Dy shqiptarë, burrë e grua, humbën jetën pas një aksidenti dje në mëngjes në Urën George Washington në New York, kanë bërë të ditur autoritetet.
Në 9:42 të mëngjesit, një veturë Honda CRV u përplas me një Chevrolet Corvette, në pjesën e ulët të urës.
Honda u kthye përmbys. Me të udhëtonin dy shqiptarë nga Malësia: Muharem Frluckaj, 52 vjeç dhe bashkëshortja e Bisere Frluckaj, 47.
Dy të ndjerët banonin në Bronx. Gruaja u shpall e vdekur në vend, nga ndërhyrësit e shpejtë, kurse i shoqi që ishte në timon, u dërgua urgjent në spital, ku dha shpirt.
Shoferi i makinës tjetër u dërgua në një spital në Teaneck, me lëndime të lehta.
Detektivët po shqyrtojnë aksidentin për të zbuluar arsyet që e shkaktuan.
Kjo është tragedia e radhës rrugore në komunitetin shqiptar në SHBA.