Kujtimi i 11 Shtatorit në Qytetin e New York-ut: “Për të frymëzuar botën dhe për të respektuar premtimin për të mos harruar kurrë”

Amerika

Kujtimi i 11 Shtatorit në Qytetin e New York-ut: “Për të frymëzuar botën dhe për të respektuar premtimin për të mos harruar kurrë”

Nga: Beqir SINA Më: 10 shtator 2020 Në ora: 16:07
New York

Njujorkezet do shikojnë “Tribute in Light” që janë duke ndriçuar në qiell mbi horizontin e e qytetit Manhattan më 11 shtator 2019 në New York, e cila është një instalimi artistik i 88 prozhektorëve, që “çajnë” si dy kollona gjigande qiellin e New Yorkut, duke shënuar 19 vjetorin e sulmeve të 9/11

NEW YORK CITY : - Homazhi i Nju Jorkut për nderimin e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit është anuluar këtë vit për shkak të shqetësimeve të Covid-19, kështu të paktën ka njoftuar Memoriali dhe Muzeu i 9/11, i cili organizon për çdo vitë ceremoninë e kujtimit, në ish Qendrën Botërore të Tregëtisë – Dy Kullave Binjake.

"Ky vendim tepër i vështirë u arrit në konsultim me partnerët tanë, pasi konkluduan për rreziqet shëndetësore që mundet të vijnë gjatë ceremonies, pra rrezikun që vjen nga grumbullimi masiv të njerëzve, pikërishtë në kohën nën masave të qytetit kundra pandemisë, ishin shumë të mëdha për të gjithë qytetarët , ndërkohë që për të kujtuar kemi zgjedhur “Atribut vjetore në Dritë," citohet të ketë thënë grupi i organizmit të ceremonisë në një deklaratë.

Instalimi artistik "Tribute in Light", u prezantua për herë të parë gjashtë muaj pas sulmeve terroriste. Memoriali vjetor përbëhet nga rreth 88 drita që arrijnë të ndriçojnë katër milje në qiell, duke krijuar rreze binjake, që ilumizojnë me formën e kullave binjake që u shkatërruan, nga një sulmë terroristë më 11 Shtator 2001.

Në vend të ceremonies së përvjetëshme në pjesën e poshtme të qytetit, bordi i organizimit të ceremonies vjetore, tha që qyteti këtë vit në kushtet e masave për parandalimin e pandemisë do të bashkohej për një iniciativë për të "frymëzuar botën dhe për të respektuar premtimin për të mos harruar kurrë".

Ceremonia e neserme përket me Fazën 4 të rihapjes së kujdesshme, të qytetit, dhe ka më shumë për të bërë në kujdesin që është treguar në NYC që nga bllokimi total i mesit të marsit.

Por, simbas autoriteteve qyteti i New York-ut, me shkallën e infektimit shtetëror nën 1% për dy javë rresht, tha Guvernatori, i ka hapur rrugën për kthimin e jetës normale, fillimisht me restorantet, disa vende pune, dhe muzeumet.

Kështuqë, simbas autoriteteve thuhet se Muzetë mund të rihapen me protokollet e sigurisë dhe masat e vendosura, ku pranimi do të jetë i kufizuar deri në 25% të kapacitetit.

Kujtimi i 11 Shtatorit në Qytetin e New York-ut

Memoriali dhe Muzeu i 11 Shtatorit do të rihapet për publikun të Shtunën, 12 Shtator, pas disa muajsh që ishin në pauzë për shkak të pandeminë (ndërkohë që sheshi përkujtimor u rihap gjatë verës). Nesër të Premten, më 11 Shtator, ju mund të shikoni në të gjitha televizionet një transmetim të drejtpërdrejtë të ceremonisë vjetore të përkujtimit dhe të dëgjoni histori nga të mbijetuarit, thanë organizatorët.

Përveç kësaj, gjatë gjithë javës mund të shihni Tribute in Light nga pikat e favorshme në të gjithë qytetin, dhe zonat për rreth. Vendosur në jug të Memorialit të 9/11, rrezet binjake arrijnë deri në katër milje në qiell dhe përbëhen nga tetëdhjetë e tetë llamba ksenon 7,000 vat të vendosura në dy sheshe 48 metra, duke i bërë jehonë dy Kullave Binjake. Tribute of Light është një vepër arti vizualisht e fuqishme dhe prekse, e dukshme deri në 60 milje larg në një natë të kthjellët.

"Çdo vit, ne nderojmë ata që kemi humbur më 11 shtator 2001, duke lexuar emrat e tyre në Ground Zero. Këtë vit, mes vështirësive dhe pengesave tona, ne nuk do t'i harrojmë ato, ”thuhet sipas një deklarate në faqen e internetit të organizatës jofitimprurëse, "Tuneli për në Kulla”, organizatë e cermonisë që ka bërë çdo përpjekje për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e lexuesve të këtij viti. Ku të 140 folësit do të mbajnë maska ​​dhe do të praktikojnë distancimin shoqëror. ”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat