Filmohet duke e kapur për fyti dhe përplasur për dysheme 17-vjeçarin, polici amerikan suspendohet deri në përfundim të hetimeve

Amerika

Filmohet duke e kapur për fyti dhe përplasur për dysheme 17-vjeçarin, polici amerikan suspendohet deri në përfundim të hetimeve

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 11:28
Foto Ilustrim

Një zyrtar policor në Florida të SHBA-ve është filmuar nga kamerat e sigurisë, duke e kapur për fyti një 17-vjeçar të cilin më pas e përplas dhunshëm për dysheme.

Terrance Devon Reed III është dërguar në spital për tretman, pasi polici Neil Pizzo u filmua duke e goditur në fytyrë të riun që ishte dërguar në mbajtje.

Në video shihet Reed duke qëndruar në dysheme për më shumë se një minutë, ku më pas disa policë tjerë e ngritin në këmbë të prangosur.

Sipas raportit të policisë, Reed nuk është treguar bashkëpunues derisa ishte në mbajtje ku akuzohet për dhunë, posedim të lëndëve narkotike dhe shitje të kokainës hiq më pak se 400 metra larg një kishe.

E nga intervenimi i policisë ka pësuar prerje në kokë. Në anën tjetër, polici Pizzo është suspenduar deri në përfundim të hetimeve, ku pritet të konstatohet nëse ka tejkaluar kompetencat dhe ka përdorur forcë të tepruar gjatë arrestimit të riut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat