Historia mahnitëse e pilotes shqiptare në Ushtrinë Amerikane

Amerika

Historia mahnitëse e pilotes shqiptare në Ushtrinë Amerikane

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 13:55
Valdete Mehanja

Valdete Mehanja nga Kosova ka një histori interesante. Ajo dhe familja e saj gjatë luftës së Kosovës kishin përfunduar në kampet e refugjatëve në Gjermani. Megjithatë, pas lirimit ajo ishte kthyer në vendlindje për t'u angazhuar pastaj si vullnetare e OKB-së në zona konfliktesh me refugjatë.

Më parë ishte caktuar të vepronte në Irak, më vitin 2004, e më pas edhe në Afganistan. Aty Valdetes i kishte lindur dëshira për një karrierë ushtarake dhe pasioni për fluturimin. Në Universitetin e Aeronautikës EMbry Riddle, Daytona Beach, Florida, Valdetja do t'i kryen studimet me sukses, për të kryer më pas shërbimet e saj në disa formacione të ushtrisë amerikane.

Ajo sot, është lejtnante e dytë e ushtrisë amerikane dhe po përgatitet si pilote e helikopterëve Black Hawk. Valdeten Këshilli Amerikan i Emigracionit e ka ndëruar me mimin e Trashëgimisë Amerikane.

Valdete Mehanja i është mirënjohëse Amerikës për lirimin e vendlindjes dhe çlirimin e popullit shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat