Katedra e Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare e ASHASHA në Nju-Jork miratoi këtë Memorandum

Amerika

Katedra e Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare e ASHASHA në Nju-Jork miratoi këtë Memorandum

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 7 tetor 2020 Në ora: 10:33
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Përmes të cilit, prerazi hedhim poshtë të të gjitha përpjekjet, tendencat, luftën politiko-propagandistike  dhe luftën speciale subversive  të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm me prirje serbomadhe për të ndryshuar historinë e vërtetë të UÇK-së, të Kosovës, të Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Ne u themi  pseudopolitikanëve, pseudodiplomatëve, pseudojuristëve dhe pseudohistorianëve shqipfolës, që të mos “lëpijnë” çdo “projekt” anitshqiptar që e zien Serbia (Piemonti i sllavëve të Ballkanit) dhe partnerët e saj evropianë dhe ndërkombëtarë , me qëllim që kombit shqiptar t’ia mohojë dhe kontestojë  historinë, gjuhën, kulturën, traditën, zakonet, sovranitetin dhe identitetin kombëtar, territorial dhe shtetëror në dobi të fuqizimit të kolonializmit, të neokolonializmit dhe  të hegjemonizmit të Serbisë së Madhe (1844-2020).

Ne nuk kemi historinë e përbashkët me Serbinë e Madhe,  sepse historia shqiptare kurrë nuk është e barasvlerëshme me historinë falsifikatore serbomadhe, mbase  substanca e saj, është krijuar, mbështetet dhe mbrohet me forcë,  me agresione dhe me luftëra pushtuese gjenocidale ekspansioniste dhe kolonialiste, duke rrëmbyer, duke ankesuar dhe duke përvetësuar më se 40% të territorit autokton shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, të cilën serbomëdhenjtë (politika shtetërore, kisha edhe akademia serbe) e quajnë “Shqipëria e Madhe”, në mënyrë që në këtë mënyrë perfide ta mbrojnë Serbinë e Madhe kolonialiste dhe gjenocidale (1844-2020).

Evropa e integruar nuk duhet të mbrojë kolonializmin gjenocidal serb në Ballkan, por së bashku me partnered e saj evroperëndimorë, duhet ta bëjë çështje debate në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sepse pa dekolonizimin e Serbisë së Madhe, Ballkani vazhdimisht do të jetë i kërcënuar dhe i rrezikuar nga kolonialzimi dhe militarizmi serb.

Pranda, Evropa e sotme nuk ka asnjë interes dhe, asnjë dobi, që ndaj shqiptarëve në Ballkan të zbatojë standarde të dyfishta, duke e lënë të pazgjidhur çështjen koloniale të shqiptarëve në Ballkan.

Mirëpo, megjithatë, hëpërhë, në prakikë ekzisoton një standard i dyfishtë ndaj shqiptarëve në Ballkan:  (1) Mospranimi 30-vjeçar i Shqipërisë demokratike në familjen e Bashkimit Evropian (BE) dhe (2) Mosliberalizimi i vizave  të shqiptarëve të Kosovës, edhe pse kjo ishte viktimë e luftë dhe e agresionit gjenocidal të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-199). Ndërkaq, Serbinë agresore, e cila kreu 3 gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, BE-ja  para 11 vitesh (2009) ia hoqi vizat, që  qytetarët e saj të lëvizin lirshëm në gjithë Evropën. Ja, ky është standardi i dyfishtë për shqiptarët e viktimizuar të Kosovës!

(I)

Alternativa politike është falsifikim  dhe bastardim i historise!

*** -Kush e ha këtë alternativë i “bëftë mirë” pseudoshkenca, pseudokombëtarizimi dhe antihumanizmi.

Fundja, nuk është e moralshme, e ndershme dhe humane, të ushqehesh me paga dhe me privilegje të majme të ASHAK-ut, e nën tjetër, të solidarizohesh me “projekte” antishqiptare, të cilat e mohojnë luftën e ndritshme çlirimtare dhe antikoloniale të UÇK-së, dhe e deningrojnë  femrën shqiptare  si “kafshë” të paemancipuar  dhe si “skllave” të mesjetës, e masakrat gjenocidale serbe i trajtojnë si “incidente”!?

EUFEMIZMAT POLITIKË NUK JANË AS  SUBSTANCË, AS NORMË E AS PARIM TË SHKENCAVE HISTORIKE DHE JURIDIKE  NDËRKOMBËTARE, POR PROSTITUIM, VULGARIZIM DHE SHPËRFYTYRIM I TYRE.

Pikësëpari, këto duhet ditur të gjithë ata që merren me shekencat historike dhe me të drejtën ndërkombëtare, sepse në 30-të vitet e fundit (1990-2020) liderët e ndryshëm politikë dhe hyzmeqarët e vasalët e tyre “shkencorë” dhe masmedialë propagandistikë agjenturorë për hir të realizimit të objektivave dhe të interesave të tyre  politike, gjeopolitike, gjeokonomike, tregtare ekspansioniste, hegjemoniste dhe neokolonialiste ndaj shteteve dhe popujve të vegjël të  pazhvilluar dhe të atyre në zhvillim ende me status kolonial, krahas përdorimit të forcës, kanë investuar, dhe, edhe sot investojnë shuma të pallogaritshme të parasë për të zhvilluar  një “shkencë të re”, që quhet  “shkenca eufemistike”, të cilën e konsiderojnë si bazament të fortë  për krijimin e “substanës” së “historisë alternative” dhe të së “drejtës ndërkombëtare alternative”, duke e propaganduar si “shkencë moderne” internacionaliste,  që në praktikë e përdorin si metodën dhe si instrumentin më efektiv  për  zhbërjen e normave dhe të parimeve substanciale, të ngulitura dhe të artikuluara të shkencave historike dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Sot, e  tri dekada më parë, ndër të tjera, ky është  problemi më serioz  dhe më i rrezikshëm me të cilin po “përplaset” si shkenca e së drejtës ndërkombëtare, ashtu edhe shkenca historike.

Mirëpo, këtë shthurje dhe bastardim të shkencës historike dhe të së drejtës ndërkombëtare pseudoshkencëtarët dhe pseudopropaganduesit kozmopolitë të “universit demokratik” shqiptar ende nuk janë në gjendje për ta kuptuar, por këtë vandalizim  të  shkencës së historisë dhe të së drejtës ndërkombëtare e kanë kuptuar “denjësisht”, “profesionalisht”, “moralisht” dhe “ndërkombëtarisht”  si  “ALTERNATIVË HISTORIKE” DHE “JURIDIKKE POZITIVE NDËRKOMBËTARE” në shërbim të “pajtimit dhe të bashkimit” të popujve të armiqësuar  në Ballkan!?

Ky është hendikepi dhe fatkeqësia, pse, edhe sot, në fund të dekadës së dytë shekullit XXI, serbosllavët kolonialistë dhe imperalistë të Ballkanit së bashku me miqtë e tyre tradicionalë dhe jotradicionalë ndërkombëtarë, të ashtuquajtur demokratë dhe internacionalistë, qe 30 vjet po  luftojnë që shqiptarëve t’ua kontestojnë dhe t’ua mohojnë historinë e lashtë të identit të tyre etnik, kombëtar, kulturor, zakonor, tradicional, territorial e shtetëror, me qëllim që t’i paraqesin në sy të botës si një popull primitiv, të pacivilizuar, të prapambetur, pa histori e pa atdhe.

(II)

NUK PRANOJMË AS HISTORI E AS DREJTËSI ALTERNATIVE, MBASE KËTO SYNOJNË  ASIMILIMIN DHE ZHBËRJEN E IDENTITETIT SHQIPTAR NË BALLKAN

-Sepse kombi shqiptar dhe Shqipëria Etnike janë viktima të “historisë” dhe të “drejtësisë” alternative ( të shkruara dhe të zbatuara) nga kolonialistët sllavo- edhe sot(2020): Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, që nodhen nën sundimin e egër kolonial të Serbisë; bizantinë të Ballkanit (1876-2020). Këtë e provojnë, ). Këtë e provojnë, Malësia e Madhe e kolonizuar dhe aneksuar nga Mal i Zi;

Ilirida shqiptare  e kolonizuar dhe e aneksuar nga Maqedonia jugosllave, si dhe Çamëria shqiptare(Janina) e kolonizuar dhe e aneksuar nga Greqia.

Pikërisht, kjo “histori alternative”, që të tjerët e kanë shkruar për shqiptarët, ka ndikuar, që kisha serbe dhe kisha greke me shtetarët, me “shkencëtarët” dhe me mjetet publicistike e masmediale e propagandistike, ta falsifikojë HISTORINË E KOMBIT SHQIPTAR NË BALLKAN.

Si rrjedhim i kësaj “historie alternative”, Serbia, Greqia dhe Mali i Zi, të ndihmuara nga Fuqitë e Mëdha të Evropës (Kongresi i Berlinit, 1878; Konferenca e Ambsadorëve të Londrës, 1912-1913 dhe Konferenca Paqësore e Versajës, 1919-1920) copëtuan, aneksuan dhe kolonizuan mbi 50% të territorit dhe të popullsisë shqiptare të SHQIPËRISË ETNIKE.

(III)

PUSHTIMIN, AGRESIONIN DHE GJENOCIDIN KOLONIAL SERB, NUK MUND TA CILËSOJMË SI DHUARTË PAQËSORE DHE MIQËSORE, AS SI “INCIDENTE” APO “KONFLIKT TË ARMATOSUR”, POR LUFTË SHFAROSËSE KOLEKTIVE TË SHQIPTARËVE NË BALLKAN.

- Nazifashizmi i Hitlerit nuk mund të ripërkufizohet me sintagmën e “historisë alterantive” eufemistike të pseudoshkencëtarëve të sotëm të historisë dhe të së drejtës ndërkombëtare, si “ pushtet shtetëror” i Hitlerit, sepse ky bastardim semantik alternativ, do të  justifikonte hollokaustin e Hitlerit ndaj miliona hebrenjve-viktima të nazifashizmit të Gjermnaisë së Adolf Hitlerit.

Në këtë vështrim, edhe 3 gjenocidet, agresionet dhe luftërat pushtuese të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (të kryera në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë, gjatë viteve 1990-1999) nuk mund të ripërkufizohen dhe të ricilësohen me ndonjë fjalor tjetër eufimistik të “historisë së re alternative” dhe të politikës paqësore, kinse me qëllim të afrimit dhe të pajtimit të popujve të armiqësuar të Ballkanit.

Të mësuarit e kësaj të ashtuquajture “histori alternative” për gjeneratat e sotme dhe të nesërme të shqiptarëve, do të ishte një fatalitet me përmasa tragjike kombëtare.

(1)       Shqiptarët, me asnjë çmim nuk duhet ta pranojnë “historinë alternative”, sepse ajo është krejt me bazament dhe me porosi filosllave, që ka për qëllim rehabilitin e Serbisë nga tri luftërat e saj gjenocidale pushtuese, të zhviluara kundër Kroacisë, boshnjakëve myslimanë në Bosnjë dhe kundër shqiptarëve në Kosovë (1989-1999), ku serbët pushtues kanë vrarë dhe masakruar mbi “13000” shqiptarë, vetëm pse  kërkonin jetësimin e të drejtave dhe lirive kolektive të tyre, që të dekolonizoheshin nga sundimi i egër 100-vjeçar  nga Serbia, dhe të krijonin shtetin e tyre të pavarur dhe sovran.

(2)       Së dyti, nëse shqiptarët pranojnë të jenë pjesë e një “historie alternative” të tillë prosllave, do përsërisnin për herë të dytë gabimin e pakorrigjueshëm historik (1940-1990), sepse  gjatë tërë asaj peirudhe historike shkenca e as politika shqiptare nuk ka prodhuar asnjë tekst historik , i cili do të dokumente mizoritë, masakrat dhe gjenocidet e serbo-sllavëve të Ballkanit ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike (1876 -1990).

(3)       Së treti, pikërisht për shkak të mungesës së edukimit dhe të arsimimit të dhjetra e dhjetra gjenerateve shqiptare, që të mësonin  historinë e luftërave pushtuese gjenocidale serbo-sllave për shfarosjen e  shqiptarëve dhe të grabitjes së tokave autoktone të Shqipërisë së tyre etnike, FATKEQËSISHT, Serbia agresore pushtuese PËRSËRITI GJENOCIDIN E FUNDIT SERB NË KOSOVË (1989-1999).

(4)      Ndryshe, sikur shqiptarët, gjatë 100 viteve të kaluara (1912-1999), të kishin shkruar vetë, dhe, të kishin mësuar historinë e tyre të vërtetë, sigurisht se Serbia pushtuese dhe gllabëruese e territoreve shqiptare nuk do të kishte pasur asnjë gjasë  të PËRSËRISTE GJENOCIDIN E SAJ TE RADHES në Kosovë (1989-1999).

(5)      Kjo është arsyeja kryesore, pse  pseudoshkencëtarët dhe hyzmeqarët e tyre nuk duhet të vrapojnë si “pulat në grurë” për të hyrë në “ një thes” të  “PROJEKTEVE” të fabrikuara dhe të livruara nga kuzhinat e egjrës speciale të Beogradit, të Athinës, të Shkupit e të Podgoricës, se gjoja paska ardhur koha që  kolonizuesit dhe të kolonizuarit të gjejnë gjuhë të përbashkët, të pajtohen dhe të unifikohen nën ombrellën e njëfarë “projekti” të “historisë alternative”, që qëllimi i saj është, të “fshihen” dhe të “arkivohen” të gjitha luftërat dhe agresionet gjenocidale të amalgamës serbo-llave , të kryera ndaj shqiptarëve (1876-2020), të heqen nga historia kombëtare shqiptare dhe nga historia e Ballkanit, duke i zëvendësuar me një terminologji eufemistike politike perverse, të ashtuqujatur  “alternativë historike të re” për ta pajtuar xhelatin  serbo-sllav gjenocidal me viktimën liridashëse dhe paqëdashëse shqiptare.

Të gjithë ata internacionalistë të moderuar, të cilët pranojnë të shkruajnë ose të “vulosin” ndonjë “histori alternative” të tillë,  duke  u ushqyer me terminologji eufemistike politike dhe propagandistike për t’i shpëtuar nga ndëshkimi ndërkombëtar metropolet kolonialiste serbe, malazeze, greke dhe sllavomaqedone, duhet të jenë të vetëdijshëm se, do të rreshtohen në anën e mbrojtjes dhe të justifikimit të krimeve të gjenocidit, të reprezalieve dhe të masakrave të Serbisë, të kryera në Kosovë, përkatësisht në të gjitha trevat e Shqipërisë Etnike, që kishin për qëllim shfarosjen e tërësishme të shqiptarëve dhe të dëbimit të tyre nga vatrat styrgjyshore (1989-1999).

(IV)

JO KRYEAKADMIKU MEHMET KRAJA, POR MBËSHTETËSIT, PËRQAFUESIT DHE NËSHKRUESIT E “HISTORISË ALTERNATIVE” TË CDRSEE-SË  PO ZHVILLOJNË “LUFTË SPECIALE” PËR  T’I RETUSHUAR LUFTËRAT PUSHTUESE DHE GJENOCIDALE TË SERBISË NË BALLKAN.

-Sepse kjo është strategjia më e efektshme për mbajtjen e mëtejme të shqiptarëve nën sundimin e kolonial të Serbisë. Kjo është formë kërcënuese dhe imponuese ndaj shqiptarëve, që të heshtin  dhe të pajtohen me statusin e tyre  si skllavë të kolonializmit serb-sllav në Ballkan.

Pse,  shkencëtarët shqiptarë të historisë, të drejtës ndërkombëtare, të politikës, të diplomacisë, të gjuhës dhe të letërisë shqipe etj., nuk  paskanë të drejtë që gjencidin serb, ta quajnë gjenocid serb, por vetëm  “spastrim etnik”; pse “pushteti serb” e jo “pushtuesi serb”, duke qenë se në asnjë kuptim  këto nuk janë sinonime.  Kujt i shkojnë përshtati këto eufemizma polltike?-Askujt tjetër, vetëm se “konservimit” të mëtejmë të kolonializmit serbo-sllav  mbi trojet etnike  të shqiptarëve në Ballkan.

(V)

FEMRA SHQIPTARE NUK ËSHTË KAFSHË, POR ATA QË E KANË OFENDUAR, ATA JANË MË TË ULËT , MË  TË DËMSHËM DHE MË TË RREZIKSHËM SESA KAFSHËT!

(A)      Dhe, vërtet, vetëm një “kafshë me diplomë”, mund t’i ketë quajtur “kafshë” femrat shqiptare !?

(B)      Dhe, vetëm një maniak,  ndonjë paramilitar kriminel dhe vrastar i tipit të Arkanit, mund ta ketë quajtur ose ta ketë pranuar shpifjen se gjoja “Masakra e Reçakut”(15 janar 1999)  pasksha qenë  vetëm “një incident” !?

(C)       Si ka qenë e mundur, që një akademik shqiptar, Frashër Demaj, pa asnjë vërejtje reaguese si historian dhe si shqiptar  t’i ketë pranuar këto  “dy bomba” asgjësuese  të idenitetit të femrës së emancipuar shqiptare, dhe të mohimit të  terrorizmit gjenocidal serb në Kosovë (1989)?!    

(D)     Ku është profesionalizmi, parimi, dinjiteti dhe kombëtarizmi këtu?

(E)      Të vjen një dreq “prej skajit të dynjas”,  me pak a me shumë para, ta hedhë   një “projekt historik” kinse për “pajtimin e popujve të Ballkanit”, duke ta imponuar një “histori alternative”, që do të thotë mohimin e historisë, të luftërave dhe të kryengritjeve çlirimtare kombëtare shqiptare, siç ishte edhe  UÇK-ja e Adem Jasharit (1991-1999),  të kulturës dhe të identitetit të përgjithshëm të derisotëm kombëtar shqiptar, kjo është më shumë se skandaloze, e papranueshme dhe tejet iracionale.

(F)        Ndaj, librat  e të ashtuquajturit “PROJEKT I HISTORISË SË PËRBASHKËT “ të CDRSSE-së, urgjentisht, duhet të pezullohen dhe të konfiskohen, duke u hequr nga përdorimi nga ana e Ministrisë së së Arsimit të Kosovës, mbase janë të dëmshme për interesin e përgjithshëm nacional dhe shtetëror të Kosovës.

(VI)

 ÇFARË HISTORIE E PËRBASHKËT ME PUSHTUESIT BALLKANIKË SLLAVË, KUR NËNAT SHQIPTARE I QUAJNË “KAFSHË” TË PACIVILIZUARA ?!

Edhe projekti i Selanikut femrat shqiptare i  quan “kafshë” sikurse Mirsolav Sholeviqi, i cili në vitet ’90, i nënat kosovare shqiptare, i quajti “lavatriçe”!?

Kjo është “historia e përbashkët” e popujve të Ballkanit?!

-Jo, kjo është faqja e zezë e “historisë së përbashkët”, sepse ata që  në këtë “Projekt” me 6 vëllime , kanë marrë guximin të shkruajnë se “femrat shqiptare janë kafshë”, nuk apelojnë për afrimin e popujve të Ballkanit, por për ringjalljen e racizmit, të nacionalshovinizmit, të  nxitjes së urrjetjes dhe të armiqësisë së tyre shumëshekullore. Ndryshe,  të ndyrit nuk do të kishin shkruar në mënyrë ofenduese dhe poshtëruese, se gjoja “femra shqiptare është kafshë e paarsimuar”!?

Këtë cilësim racist armiqësor antishqiptar zor se do ta pranonte edhe Sejdo Bajramoviqi (“poshteni albanac” i Slobodan Milosheviqit në Kryesinë e ish-RSFJ-së rotative).

Pra, vetëm çetniku fashist dhe racist serb, Miroslav Sholeviq (fshisa e S.Milosheviqit”) nënat shqiptare në Kosovë i pat quajtur “lavatriçe”, sepse lindja e fëmjëve të tyre e pengonte Serbinë kolonialiste dhe serbomëdhenjtë kolonialistë.

(VII)

ÇDO “HISTORI ALTERNATIVE”, ËSHTË MOHIM DHE FALSIFIKIM I HISTORISË DHE I IDENTITETIT  KOMBËTAR SHQIPTAR  

Prandaj, Frashër Demaj (akademik i ASHAK-ut) paska bërë gabim të madh, që ka marrë pjesë në “PROJEKTIN E HISTORISË SË PËRBASHKËT”,  të botuar nga “CDRSEE E SELANIKUT”.

Sepse, pikësëpri, shqiptarët e Shqipërisë së Ballkanit, nuk kanë nevojë për zhbërjen dhe për falsifikimin e historisë së tyre të derisotme, duke i quajtur femrat shqiptare “kafshë”, dhe Masakrën e Reçakut incident”, ku m5 janar 1999 fashistët çetnikë serbë i kanë ekzkekutuar 45 civilë shqiptarë )”, POR kanë nevojë të ngutshme që të ndërtojnë dhe miratojnë PROJEKTIN e VET HISTORIKO-POLITIK DHE STRATEGJIK GJITHËKOMBËTAR PËR RIBASHKIMIN DHE  PËR SHKOLONIZIMIN E TYRE nga sllavo-bizantinët fashistët kolonialistë dhe gjenocidalë të Ballkanit. –Sepse ne, me këta pushtues të egër dhe të pacivilizuar nuk kemi kurrfarë historie të përbashkët, veç plumbave të vdekjes, luftërave të tyre pushtuese  kolonizuese gjenocidale (1876-2020).

Sepse vetë titulli i këtij “projekti”  provon prapavijën e thellë politike të tij, që në fokus ka falisifikimin e historisë së identitetit kombëtar shqiptar në Ballkan, që do të thotë “fshirjen” e shqiptarëve nga harta e Gadishullit Ilirik.

Prandaj, jo vetëm historiani F. Demaj, por asnjë shqiptar, nuk duhet të vetëmashtrohet apo të mashtrohet nga të tjerët, duke marrë pjesë, duke i nënshkruar apo duke duke i lavdëruar “projektet” e tilla, thënçin me “temë të përbashkët historike” të Ballkanit, sepse  shqiptarët me asnjërin nga popujt e Ballkanit, nuk kanë Historinë e Përbashkët, as Identitetin e Përbashkët, as Gjuhën, as Kulturën e Përbashkët, as Zakonet e as Traditat e përbashkëta.

Këtë të vërtetë, do të duhej ta kishte mbajtur parasysh F. Demaj, jo të hidhej pa asnjë zor në “zjarrin” e atij “projekti historik të përbashkët”, me qëllim të shpërfytyrimit, të mohimit dhe të falsifikimit të historisë së mirëfilltë kombëtare shqiptare  të derisotme.

Kjo histroi tragjike shekullore ndaj shqiptarëve, nuk mund të retushoeht, duke i amnistuar maskarat, reprezaliet, vrasjet dhe dëbimet në masë të shqiptarëve nga ana e kolonialistëve të djeshëm dhe të sotëm serbo-sllavë.Kush është ai idiot, injorant, sadist e i pacipë, që pranon futjen e shqiptarëve në një “thes” me pushtuesit shumëshekullorë serbo-sllavë të Ballkanit?!

(VIII)

ME EUFEMIZMA POLITIKO-PROPAGANDISTIKË ANTISHQIPTARË, NUK MUND SHKRUHET E AS TË “AMINOHET” ASNJË “HISTORI  ALTERNATIVE” PËR BASHKIMIN E POPUJVE TË BALLKANIT

Femrën shqiptare deri me sot, asnjë histori e civilizimeve botërore nuk e ka quajtur "kafshë" e as "mall konsumi", por   e ka vlerësuar si  femrat me më karakter dhe me moral të lartë njerëzor. Gjë që ky VIRTYT dhe kjo vetëdije e lartë e femrave të ndershme, bujare, heroina, trimëresha dhe burrëresha shqiptare kanë ndikuar pozitivisht në ruajtjen e celulës së mosdegjenerimit, të mosasgjësimit dhe të mosshuarjes së FAMILJES-SHOQËRISË  SË SHËNDOSHË  SHQIPTARE.

Pikërisht femra shqiptare, e ndërgjegjshme, e moralshme, besnike, bujare, e emancipuar, e ditur   dhe largpamëse ishte ajo që lindi, rriti, edukoi dhe arsimoi bijat dhe bijtë e e saj më të famshëm në botë, që nga epoka e Skënderbuet e deri më sot, të cilët nga nënat e tyre shqiptare mësuan si si duhet dashur gjuhën amtare shqipe, familjen, vendlindjen, atdheun, dritën, diturinë, dhe se si vdiset  për njëri-tjetrin, dhe, se si të flijohej për këto vlera (zakone e tradita kombëtare) të shenjta, duke  i mbrojtur me çdo kusht përpara çdo armiku. Kjo ishte femra shqiptare, që karahs me burrat e tyre kanë të njëjtat merita për formimin dhe per ruajtjen e  familjes dhe të idnetitetit kombëtar shqiptar, të gjuhës amëtare shqipe, të kulturës dhe të vlerave sublime të atdheut e shtetit shqiptar.

Le ta dinë të gjithë ata, që baltojnë, poshtërojnë dhe shesin femrat shqiptare si "mall tregu", ata nuk janë shqiptarë, por zagarë dhe mercenarë, që kanë për qëllim shthurjen e femrës shqiptare, me qëllim që të bastardohet, të shthuret moralisht , sepse me prishjen e saj, atëherë shthuret dhe shuhet e gjithë familja, përkatësisht identiteti i kombit shqiptar në Ballkan.

Si theksuam më sipër, deri me sot (2020) nuk është shpërfaqur  ndonjë "historian" që femrat shqiptare t'i ketë quatur "kafshë", ose ta  ketë konsumuar nga të tjerët  termin shpërfytyrues të figurës së femrës së dëlirë, të moralshme, të ngritur, të ditur dhe të emancipuar shqiptare. Çdo gjë që deri më sot kanë arritur shqiptarët brenda dhe jashtë atdheut, MERITAT KRYESORE I KANE  FEMRAT-NËNAT SHQIPTARE.

Për arritjen e këtij qëllimi të fundit, eshte bërë karahsimi idiotik mes femrës shqiptare dhe asaj serbe, të cilën  e kanë ngritur si "femrën më të emancipuar në botë", kurse femrën shqiptare e kanë poshtëruar, duke e quajtur "kafshë". Kushdo që ta ketë bërë këtë krahsim të ndyrë vulgar dhe të shpifur, ose kushdo që ta ketë pranuar këtë krahsim, ata janë vërtetë nën nivel të çdo kafshe.

Derisa në “Projektin e Historisë së Përbashkët” të CDRSEE së Selanikut , thuhet se «Gratë shqiptare janë të paarsimuara, nuk flasin asnjë gjuhë tjetër dhe konsiderohen si bagëtia e tyre»(https://gazetablic.com/skandali-me-librat-e-historise-grate-shqiptare-analfabete-konsiderohen-si-bagetia-e-tyre/), akademiku Frashër Demaj nuk mund të mburret për kurrfarë “dinjiteti” për realizimin e atijfarë “projekti” antishqiptar. Përkundrazi, duhet të turpërohet dhe t’u kërkojë falje të të gjithë shqiptarëve, në veçanti femrave shqiptare të ofenduara në ato farë paçavuresh të sajuara në 6 vëllime gjoja si “histori alternative” për bashkimin e xhelatëve shekullorë serbo-sllavë dhe të viktimave të tyre shqiptare (1844-2020).

Katedra e Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare e ASHASHA-së, Nju-Jork, 7 tetor 2020

Prof.Dr.Mehdi Hyseni

(Drejtor i Katedrës)

Prof.Dr. Skënder Kodra

(Kryetar i Akademisë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat