Emisari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, bashkëbisedon me shqiptaro-amerikanët në Washington

Amerika

Emisari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, bashkëbisedon me shqiptaro-amerikanët në Washington

Nga: Beqir Sina Më: 5 shtator 2020 Në ora: 06:48
Richard Grenell me shqiptaro-amerikanët në Washington

WASHINGTON D.C : Emisari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell,  mbas 74 ditëve, kur mbajti takimin virtual në Zoom (dy ditë para takimit që “dështoi” më 27 qershor), sot në Washington D.C. para takimit historik në Shtëpinë e Bardhë, me Presidentin Donald Trump, ka mbajtur një takim të drejtëpërdrejt me katër anëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan, ku është folur për edhe për dialogun Kosovë-Serbi, por edhe për takimin e sotëm në Shtëpinë e Bardhë, mes Hotit dhe Vuçiçit .

Në takimin e sotëm të drejtëpërdrejt në Washington D.C. me emisarin Grenell janë përfshirë përsëri Avokati Martin Vulaj – ish-drejtues i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zoti Elmi Berisha – kryetari i Vatrës, veprimtari I njohur nga Dallas Bruno Ceka, – i cili përfaqësoi komunitetin amerikano-shqiptarë në Dallas dhe Teksas, si dhe Uk Lushi – ish luftëtar i Batalionit Atlantiku.

Takimi i drejtëpërdrejt u mbajt në një nga mjediset e Washingtonit para se të finalizohej marrëveshja Kosovë-Serbi, në Shtëpinë e Bardhë, kur emisari I Presidenti Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ftoj në diskutim një grup veprimtarësh shqiptaro-amerikan të përbërê nga Bruno Ceka, Martin Vulaj, Elmi Berisha dhe Uk Lushi., raporton Bota sot.

“Ne i dëshmuam Ambasadorit Grenell, përkushtimin e komunitetit për zgjidhje të drejtë dhe përfundimtare të shtetësisë së Kosovës, e cila duhet të mbyllet me njohje reciproke. Bashkëpunimi ynë me Shtëpinë e Bardhë do të vazhdojë.”- tha Martin Vulaj në emër të grupit, duke shtuar se “Amerika, absolutisht do të jetë me Kosovën dhe do të mbetet aleati kryesor i shqiptarëve”.

Grenell i informoi pjesëmarrësit rreth takimit që kishte pasë gjatë ditës së djeshme, së bashku me Keshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brain me , Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, dhe Kryeministrin e Kosovës, Abdullah Hoti, dhe informoi ata rreth takimit që pritej të mbahej sot në Shtëpinë e Bardhë në kujdesin e Presidentit Trump.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat