E rëndë në SHBA: Burri rreh barbarisht për vdekje gruan, 23 vjeçarja shqiptare ndërron jetë në spital

Amerika

E rëndë në SHBA: Burri rreh barbarisht për vdekje gruan, 23 vjeçarja shqiptare ndërron jetë në spital

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 12:40
Elena Alinj me foshnjen e saj

Një 23 vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në SHBA pasi është rrahur barbarisht nga bashkëshorti i saj, i cili më pas nuk ka njoftuar as Policinë.

Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të nënës së një foshnje 11 muajshe e japin familjarët e Elena Alinjit, të cilët kërkojnë ndihmë dhe donacione për të sjellë trupin e saj në Shqipëri.

Njoftimi i familjarëve:

**Me zemër të pikëlluar lajmërojmë komunitetin shqiptar për humbjen e dhimbshme dhe të parakohshme të 23 vjeçares Elena Alinj. Shkaku i vdekjes është dhuna domestike nga partneri.

Elena ka pësuar vdekje klinike nga mungesa e oksigjenit në tru si pasojë e neglizhencës së partnerit për të njoftuar ndihmën e shpejtë në kohë. Është konfirmuar nga mjekësia dhe rajoni i policisë që viktima ka pësuar dëme të rënda nga violenca fizike kundra saj; frakturë brinjësh, frakturë e shtyllës kurrizore, shenja kafshimi dhe njolla nëpër trup. Vajza vdiq brenda 24 orësh në reanimacion.

Elena ishte nënë e devotshme e një foshnje 11 muajshe e cila fatkeqësisht nuk do arrijë ta shohë më kurrë nënën e saj. Foshnja tani ka ngelur pa prindër pasi babai i saj nuk është i përgjegjshëm. Elena erdhi në Amerikë për një jetë më të mirë pasi fitoi llotarinë amerikane. E vetme, pa asnjë të afërm në Amerikë ajo ra prehërin e një njeriu barbar që mesa duket nuk e kishte njohur mirë. Asnjëherë nuk është ankuar për partnerin e saj që e ka keqtrajtuar. Derisa të hënën në mëngjes pas shumë perpjekjesh për tu lidhur me të , u njoftuam që Elena ka pësuar infrakt në zemër nga dhuna barbare e partnerit të saj.

Ndërkohë që partneri i Elenës është i arrestuar dhe pritet të denohet, ne kërkojmë ndihmë nga ju për të derguar trupin e saj në Shqipëri ku ndodhen të gjithë të afërmit e saj dhe e ndjera te prehet ne paqe. Gjithashtu duhet të bëjmë të pamunduren që familja (nëna dhe babai) e Elenës të fitojë të drejtën per të rritur vajzën e vogël jetime.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat