjerëve. Ju nuk cani kokën për popullin vetëm për ato karrikat tuajsa prej pambuku dhe për sahantë me pilav. Kjo periudhë sado shumë e vëshirë nga korona virusi është periudha më e shkqlqyeshme e Malësisë. Deri që erdhën këta ne pushtet  kishte përcarje fetare shumë të dukshme, ndërsa këta e bashkuan Malësinë më mirë se asnjë hërë në historinë e atij vendi. Prijësit e sotëm të Malësisë po ringjallin tek populli dashurinë për gjuhën shqipe, për kombin shqiptarë, për historinë dhe kulturën tonë kombëtare. Këta burra e gra të Tuzit dhe Malësisë kanë fituar respektin dhe dashurinë e popullit të Malësisë, Shqipërsië dhe Kosovës. Nëse këta fitojnë ashtu sic meritojnë Malësia do të jetë si njëra prej atyre kantoneve të Zvicrës. Do të lulëzojë Tuzi dhe Malësia. Unë jam qytetar shiptaro-amerikan tash një gjysmë shekulli dhe për një kohë të gjatë kam punuar edhe për zyrat e qeverisë federale të Ameriksës.Nga përvoja gjysmëshekullore kam parë e mësuar se cka është e mira e Amerikës dhe e Malësië. Nuk e dijë si nuk u vjen turp këtyre faqezezëvë me dalë në shësh e me ugërvallë si  gomarë kundër përparimit të Malësisë.Me dashurinë dhe sinqeritetin e shpirtit i bëjë thirrje Tuzit dhe Malësisë të votojne për LISTëN SHQIPTARE NR.10. KOHA ëSHTë TANI. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat