Ndërtesat ikonike të qytetit të New York, do të ndizen të kuqe sonte në një shenjë solidariteti për NYC

Amerika

Ndërtesat ikonike të qytetit të New York, do të ndizen të kuqe sonte në një shenjë solidariteti për NYC

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 20 shtator 2020 Në ora: 18:07
New York

Ndriçimi ka për qëllim të shërbejë si një moment frymëzues dhe kujtesë e qëndrueshmërisë së NYC në 6 muaj të Coronavirusit Covid -19 - , duke na kujtuar ne shqiptarve edhe Stan Dragotin, që njihet si shqiptari që “shembi” muret e Hollivudit, ose njeriu që bëri rizgjimin e ëndrrave njujorkeze me imazhin e famshëm “I love New York” NEW YORK CITY : Një numër gradaçiele, dhe ndërtesa monumentale të NYC, kanë vendosur të ndizen me dritat e kuqe, sonte për nder të asaj që njihet si periudha e punës së madhe të njujorkezëve që mbajti metropolin "gjallë", pikërishtë gjatë këtyre kohërave të vështira, të goditjes që pësojë qyteti që nuk flinte kurrë, me Coronavirusin Covid -19. Duke filluar në orën 6 pasdite, gradaçieli më i lart në qytet Empire State do të ndriçohet, e ndjekur nga 11 ndërtesa të tjera ikonike në NYC, në orën 7 pasdite, duke përfshirë ndërtesa të tilla, monumentale si One Bryant Park, The Vessel (në Hudson Yards), Tower Bloomberg, Penn District dhe rreklamat elektronike në Times Square -Godzilla, Rockefeller Plaza, ndeërtesat neë Brooklyn - ish Terminali i Ushtrisë, ndërtesa Hemsley dhe ekrani i saj dixhital, reklamimi i super bordit elektronik të televizionit ABC në Times Square dhe në MSG, ndërtesa MetLife, ndërtesa Himmel & Meringoff dhe Bill-board Rudin po e Times Square. Këto "Qiell - gëvishtës", ikonat e qytetit, dhe ndërtesat monumentale, për disa netë do të tregojnë se sa New York City, ka ndryshuar në gjashtë muajt e fundit "Duke ndriçuar horizontin e qytetit duke përfshirë ndërtesën ikonike Empire State këtë mbrëmje, ne po dërgojmë një mesazh të qartë se jemi 'të gjithë' për rimëkëmbjen e turizmit të qytetit," tha Chris Heywood, EVP i Komunikimeve Globale i NYC & Company.

"Ne shpresojmë të bëjmë pjesën tonë për të rritur këtë industri jetësore dhe të fillojmë të rikuperojmë vendet e punës dhe shpenzimet që vijnë me të. Ne kërkojmë nga njujorkezët të bëjnë pjesën e tyre dhe të na ndihmojnë të rindërtojmë gjallërinë e qytetit tonë", tha ai. Ndriçimi është pjesë e fushatës "All In NYC" kryesuar nga NYC & Company dhe NYC EDC, për të ringjallur qytetin e New York-ut dhe për t'u treguar Newyorkezve (dhe botës) që ndërsa, për gjashtë muaj qëndruam, tani ne dimë të kthehemi dhe të rihapim, bizneset, rivitalizmin e komuniteteve dhe lëvizjen e gjallërimin e banorëve të qytetit, të cilët tregojnë se janë më të fortë se më parë, sepse, kemi punuar e qëndruar së bashku për ta ri-ngjallur jetën e qytetit, nën sinonimin "All In NYC". Gjatë këtyre ditëve, kur çdo mbrëmje ndërtesat ikona dhe monumentale të qytetit do të ndizen me dritat ilumishente LED, në të kuqe, natyrisht që banorët e Nju Jorkut, do të inkurajohen dhe do të marrin pjesë dhe të shikojnë ndriçimin EDC-së me histori "All In NYC", mesazhe këto që nxjerrin në pah pse njujorkezet janë të përkushtuar ndaj NYC dhe si e kanë ndihmuar qytetin t'i përgjigjet pandemisë. "Ndriçimi i horizontit të këtyre mbrëmjeve njujorkeze simbas organizatorve është një moment frymëzues dhe një kujtesë që nuk mund ta paramendoni kurrë në New York City", tha James Patchett, presidenti dhe CEO i Korporatës së Zhvillimit Ekonomik të New York City".

Dduke shtuar se :" Disa herë gjatë muajve të fundit, dukej se Qyteti po përballej me një sfidë të pakapërcyeshme, por pamë banorë të New York-ut që ngriheshin me këtë rast përsëri dhe përsëri. Shikoni se çfarë ka arritur Qyteti në disa muaj të fundit: Ne kemi lëvizur nga një epiqendra pandemike e standardit kombëtar për mënyrën se si të reagojmë dhe rihapim NYC në mënyrën më të sigurt. Ky ndriçim është një simbol i rezistencës së qytetit të New York. Ashtu siç kemi bërë kaq shumë herë më parë, ne do të kthehemi më të fortë se kurrë".

Newyorkezët, po ashtu kujtojnë se kjo është hera e dytë që artistët njujorkez krijonë imazhe kaq impresive, duke inkurajuar banorët e New York City, që ta duan edhe më shumë qytetin e tyre, dhe, të motivuar për ta dashur këtë qytet që është mrekullia e botës

Stan Dragoti, regjisori Amerikano - Shqiptar, i cili bashkë-krijoi fushatën "I Love New York" dhe është i njohur më së shumti për filmat e tij komedi "Dashuria në fillim të kafshimit" dhe "Mr. Mami, ” që vdiq më 13 korrik 2014, është nga më të njohurit që ja shtoi dashurinë New York Citit me rreklamën ikona e qytetit "I Love New York"- " E dua New York-un".

I lindur në vitin 1932 në New York, nga prindër emigrantë shqiptarë, Dragoti filloi karrierën e tij duke drejtuar reklama, më së shumti për agjencinë pioniere të reklamave Wells Rich Greene duke filluar në vitin 1966.

Aty, ai formoi një partneritet krijues me legjendën e mëvonëshme të reklamave Charlie Moss, duke i udhëhequr ata drejt bashkëpunimit. Shkruajti po ashtu skenarin për filmin debutues me metrazh të gjatë të Dragotit, "Billy i Pishtë i Vogël" në 1972.

Dyshja komerciale qëndroi afër pas largimit të Dragotit nga Wells Rich Greene në 1972. Pesë vjet më vonë, Moss rekrutoi Dragotin për të ndihmuar krijimin e reklamave për fushatën reklamuese "I Love New York", prezantuar në 1977.

Stan Dragoti artisti i njohur me origjinë shqiptare u shua në moshën 86 vjeçare në Los Angelos – Kalifornia.

Stan Dragotit, njihet nga shqiptarët si shqiptari që “shembi” muret e Hollivudit, ose njeriu që bëri rizgjimin e ëndrrave njujorkeze me fillimin e famshëm “I love New York”. Ai thuhet se ka lindur më 4 tetor 1932 në New York City.

Prejardhja e tij është shqiptare. Vjen nga një familje tepelenase, që kanë emigruar shumë herët në SHBA. Babai i tij Asllan vinte nga fshati me peisazh tërheqës, Dragot (mbiemrin e të cilit mban edhe artisti) i Tepelenës dhe nëna e tij Bahrie nga qyteti i lashtë Tepelenë.

Hapat e para të këtij gjeniu filluan që në fëmini.

Në moshë të vogël ishte tepër kureshtar dhe i interesuar t’a shpenzonte kohën përballë programeve televizive. Çdo film që shikonte ishte i apasionuar ta komentonte me motrat dhe prinderit.

Që në moshën 7-vjec filloi të vizatonte, imagjinonte dhe shumë skicime të moshës. Stani bëri ëmer që në hapat e para kur filloi drejtor i një filmi, që pati sukses të pabesueshëm. Disa nga shitjet i kalonin shifrën 200 milion dollar të çdo prodhimi të kompanis së tij.

Njëkohësishtë, ai filloi të realizonte reklama për gjigandet e industrisë së linjave ajerore dhe atyre së prodhimit të makinave. Njeri inteligjent dhe krijues duke i vënë në shërbim të kohës. U bë tepër i njohur dhe i kërkuar për vetë kohën.

Mos vallë koha e kishte kujdesur për momentin e duhur që të bënte rizgjimin e ëndrrave Njujorkeze, u tha për Stan Dargotin.

Eshtë e paharueshme për ata që kanë jetuar vitet 1970 kur u kujton filmin simbol – filmin që ka “pushtuar” reklamat dhe vitrinat shumë ngjyrshe të metropolit gjigand të botës Nju Jork për pjesën e filmit “I love New York”. Një zemër “flakë e kuqe me dy gërma të mëdha NY” çka lexohet në shqip E dua me gjithë zemër Nju Jorkun. Megjithese kanë kaluar kaq vite kjo reklame është si me thënë hymni i njujorkezve “I love New York”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat