Kurti i refuzoi, shqiptaro-amerikanët e lusin edhe një herë të jetë me ta

Amerika

Kurti i refuzoi, shqiptaro-amerikanët e lusin edhe një herë të jetë me ta

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 09:46
Albin Kurti

Veprimtari i njohur shqiptar që jeton në Amerikë, Uk Lushi, ka ftuar Albin Kurtin e Vetëvendosjes të jetë sot me shqiptaro-amerikanët në takimin virtual.

Kujtojmë se kryetari i VV-së, Albin Kurti para pak ditësh, ka njoftuar se ka refuzuar takimin virtual me shqiptaro-amerikanët, ndërkohë që Lushi i ka bërë thirrje të sot të jetë sërish me ta.

Ai ka thënë se shqiptarët dinë të bashkohen kur janë në pyetje interesat vitale.

Ky është postimi i plotë:

Shumë shqiptarë të Amerikës punuan shumë këto ditë dhe nesër mbahet Takimi Zoom mes grupit nismëtar riorganizativ të shqiptaro-amerikanëve dhe liderëve të Kosovës.

E ftoj publikisht edhe kryetarin e VV-së Albin Kurti të jetë me ne.

Shqiptarët dinë të bashkohen dhe bashkëbisedojnë kur interesat tona vitale janë në pyetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat