Dr. Anthoni Fauci në fotografi me Nënë Terezën, kohë kur ai ka qenë njeriu që u caktua nga Shtëpia e Bardhë në përgjigjen e Shteteve të Bashkuara ndaj HIV, SARS, MERS dhe Ebola

Amerika

Dr. Anthoni Fauci në fotografi me Nënë Terezën, kohë kur ai ka qenë njeriu që u caktua nga Shtëpia e Bardhë në përgjigjen e Shteteve të Bashkuara ndaj HIV, SARS, MERS dhe Ebola

Nga: Beqir Sina Më: 4 shtator 2020 Në ora: 06:35
Dr. Anthoni Fauci dhe Nënë Tereza

 

Nga Beqir SINA - New York

 

Edhe,  pse pandemia e koronavirusit ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit jetojnë për ca kohë tani, njohuria se do të ketë një fund është një dritë e zbehtë në fund të një tuneli të gjatë me distancë shoqërore, shkruan Joseph Lamour më 2 shtator 2020.

Ai thotë se sipas një studimit të ri, ajo dritë mund të jetë më larg sesa mendonim, nga që edhe Eksperti i sëmundjes infektive dhe zëri më i dëgjueshem dhe më i besueshem deri tani kundrejt koronavirusit , ashtuquajtur në SHBA edhe si “zëri i arsyes “ Dr. Anthony Fauci,  beson se Bota mund të hyjë në një "epokë pandemie". 

Sepse sigurisht që jemi!

Joseph Lamour shkruan se pohimi i tij vjen nga një raport i ri në revistën shkencore Cell, autori i të cilit është David Morens, një historian mjekësor dhe koleg i Faucit,  në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, i cili parashikon që virusi koronavirus mund të jetë vetëm i pari i një serie sëmundjesh në të gjithë botën. 

Sipas këtij studimi, thuhet se këto lloj sëmundjesh , dhe fatkeqësish me përmasa po rriten gjithnjë e më shpesh në të gjithë botën.

Fenomeni është i ngjashëm me rritjen eksponenciale të ndryshimit të klimës, që do të thotë nëse një "moshë pandemike" bëhet realitet, ajo bashkohet me garën shumë reale të njerëzimit deri në Ditën e Gjykimit sipas Biblës dhe Ditës së Kijametit sipas Kuranit thonë studuesit duke permendur se:

I njëjtë si Kurani dhe Bibla deklarojnë për ditën e gjykimit.Ata kujtojnë disa prej katastrofave të kohëve të fundit, dhe tani permendin pandemin e Coronavirusit të ri Covid-19, të cilat jo specifikisht por si fenomene,  janë të të përmendura në atë që Bibla shpalli qindra vite para Kuranit. 

Megjithatë, po sipas studimeve thuhet se ekzistojnë një numër i dallimeve në mes të mesazhit biblik dhe atij kuranor, thonë studiuesit, kur vijmë tek ajo se çfarë po kalon bota por reflektimi është i njëjtë do të thonin studuesit.

Duke u nisur nga studimi i Buzzfeed News një blog amerikan, thuhet se sëmundjet  pandemike shkaktohen më shpesh nga versionet e vjetra të tyre, duke u rishfaqur si rreziqe të reja mutante, si virusi i Nilit Perëndimor, shpjegon Buzzfeed News. 

Ose, ato  stër-kapërcejnë nga kafshët e egra tek njerëzit, siç thuhet tani është ajo që shkaktoi COVID-19 dhe lloje të tjera të koronavirusëve si SARS dhe MERS.

Nga revista Journal - Cell,  thuhet se : “Shkalla globale e sëmundjes infektive të sapo shfaqur, dhe rishfaqur që nga 1981 deri më sot 2020 janë vet njerëzit".

Dhe, sa për fajtorin e këtij përshpejtimi? Sigurisht jemi ne, sqaron Journal- Cell duke treguar edhe për mënyrën sesi njerëzit po e shkaktojnë këtë përshpejtim, ku edhe Fauci dhe Morens tregojnë për shpyllëzimet, grumbullimin urban dhe tregjet e lagështa për gjahun e egër, të cilat kanë bërë kërdi për një shekull dhe kontribuojnë në degradimin e mjedisit në të gjithë botën.

"Ne kemi nevojë për reduktime masive në normat e degradimit të mjedisit, si humbja e pyjeve tropikale dhe tregtia e egër e botës së egër, përndryshe kafazi i patogjenëve emergjentë është hapur plotësisht", tha biologu evolucionar i Universitetit Princeton Andy Dobson për BuzzFeed News.

“Kêshtu që duke bashkuar me dijeninë që kanë shkencëtarët COVID-19 ka infektuar tashmë më shumë se 25.8 milion njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë më shumë se 858,000, duke shpresuar se kjo teori është vetëm ajo që mund të mos ndalojë jetën pandemike të bëhet një lloj norme e shtrembëruar,” ka thënë Stephen-King-esque, shkruan Juornal News.

Dr. Anthoni Fauci shihet në këtë fotografi me Nënë Terezën në këtë fotografi pa datë, kohë kur ai ka qenë njeriu që u caktua nga Shtëpia e Bardhë në përgjigjen e Shteteve të Bashkuara ndaj HIV, SARS, MERS dhe Ebola. 

Fauci u bë kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në 1984, kur kombi ishte në  “ndezjen”  e krizës së AIDS-it.

Ai ka kujtuar zhgënjimin e madh të kujdesit për pacientët që vdisnin athere në spitalin e NIH-së, pa asgjë për të ofruar.

Pas disa orësh, ai do të bisedonte me gjeneralin e atëhershëm Kirurg C. Everett Koop për atë që shkencëtarët po mësonin për AIDS-in, duke ndikuar në raportin e famshëm të Koopit në vitin 1986, duke edukuar amerikanët për sëmundjen.

Sidoqoftë, në mes të stresit profesional, i varur nga puna Fauci gjeti ngushëllim në jetën e tij personale, thuhet në një material biografik. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat