Shkolla shqipe “Children of the Eagle” nisi vitin shkollor

Amerika

Shkolla shqipe “Children of the Eagle” nisi vitin shkollor

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 23:53
Shkolla shqipe “Children of the Eagle”

Ditën e djeshme ka nisur mësimin edhe një tjetër shkollë e gjuhës shqipe, “Children of the Eagle” me drejtuese Drita Gjongecaj, e cila është edhe drejtuese në arsimin publik të New York-ut dhe njëkohësisht themeluese e shkollës shqipe.

Për shkak të rregullave që duhet të respektohen në bazë të masave anti-covid, mësimi në gjuhën shqipe për këtë nisi në mjediset e selisë së Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”.

Në ditën e parë të mësimit është bërë prezantimi i nxënësve me mësuesit në gjuhën shqipe, gjithashtu ka pasur biseda rreth simboleve kombëtare, gjuhës shqipe dhe në fund është mbyllur me këngë e valle shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat