19 vjetori i sulmit terrorist!

Amerika

19 vjetori i sulmit terrorist!

Beqir SINA – New York Nga Beqir SINA – New York Më 11 shtator 2020 Në ora: 15:39
Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj

Më 18 dhjetor 2001, Kongresi miratoi emërimin e 11 Shtatorit "Dita e Patriotit" për të përkujtuar përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit. Në vitin 2009, Kongresi e quajti 11 Shtatorin një Ditë Kombëtare të Shërbimit dhe Përkujtimit.

Memoriet e para për 11 shtatorin erdhën menjëherë pas sulmeve, me vigjiljet e qirinjve dhe vendosjen e luleve në ambasadat e SHBA në botë. Në Britaninë e Madhe, Mbretëresha Elizabeth këndoi himnin kombëtar amerikan gjatë ndërrimit të rojes në Pallatin Buckingham. Rio de Janeiro vendosi tabela që tregojnë statujën e Krishtit Shëlbuesi të qytetit duke përqafuar horizontin e qytetit të Nju York-ut.

Për përvjetorin e parë të sulmeve në Nju York City në 2002, dy kolona të ndritshme drite u qëlluan në qiell nga vendi ku dikur ishin Kullat Binjake. "Homazhi në Dritë" më pas u bë një instalim vjetor i drejtuar nga Shoqëria Komunale e Artit e Nju Jorkut. Në netët e kthjellta, rrezet janë të dukshme nga mbi 60 milje larg.

Një konkurs përkujtimor i sitit të Qendrës Botërore të Tregtisë u mbajt për të zgjedhur një memorial të përshtatshëm të përhershëm për viktimat e 11 shtatorit. Dizajni fitues nga Michael Arad, "Reflektimi i Mungesës", tani qëndron jashtë muzeut në një park tetë hektarësh. Përbëhet nga dy pishina reflektuese me ujëvara që rrjedhin ujin atje ku Kullat Binjake dikur u ngritën deri në qiell.

Emrat e të gjithë 2.983 viktimave janë gdhendur në 152 panele bronzi përreth pishinave, të rregulluara nga vendet ku individët ishin ditën e sulmeve, kështu që bashkëpunëtorët dhe njerëzit në të njëjtin fluturim përkujtohen së bashku. Zona u hap për publikun në 11 Shtator 2011, për të përkujtuar atëherë 10-vjetorin e 9/11.

Memoriali dhe Muzeu Kombëtar i 11 Shtatorit, është vendosur në pjesë origjinale të Qendrës Botërore të Tregtisë në maj 2014. Kulla e Lirisë, gjithashtu është në vendin origjinale të Qendrës Botërore të Tregtisë, dhe u hap në nëntor 2014.

11 Shtatori 2001, do t’u rikujtojë edhe një herë amerikanëve, por edhe mbarë njerëzimit, tragjedinë më të tmerrshme të këtij millenuimi. Lajmi i asaj dite, shumë shpejt përpiu botën, tronditi, e shkërrmoqi zemrat, e të gjithë botës, u përhap në të gjitha gjuhët, mori jeten e tre mije njerëzve të pafajeshëm, nga të gjitha racat, kombësit dhe besimet fetare, midis tyre edhe jeten e tre shqiptarve Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj e Rrok Camaj.

Në orët e para të mëngjesit( 08-46 minuta me orën e Nju Jork(ut) dhe 02-46 me orën e Prishtinës e Tiranës), të 11 Shtatorit 2001, miliona njerëz si mizat e dheut, baballarë, nëna, gjyshër, motra e vëllezer, bashkëshort e bashkëshorte, nxënës e student, edhe shqiptarë midis tyre, e filluan diten atë ditë, si çdo ditë në këtë qytet mahnites, që gumëzhin në këtë orë, si rrall ndonje vend tjeter, si një koshere blete. Njerëzit vraponin, për të hipur në një avione, për të hipur në një tren, ngjiteshin nëpër ashensoret e Qendrës Botërore të Tregtisë, aty ku punonin. Ose, një pjesë tjetër e kësaj bote marramendëse që atë ditë hyri si e “Marta e zezë”,.

19 vjet më parë njerzit ishin duke shkuar në punë në zyrat e tyre në Pentagon, ndërtesen e Ministrisë se Mbrojtes së SHBA.

Pra, një botë e tërë në miniatur, lëvizte e gjitha pa ditur se çdo të ndodhte në Nju Jork, Shaksvill dhe Pentagon.

Nuk ishin vetëm amerikanët, por e gjithë bota, të zinjë, të bardh, të verdh e të kuq, Musliman,  të Krishter, Ortodoks, Budist, Xhuish(Jeëis) qytetarë të mbi 90 vendeve, përfshirë edhe Shqiptarët. Dhe, askush, nuk e mendoj dhe as që i shkonte nëpër mend, se kjo ditë e zakoneshme amerikane, do të sillte një kob të madh.

Ate që se mendonin, këta njerëz, e mendonin terroristët e Al Kaides, me kryeterroristin e vrarë tashmë Osama ben Laden, synimet e të cilëve ishin vetëm për të shkatërruar, e t’u merrnin jetën atyre, dhe afro 1,600 të pafajshmeve. Terror i paparë, në përpjekje për të kallur botën, nga verbëria që kanë ndaj e këtij vendi, i cili i jep dritë e mirësi të gjithë njerëzmit.

Kështu, pra, të gjithë pamë me lot në sy të pabesueshmen – 11 Shtatori 2001, që filloi si një ditë e zakonshme, e përfundoj me shkatërrim total, duke u mbyllur si dita me tragjike e brezit tonë. Ajo që filloi në ato flake, është djegur ndritshem në mbarë boten dhe rritet përditë si një pishtar i lirisë dhe i përkushtimit ndaj lirisë , demokracise dhe paqes në botë. Pas asaj dite, u duk se u zgjua bota, SHBA-s, dhe një sërë vendesh në mbarë boten, janë mbledhur se bashku për t’u ngritur kunder terrorit dhe diktatoreve, për t’u thënë terroristeve e rregjimeve terroriste, së fundi i tyre është vet-vrasja.

11 shtatori 2001, është shpallur me një vendim të posaqem të Presidentit George Ë. Bush, si “Dita e Patriotve Amerikan” pasi ajo ishte një datë që ndryshoi shumë gjëra në botë, dita kur qytetarë të pafajshem u sulmuan pa dallim në Nju York dhe Ëashington DC. Ky ishte një sulm ndaj vlerave të përbashkëta, si liria, demokracia dhe toleranca, të cilat i çmon dhe vlerson, çdo popull liridashes në të gjithë boten.

Në këtë ditë mijëra e mijëra njerëz, duke përfshirë familjet e viktimave të 11 shtatorit, të mbijetuarit, politikanët dhe udhëheqësit e lartë shtetror dhe vendorë do të mblidhen në Përkujtimin e 11 Shtatorit për ceremoninë e përkujtimit të 19 vjetorit të atyre sulmeve terroriste drejtuar kundër vendit symbole të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në mbarë botë..

Presidenti Donald Trump do të shënojë përvjetorin solemn të 19-të vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit, duke marrë pjesë në një ceremoni të veçanta që organizohen nën masat e Coronavirusit Covid-19, tha Shtëpia e Bardhë.

Ceremonia më e madhe e 9/11 përvjetori të 19-të, do të mbahet si çdo vjet në vendin ku më parë ngriheshin dy Kullat Binjake, vendin ku njujorkezet kujtojn viktimat e 11 shtatorit, por në kushtet e masave të Coronavirusit Covid-19.

Emrat e të humburve në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 do të lexohen me zë të lartë të martën në mëngjes në një ceremoni në Manhattan – pjesën e poshtme të qytetit “Ground Zero”, ku 19 vjet më parë u dy aeroplanët e rrëmbyer nga terroristët goditën dhe shembën Kullat Binjake: “World Trade Center”.

Rreth 3,000 njerëz humbën jetën atë ditë, pasi dy aeroplanë të rrëmbyer goditën Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork, një tjetër aeroplan goditi Pentagonin në Uashington D.C dhe një tjetër u rrëzua në një fushë në Shanksville të Pensilvanisë.

Në përputhje me traditën e vendosur vitet e kaluar – kryetari i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, i cili kryeson ceremoninë mbanë një fjalim përkujtimor në Memorialin dhe Muzeun Kombëtar të 11 Shtatorit. Në këtë ceremoni nuk i jepet fjala asnjë politikani që të flasë në ceremoninë përveçse anëtarve të familjeve, të dashurit e atyre që kanë vdekur do të ngjiten në podiumin e ceremonisë.

Ceremonia, si zakonisht fillon në orën 8:39 në sheshin Memorial i 9 shtatorit nën hijen e ndërtesës më të lart në qytet “One World Trade Center”, e ndërtuar në symbol të Dy Kullave Binjake, e cila më u bë edhe ndërtesa më e lartë e qytetit të Nju Jorkut.

Një moment i heshtjes do të vërehet në orën 8:46 për të përkujtuar edhe momentin kur Avioni i dytë goditi Kullën e Veriut dhe gjithëçka u rrënua duke shkaktuar një tymë e pluher të madhë, që mbulojë si një re gjigande gjithë pjesën e poshtme të qytetit të Nju Yorkut.

Rreth 3,000 njerëz u vranë më 11 shtator 2001, kur rrëmbyesit – kamikazë morën aeroplanë e udhëtarve dhe u drejtuan për në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork, në Pentagon dhe në Pensilvani, në atë që ishte sulmi më i keq terrorist në tokën e SHBA, drejtuar nga terroristët islamik të komanduar nga kryeterroristi Osama Bin Laden.

40 pasagjerë dhe ekuipazh në fluturimin e United Airlines Flight 93, i cili u rrëzua në Pensilvani pas largimit nga Njuark, Nju Jersey, gjatë rrugës për në San Francisko, janë përjetsuar në një memorial ashtu si dhe në Pentagon të SHBA.

“Dy “Trarët” e Dritave” ( arrijnë deri në katër milje në qiell dhe përbëhen nga 88 llambat me kandjen prej 7,000 vat me pozicionim në dy sheshe 48-feet, duke i bërë jehonë formës dhe orientimit të Kullave Binjake) që çajnë qiellin e Nju Yorkut, këto ditë nëpërmjet dy prozhektorve të fuqishëm, ndriçojnë qiellin e qytetit të Nju Jorkut në përvjetorin e sulmeve të vitit 2001, dhe mund të shihen nga sheshi Memorial 9/11, gjithashtu nga një rreze prej 60 kilometrash për rreth Manhattan-it.

“Tribute in Light” është një instalim komemorativ i artit publik i paraqitur së pari gjashtë muaj pas 9/11 dhe pastaj çdo vit pas kësaj, nga muzgu në agim, në natën e 11 shtatorit.

Ajo është bërë një simbol portreti që nderon të vrarët dhe feston të pathyeshmërinë e Nju Jorkut.

Tribute in Light u krijua nga disa artistë dhe dizajnerë, të cilët u bashkuan së bashku nën kujdesin e Shoqatës së Arteve Komunale dhe Kohës Kreative: John Bennett, Gustavo Boneverdi, Richard Nash Gould, Julian LaVerdiere dhe Paul Myoda, me konsulentin e ndriçimit Paul Marantz.

Muzeumi Kombëtare 9/11 Memorial & Museum, është i vendosura në një vend me sipërfaqe 6-akra në kompleksin World Trade Center, është një respekt në përkujtimin dhe nderimin e 2983 viktimave burra, gra dhe fëmijë të vrarë në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Qendrën Botërore të Tregtisë. Duke përfshirë edhe disa nga materialet e gjetuara në aeroplanin që u rrëzua në Shanksville, Pennsylvania , dhe disa materiale nga Pentagoni, si dhe gjashtë vetë të vrarë në shpërthimin e Qendrës Botërore të Tregtisë në shkurt 1993 në Nju York.

9/ 11 Memorial – Muzeumi Kombëtar, është I projektuar nga arkitekti amerikan Michael Arad i kompanisë së Arkitektëve Handel në lidhje me arkitekturën e peizazhve të firmës Peter Ëalker dhe Partners. Muzeumi 9/11 është i dedikuar zyrtarisht për të përkujtuar përvjetorin e sulmeve më 11 shtator 2011. Arad dizajn dhe Ëalker u zgjodhën 6 vjetë më parë nga 5201 firma të cilat hynë në një konkurs të hapur ndërkombëtar, të iniciuara nga Korporata për Zhvillim (LMDC), në Manhattan për specifikimet e arkitektit Daniel Libeskind.

Dy pishina, secila rreth një acre me thellësi 30-këmbë krijojnë ujvarat artificiale më të më madha në ujëvarat në Amerikën e Veriut – Kaskadat e tyre janë të rrethuara me pllaka mermeri të zeza dhe çdo pllakë janë të skalitur me daltë emrat e 2983 viktimave 2.983 . Ngjitur me kaskadën janë vendosur 76 pllakat prej bronzi bashkangjitur në muret parapeme që formojnë skajet e ujvarave përkujtimore, të rregulluar në bazë të “adjacencies kuptimplotë” – një algoritm i zhvilluar prej projekteve lokale që përfshin afërsinë në kohën e sulmeve , dhe është në pëlqim të plotë nga rreth 1.200 kërkesa nga anëtarët e familjeve të viktimave.

Plaza Memorial – Sheshi Muzeal përreth ujvarave ofron një park natyral meditues, me një korije prej më shumë se 400 pemë të llojit White Oak, secila e përzgjedhur brenda një rreze 500- feet dhe të sjell nga tre vendet e sulmeve të 11 shtatorit 2001. Një korije e vogël mjaft piktoreske, e njohur si Glade Memorial, përcakton një hapësirë për tubime dhe ceremoni të veçanta.

Përmbushja e detyrimit tonë të shenjtë për të kujtuar ata që u vranë më 11 shtator, është Memoriali dhe Muzeu i 11 Shtatorit, i cili ofron burime për komunitetet anembanë botës, ndërsa kërkojnë të nderojnë ata që kanë vdekur, të gjithë ata që kanë mbijetuar dhe sakrificat e atyre që të parët punuan rreth rimëkëmbjes së sheshit 9/11.

Misioni për të kujtuar një seri dokumentare shqyrton angazhimin e përbashkët për misionin e Memorialit dhe Muzeut të 11 shtatorit, për të përdorur teknika unike të ruajtjes, filmat e shkurtër shkojnë përtej sipërfaqes për të zhytur shikuesit në tregime të patreguara të nderit dhe përkujtimit.

Ndërsa, pavioni ose seksioni i quajtur “Kulla e Zërave” është vendosur në Memorinë tashmë të kujtojë godtijen fatale të Fluturimit 93, i cili iste ai që shkaktojë dhe shëmbjen e dy kullave binjake . Ky është projekti prej 6 milionë dollarë, i financuar nga Fondacioni i Parkut Kombëtar, dhe qëndron në lartësi rreth 93 metra dhe është mishërimi i një instrumenti muzikor që mban 40 feet dhe kujton, 40 viktimat.

Sipas Shërbimit të Parkut Kombëtar të SHBA-së, “synimi është të krijojmë një zë hyjnor që mund të nënkuptojnë, përmes bashkëveprimit, qetësinë dhe fisnikërinë e vendit, ndërsa gjithashtu përmes disonancës duke kujtuar ngjarjen që e shenjtëroi vendin”.

“Kulla e Zërave shërben si kujtesë vizive dhe dëgjimore për heroizmin e 40 pasagjerëve dhe ekuipazhit. Nuk ka struktura të tjera zanore si kjo në botë. Forma dhe orientimi i kullës janë të dizajnuara për të optimizuar rrjedhën e ajrit nëpër muret e kullës për të arritur dhomën e brendshme të zhurmës, “thotë Shërbimi i Parkut. “Sistemi i zërit është dizajnuar duke përdorur teorinë e muzikës për të identifikuar një varg të frekuencave të zhvilluara matematikisht të nevojshme për të prodhuar një notë muzikore të veçantë që lidhet me çdo zhurmë” thanë ata.

“Është veçoria e parë e memorialit që ju shihni kur hyni, kështu që është një fener mirëpritës ose një pikë referimi që paraqet memorialin për vizitorët”, u tha gazetarëve arkitekti Paul Murdoç përpara ceremonisë së kushtimit të muzeut 9/11 në Nju York:”Kjo nuk është vetëm një kujtesë emocionale për ata prej nesh që kanë jetuar në atë moment hyjnor, veçanërisht edhe për ata që i kanë humbur të dashurit e tyre, dhe diçka shpirterore që duhet të jetë këtu për të treguar historinë e asaj që ndodhi më 11 shatter 2001”.

11 shtatorit 2011, ka bërë familjet e viktimave, shpëtimtarët dhe heronjtë e atyre ditëve tragjike në Nju Jork, të sjellin copëza jete nga heronjët në Memorialin Kombëtar të Kujtimit, i cili u hap në vitin 2011 – për të kujtuar sulmin terrorist, sulimin më i madh në historin e SHBA.

Ngjarja më e madhe në historinë e njerëzimit me atë akt terrorist, mori jetën e 2 mijë 893 viktimave – njërzëve të pafajshëm, nga 42 kombësi, një botë e tërë ne miniature, përfshirë edhe 3 heronjët shqiptarë.

Një ditë kjo kur kombi ynë, hyri në historin e heronjve amerikan, me tre emra simbol; Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, të cilët janë sot emra, të që dotë kujtohen në mote, në këtë vend, si dëshmi e gjallë, se ne jemi Shqiptarë, në rradh të parë, por jemi edhe Amerikan, jemi paqedashës dhe liridashës me vlera të përbashkëta.

Emrat e të gjithë rënve, tashmë janë të përjetësuar në fletët e hapura të kësaj historie, vendosur në stendat e Muzeut të Kujtimit Kombëtare – Memorial Museum 9/11, ku dikur ngrihej simboli i ekonomisë Amerikane, vendi i dy Kullave Binjake, që tashmë janë bërë në mënyr të atillë që vazhdimisht do të rrjedhin ujë të thellë, që simbolizon kujtimin e gjallë dhe vazhdimësinë e kohës.

Zyrtarisht, Muzeumi i Kujtimit Kombëtar – Memorial Museum 9/11, ka rreth dy mijë e 893 emrat e viktimave, dhe çdo njeri prej tyre, nga familja ka lënë një kujtim, një send që viktimat kan mbajtur si kujtim, një ID cards, një cop letër, një orë dore, një unazë, një këpucë, një cop veshje, një çamak, një telefonë, një portofol, një fotografi, apo edhe një cop kujtimi nga jeta e heronjëve, e tjera e tjera, siç është edhe Xhamadani i mbajtur nga heroi shqiptar Simon Dedvukaj .

Një nga reliket e veçanta, për nga natyra e këtij Muzeumi i Kujtimit Kombëtar – Memorial Museum 9/1, që vizitohet çdo ditë nga më shumë se 100 mijë vizitorë, turistë të huaj dhe vendas, bie në sy edhe një Xhamadan, i qëndisur me dorë, në ngjyrë të kuqe e zi – mbi sfondin e bardhë, i cili i përket simbas shënimit Simon Marash Dedvukaj – Ajo është njërit prej heronjeve, më të rinjë në mesin e viktimave, i cili ka hyrë në historin e heronjve Amerikan, së bashku me dy emrat, të tjer, që janë edhe emrat simbol të kombit shqiptarë, në listën e heronjëve 9/11, Rrok Camaj dhe Man Gjonbalaj.

Image
11 shtatori
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat