Boston, 15 vjetë nga ikja në amshim e një “patriaku” të komunitetit Shqiptar në Amerikë

Amerika

Boston, 15 vjetë nga ikja në amshim e një “patriaku” të komunitetit Shqiptar në Amerikë

Nga: Beqir Sina Më: 10 tetor 2020 Në ora: 00:47
Boston

Anthony Athanas nga “ëndrra Amerikane” fama e madhe, tek mbyllja e restorantit, dhe shembja e restorantit të famshëm të Bostonit Anthony’s Pier Four

BOSTON MA: Me varrimin e tij, 15 vjet më parë, u mbyll edhe ëndërra amerikane e "romanit" Anthony Athanas. Ëndërra, e cila fillon që në moshën pesë vjeçare, kur ai dhe nëna e tij e lanë Shqipërinë, dhe me një gomar me plaçka, e syndyk u nisen në rrugën e gurbetit, maleve për në Greqi, për të gjetur babanë e tij – në Amerikë, që kishte emigruar më parë, dhe jetonte në Elis Island - Nju Jork.

Antoni si i thërrisnin shqiptarët, vdiq në Boston, dhe është konsideruar si një nga njerëzit më të shquar të komunitetit shqiptar të Amerikës. Anthony Athanas, ishte një nga bisnemenët më të famshëm të Bostonit, por në komunitetin shqiptar të Amerikës, ai do të mbahet mend më shumë si patriot i shquar. Shqiptari i Amerikës, që punoi pa u lodhur për të ndihmuar bashkëkombësit e tij në Shqipëri edhe në Kosovë.

Ndërsa, gruaja e tij Ester Athanas, një grua e shquar e komunitetit shqiptaro-amerikan, vdiq më i nëntor 2004 në moshën 91-vjeçare në shtëpinë e saj, mbas një jete martesore prej 64 vjetësh bashkëjetese me zotin Anton. Në vitin 1940, Esteri, 28 vjeç, kur u martua me Anton Athanasin.

Anthony Athanas ishte një figurë qendrore në organizatën panshqiptare Vatra dhe bashkëthemelues i organizatave të tjera shqiptaro-amerikane, në Massachusetts .

Ai vdiq në shtëpinë e tij në Swampscott pas një beteje tre-vjeçare me sëmundjen e alcajmerit. Antoni Athanas, ishte themeluesi i një prej restoranteve që u bë më pas më me emër në rangun e restoranteve të Amerikës – dhe ishte pagëzuar me emrin Anthony’s Pier Four.

Kryetari i Bashkisë së Bostonit e quajti Athoni Athanasin, një traditë në vetvete, pasi ky restorant, tha ai u kthye në një mikpritës të mijra takimeve politike dhe ishte shumë bujar në mbështetjen për komunitetin.

Sekretari i Shtetit – ish Senatori i Maseçustiti, miku i Athanasit, John Kerry u shpreh kur vdiq legjenda shqiptare në Amerikë, se :”Anthony Athanas jetoi ëndrrën amerikane dhe për asnjë minutë nuk harroi se nga kishte ardhur. Me një prejardhje të thjeshtë nga Shqipëria, Antoni mundi të realizojë ëndrrën e çdo imigranti duke punuar dhe arritur të bëhet një institucion kombëtar,” tha senatori Kerry.

I lindur në Shqipëri më 28 korrik 1911, Athanasi imigroi me familjen e tij në New Bedford-MA, në vitin 1915. Në fillim ai shiste fruta dhe zarzavate, shiste gazeta dhe ndizte zjarrin e furrave në kuzhinat e restoranteve. Në vitin 1937 hapi restorantin e tij të parë dhe vazhdoi pastaj me restorante të tjerë, më i famshmi i të cilëve u bë Anthony’s Pier Four.

Anthony Athanas do të mbahet mend sidomos për ndihmën bujare, që i dha komunitetit shqiptar të Amerikës dhe kontributin për bashkatdhetarët e tij në Shqipëri dhe në Kosovë.

Nuk ka shqiptar në Boston, por edhe përtej tij që të mos ketë një kujtim nga ky restorant apo nga vetë Anthony Athanas, bashkëpunëtori i ngushtë i Fan Nolit, udhëheqësi dhe “Shtëpia” e dikurshëme e ‘Vatrës’, dhe, një nga figurat historike të diasporës sonë në SHBA.

Ndonëse, jo rrallë i injoruar dhe përbuzur nga njerëzit që u kishte shërbyer më shumë, (figurat si Athanasi janë vështirë të palosen e të mbyllen brenda një komuniteti), ai do të mbetet përgjithnjë në kujtesën dhe historinë e Shqiptarëve të Amerikës, thanë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të ndjerin .

Restoranti “Anthony’s Pier 4”, i njohur si vendi ku darkuan presidentë amerikanë e shumë njerëz të shquar të artit e kulturës, sportit, dhe biznesmen të fuqishëm, ishte dhe “qendra e komunitetit shqiptar”, ku u mbajtën shumë takime të komunitetit e ngjarje komunitare të shqiptaro-amerikanëve, pati shënuar rënie që kur Anthony Athanas, ishte gjallë, ndërsa pas vdekjes së tij duket se shpresat për ringritje qenë shuar njëherë e mirë.

Mediat e Bostonit në Shtetet e Bashkuara, njoftuan lajmin e kobshëm dhe dhanë kumtin ashtu si 15 vjet më parë , mbi vdekjen e tij, se restoranti i famshëm i Bostonit, dhe për një kohë të gjatë, dhe ikona e restoranteve në Amerikë, Anthony’s Pier 4, do të mbyllej përgjithmonë, më 2013.

Një gazet locale do të thoshte se kjo, mbasi edhe fëmijët e “hajrit” e shitën restorantin e famshëm të babait, të tyre, pronën e tij, që me sa mund e djersë, ai arrti t’a vëjë, këtë , pronë, si një kurbetçi i ardhur nga Korça, në Amerikë, në moshën 5 vjeçare me prindërit e tij.

Restoranti Anthony’s Pier 4 Pier 4, ishte hapur në vitin 1963 nga vet Anthony Athanas, afaristi dhe patrioti i dalluar i komunitetit shiptaro-amerikan, i cili ndërroi jetë në vitin 2005, në moshën 93 vjeçare.

Historia e tij me këtë biznes ishte e një jetë, që është quajtur ndryshe edhe ”ëndërra amerikane”, e realizuar me punë të rëndë dhe dedikim ndaj familjes, pronës dhe vendit të tij.

Mbas, vdekjes së tij gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria” me kryeredaktorin e saj Ruben Avxhiu, i kushtojë një shkrim historikut të këtij restoranti, që ka qenë ndër të preferuarit e elitës së Bostonit për dekada me radhë.

Ajo shkruante se “Gjysëm shekulli më parë, kur Anthony Athanas vendosi të hapte restorantin e tij të radhës, “Pier 4”, ai zgjodhi një zonë të pabanuar e të shkretuar. Me mole e skela të vjetra, ku asnjë mjet lundrues nuk ndalej më.

Një nga anektodat më interesante të kohës, tregon për Fan Nolin, mikun e ngushtë të Athanasit, që ishte tmerruar nga ideja dhe u lutej miqve që ta shpëtonin Athanasin nga ky gabim i madh. Kush do të shkonte të hante në atë vend. Po i hidhte Anthony të gjitha paratë e fituara në një pellg që sillte veç dështim.

Po çfarë nuk shihte dot gjeniu i kulturës shqiptare, e dallonte syri i gjeniut të biznesit dhe guximtarit nismëmarrës.Ky vend gati “ekzotik” në krahasim me pjesët e qytetëruara të Bostonit shumë shpejt u kthye në një sekret të vogël, të cilin që të gjithë e dinin”, shkruan gazeta.

Familja Kennedy, duke përfshirë edhe Presidentin John Kennedy, apo presidentë e politikanë të tjerë, artistë si Liz Taylor e Lisa Minelli, regjizori Hitchock janë vetëm një ilustrim i vogël i dhjetra njerëzve nga më të shquarit e botës amerikane, që kanë darkuar në këtë lokal, për gjysëm shekulli.

Në vitet e fundit, me ripërtëritjen e komunitetit shqiptar në Boston e rrethina, “Anthony’s Pier 4” ishte bërë përsëri një nga vendet e preferuara për dreka e darka solemne, festa gëzimi e përkujtimore të dhimbshme.

Gazeta The Boston Globe njoftonte se restoranti i famshëm i Bostonit Anthony’s Pier Four, do të mbyllej përgjithmonë në muajin gusht- 2013. Restoranti i njohur, pronë e familjes Athanas, u hap në vitet 60 nga shqiptari i mirënjohur Antoni Athanas, i cili vdiq në vitin 2005 në moshën 93 vjeçare.

Zoti Athanas erdhi nga Shqipëria në Amerikë në moshë fare të vogël dhe pasi hapi disa restorante në periferitë e Bostonit, bleu një truall buzë detit të cilin më vonë do ta shndërronte në atë që ai e quajti Anthony’s Pier Four.

Restoranti u bë mjaft i njohur për menunë e pasur dhe verërat e zgjedhura dhe në vitin 1981, ai ishte njëri ndër 5 më të suksesshmit e Amerikës.

Xha Antoni, siç u bë më vonë i njohur pronari i tij, krijoi miqësi me disa ndër njerëzit më të shquar të Amerikës, të cilët vinin shpesh këtu për mjedisin që zoti Athanas u krijonte dhe natyrisht për ushqimin e mirë. Mes tyre kishte presidentë, aktorë dhe artistë me emër.

Komuniteti shqiptar do ta mbajë mend restorantin për takimet e rëndësishme që ka mbajtur këtu ndër vite, në sajë të bujarisë së pronarit Antoni Athanas.

Djemtë, e zotit Athanas, që trashëguan pronën e babait të tyre që u bë i famshëm me këtë restorant, i thanë gazetës The Boston Globe, atëhere se ata mund të hapinin një restorant tjetër, një variant më të vogël të Pier Four-it, në njërën prej ndërtesave të reja që do të ngrihen në atë vend ku ishte dikur një restorant i famshëm që tani nuk do të jetë më.

Mirëpo vetëm 15 vjetë nga vdekja e pronarit të Restorantit të famshëm në Boston, i themeluar nga shqiptari i famshëm Anthonu Athanas në vitin 1963, restoranti me emrin Pier Four Restorant Anthony – është shembur, dhe nuk ka mbetur më asnjë gjurmë, as “edhe për be” si i themi ne Shqiptarët.

Dhe tani Anthony Pier Four, do të na mbeten vetëm kujtimet tona duke thënë si e ki zakon ne shqiptarët : “ se na ishte një herë një Restorant i famshëm në Boston, i kurbetqarit shqiptar nga Korça, që u bë i famshëm, Anthony Athanas, quhej lindi më 1911 dhe vdiq më 1985 në Amerikë”.

“Të ndërtosh, është e vështirë, sepse për të “shaktërruar” as që është problem”.

Shembjen e Anthony’s Pier 4 e njoftoi zyrtarisht e para Bashkia e Bostonit, e cila tha se mjetet e rënda e kan shembur plotësisht restorantin e njohur “Athony’s Pier 4”.

Mediat thane se, lokali ka qenë pronë e Shqiptar Amerikanit Anthony Athanas, i cili e ngriti restorantin e tij në vitin 1963, ku me pjatat e shijshme të përgatitura tërhoqi mjaft klientë të njohur, si Riçard Nikson dhe familjen Kenedi.

Gazetarët e qytetit, permenden edhe gangsterin e famshëm i Bostonit, Xhejms Bolxher të ishte një klient i rregullt i restorantit të shqiptarit, i veçantë jo vetëm në ushqime, por edhe në mikpritje, tradita që mesa duket shqiptari nuk e ka lënë pas.

Vitin e kaluar në të njëjtin vend aty ku ishte ikona e restoranteve Anthony’s Pier 4, në të njëjtin truall, ish prone e pasanikut shqiptar Anthoni Athans, është ndërtuar një ndërtes gjigande rezidente, dhe office, si dhe Qendra Tregtrare “Seaport District” e cila është një shtrirje e rizhvilluar e bregdetit të Jugut Boston e veshur me restorante të mëdha, të hijshme, bare dhe hotele.

Instituti i Artit Bashkëkohor, është aty, dhe ka mure qelqi me pamje nga porti. Vizitorët dhe vendasit pushojnë në tavolinat e kafeneve në Fan Pier, përgjatë Harborwalk. Pranë Qendrës së madhe dhe të Ekspozitave të Bostonit, Lawn on D, e cila ofron koncerte dhe lojëra verore si bocce dhe ping-pong.

Ndërsa, restorantin e famshëm një shekullor, të shqiptarit të pasur, Anthony Athanas, “Athony’s Pier 4”, e ka zvendësuar “Woods Hill Pier 4” për të sjell ngrënie nga një tryezë në një port në det, në vendin ku dikur ishte vendosur restoranti “Ylli” restoranteve, Anthony's Pier 4.

Një artist e ka blerë tani është Kristin Canty dhe parteneret e tij që qëndrojn pas “The Farm në Woods Hill”, duke krijojuar pjata moderne, sezonale duke përdorur përbërës që janë organikë, dhe aty produktet vijnë nga furnizuesit e zonës lokale. I gjithë mishi vjen nga Ferma në Woods Hill dhe fermat e tjera lokale që rritin kafshë në mënyrë etike dhe ushqehen nga një dietë organike me bazë bari.

Seaport District, ose thjesht Porti Detar, është një lagje në Boston, Massachusetts. Ndonjëherë konsiderohet pjesë e Jugut të Bostonit dhe ka kaluar një përpjekje të gjerë rizhvillimi në vitet e fundit. Kufizohet nga Fort Point Channel në perëndim, Boston Harbour në veri dhe lindje dhe South Boston në jug. Ndonjëherë referohet si Uji i Bostonit.

Seksioni i Bostonit Jugor në veri të First Street u shënjestrua për rizhvillimin masiv nga administrata e Kryetarit Thomas Menino dhe Agjencia e Planifikimit dhe Zhvillimit të Bostonit. Fillimisht referuar si Distrikti i Portit Detar nga BRA, zona u rigjenerua zyrtarisht "South Boston Waterfront" pas protestës së ashpër nga vendasit dhe politikanët lokalë, duke përfshirë Presidentin e Këshillit të Qytetit James M. Kelly. Pavarësisht kësaj, ai njihet zakonisht si Porti Detar . U propozua edhe emri Rreth i Inovacionit.

Me ndarjen nga jeta të Anthony, restorantin e trashëgoi djali i tij, i cili vendosi ta shiste truallin tek një kompani sipërmarrëse. Restoranti i “Athony’s Pier 4” nga fillimi i viteve 1980 arriti në një fitim rreth 12 milionë dollar në vit dhe ishte restoranti më fitimprurës në Shtetet e Bashkuara, por i mbyllur në gusht 2013.

Anthony Athanas, ishte një shqiptar i lindur në Korçë, në vitin 1911 dhe emigroi bashkë me familjen. Në vitin 1938, ai bleu restorantin e parë në Massachusetts, i cili në vitet ’50 u bë një nga restorantet me fitimprurëse në SHBA, me 1 milion dollarë në vit. Ai vdiq në vitin 2005 në moshën 93-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat