Shqiptarët, Kosova dhe Turqia

Amerika

Shqiptarët, Kosova dhe Turqia

Nga: Skënder Karaçica Më: 7 shtator 2020 Në ora: 07:05
Skënder Karaçica

Erdogan, 530 vjet e kemi dëgjuar ,,Babën Mbret " nën pushtimin e tij. Kosova vendosi të njëjtat raporte diplomatike siç ka Turqia me Serbinë.

Washingtoni Të Premtën, marrëveshje historike për kahet ekonomike Kosovë-Serbi (rregullat shengen) dhe ndërmjetësimi i dinjitetshëm i Amerikës dhe Presidenti Donald Trump.

Washingtoni të premtën, erdhi lajmi nga Tel Avivi zyrtar (shteti i Israelit e njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës)!

Washingtoni Të Premtën, dy kryeministrat (Tel-Aviv-Prishtinë) z. Natanjahu dhe Hoti në zyrën dhe praninë e presidentit Tramp shkëmbyen bisedën zyrtare telefonike për marrëdhëniet në mes të dy popujve shqiptaro-hebrej dhe hapja e ambasadave në Jerusalem  dhe Prishtinë!

Për tërë rrjedhën e ngjarjes historike me befasinë e këndshme diplomatike dhe, sigurisht me ndërmejtësimin e presidentit Donald Tramp, shteti mik i Israelit e njohu zyrtarisht pavarësinë e shtetit të KOSOVËS!

Në ndërkohë,presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, paska reaguar ndaj marrëveshjes Israel-Kosovë për hapjen e ambasadës në Jeruzalem dhe Prishtinë, bashkëpunimi shumë miqësor në mes të dy popujve shqiptar dhe hebrejë, ndonëse në kohën më të rëndë të Nazi-fashizmit,shqiptarët në hapësirën e vet etnike Kosovë dhe Shqipëri, u dolën në ndihmë për shpetimin e hebrejve të ndjekur nëpër Evropë për shfarosjen e tyre, ndërsa populli shqiptar me shpirtin human ata i mori në mbrojte dhe shpetimin nga çizmja fashiste hitleriane dhe të hyzmetqarëve të tyre.

Erdogan, 530 vjet e kemi dëgjuar ,,Babën Mbret,, të Truqisë nën pushtimin e tij, sot në kohët tjera historike në Ballkan dhe Evropë, populli shqiptar është rreshtuar në rrjedhat e demokracisë, të miqësisë së përjetshme më Amerikën dhe anëtarsimi në familjen  e gjerë të popujve evropianë aty ku e kemi hisën tonë kombëtare (populli i lashtë shqiptar) në BE dhe Washington!

Erdogan, tashti, jemi miq dhe si miq,dëshirojmë të kemi raportet shqiptaro-turke (Prishtinë-Ankara) dhe brenda trajtave të jetës tonë në frymën e kësaj miqësie mos na pengoni në udhëtimin tonë si shtet dhe si komb i lashtë,që,përmes bashkëpunimit me popujt në Evropë dhe në botë, do të participojmë vlerat tona kombëtare dhe të fushave tjera ekonomike,diplomatike,

kulturore, arsimore, sportive dhe nga bota e dijes iniversitare!

Erdogan jemi veçse miq! Nuk kemi tjera "hise" të ndërsjella në mes të dy  popujve shqiptaro-turk dhe të dyja shteteve Kosovës dhe Turqisë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat