Reagim nga SHBA për arrestimet në Kosovë nga EULEX-i

Amerika

Reagim nga SHBA për arrestimet në Kosovë nga EULEX-i

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Veprimtarët e Fondit Vendlindja Thërret, Themeluesit e Organizatorët e Formacioneve Ushtarake të UÇK-së , gjegjsisht dhe Batalionin Atlantiku në  SHBA, reagojnë për arrestimin nga EULEX, të kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Z.Hysni Gucati, dhe Z.Zv.Kryetari Nasim Haradinaj, duke i quajtur se ato janë veprime të papranueshme, që cënojn në vet sigurinë, stabilitetin dhe dinjitetin e veteranëve të UÇK -së.

“Arrestimet, dhe akuzat nga Gjykata Speciale, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit shihet si disproporcionale dhe e padrejtë. Drejtësia ndërkombëtare ka dështuar të dënojë kriminelët serbë të luftës! thuhet ndër të tjera në këtë komunikat.

Për më shumë mund të lexoni:

KOMUNIKATË : nga Veprimtarët e Fondit Vendlindja Thërret,     Themeluesit e Organizatorët e Formacioneve Ushtarake të UÇK-së gjegjsisht dhe Batalionin Atlantiku në  SHBA

Për Veprimtarët e Fondit Vendlindja Thërret, Themeluesit e Organizatorët e Formacioneve Ushtarake të UÇK - së ,dhe Batalionit Atlantiku në SHBA, arrestimi nga EULEX, i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Z.Hysni Gucati, dhe Z.Zv.Kryetari Nasim Haradinaj, janë veprime të papranueshme, që cënojn në sigurinë, stabilitetin dhe dinjitetin e veteranëve të UÇK - së.

Misioni ndërkombëtar EULEX, nuk janë duke e kuptuar ose nuk duan ta kuptojnë fare situatën në Kosovë, ose nuk janë duke ditur ta vlerësojnë!. 

Duhet të kujtojnë para se të arrestojnë  viktimën, se forcat ushtarake dhe paraushtarake, të Serbisë shkaktuan masakrime e gjenocid, 13 000 viktima të pafajshme, 10 000 gra kosovare të dhunuara, dhe deri 1 643 njerëz ende të zhdukur,

Poashtu, këto arrestime, vijnë në kohën kur drejtësia nuk është bërë akoma për veprimet e spastrimit etnik, ku 1 milion civilë shqiptarë u dëbuan nga qytetet dhe fshatrat e tyre.

Arrestimet, dhe akuzat nga Gjykata Speciale, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit shihet si disproporcionale dhe e padrejtë. 

Drejtësia ndërkombëtare ka dështuar të dënojë kriminelët serbë të luftës!.

Këto arrestime dhe aktakuza, poashtu, vijnë në kohën kur Kosova ka ngritur përpjekjet për të gjetur mënyra për të jetuar në paqe me Serbinë. Sigurisht që drejtësia duhet të bëhet, por jo me dy standarde. 

Viktimat mbetet viktimë.

Ndërsa, Një ushtri çlirimtare që mbron jetën e pafajshme kundër agresionit të një shteti mbetet një mjet i ligjshëm për të luftuar kundër shtypjes dhe krenaria me e madhe e vendit. 

Dhe, Veteranët e UÇK – së, janë kategoria më e ndijshme e shoqërisë, janë vetë fryma e Republikës së Kosovës. Andaj, padrejtësitë, malltretimet dhe denigrimet ndaj kësaj kategorie të marrin fund, sepse kjo kategori është krenaria e atdheut..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat