Veprimtarë të komunitetit Shqiptar në Staten Island - New York, mbështesin kongresistin Max Rose për rizgjedhjen në Kongres

Amerika

Veprimtarë të komunitetit Shqiptar në Staten Island - New York, mbështesin kongresistin Max Rose për rizgjedhjen në Kongres

Nga: Beqir SINA - New York  Më: 11 tetor 2020 Në ora: 06:02
Staten Island - New York

STATEN ISLAND NY : Veprimtar të komunitetit shqiptar në ishullin Staten Island u mblodhën në një tubim për rritjen e fondeve të fushatës në mbështetje të Kongresmenit të pavarurv për një mandat tjetër në Distriktin  11-të i Kongresit për New York- zonën elektorale që ka popullsinë më të madhe shqiptare në Staten Island.

Veprimtarve krajan iu bashkuan edhe veprimtar të tjerë përfshirë edhe Imam Tahir Kukaj dhe disa udhëheqës të Komunitetit Shqiptaro Amerikan i Staten Island për të mbështetë Kongresmenin Max Rose për rizgjedhje në Rajonin e 11-të të Kongresit të New York-ut, tre javë para se ata t’i drejtohen qendrave  të votimit më 3 Nëntor

"Unë jam krenar që përfaqësoj komunitetin më të madh të shqiptarëve amerikanë në vend dhe jam thellësisht i nderuar që kam mbështetjen e tyre," tha Rose, duke përshëndetur tubimin. 

Po ashtu ai vlerësojë kontributin e komunitetit shqiptar si shumë të rëndësishëm në Staten Island dhe në New York

Ai tha se “ Ky komunitet e di se sa e rëndësishme është që ne përfaqësuesit e tyre në Washington të qëndrojmë për të luftuar për atë që është e drejtë, për të punuar në të gjithë sê bashku për të dhënë rezultate dhe për ta vendosur gjithmonë vendin (SHBA) përpara partisë. Kjo është pikërisht ajo që unë kam bërë gjithmonë dhe është ajo që unë zotohem ta bëj gjithmonë. "

Safet Doçi një nga organizatorët e kësaj veprimtarie tha: “Rose, ka qenë i palëkundur në mbajtjen e premtimeve të tij dhe dhënien e rezultateve për Staten Island dhe South Brooklyn, duke përfshirë: vendosjen me Gardën Kombëtare për të ndihmuar krijimin e një spitali të vetëm ushtarak për COVID-19 në Staten Island, duke siguruar një rritje të buxhetit prej 140 milion dollarë në financim për të luftuar epideminë e opioidit dhe për të udhëhequr luftën dypalëshe për të mbajtur zbritjen e taksave të banorëve të ishullit Staten Island në dy urat kryesore të Autoritetit Portual, tha veprimtari nga Kraja me banim në SHBA, Safet Doçi, duke shtuar se “Për më tepër, Rose kaloi në sanksione ligjore mbi prodhuesit kinezë të fentanileve, fonde të plota dhe të përhershme për Fondin e Kompensimit të Viktimave të 9/11, dhe rriti financimin e zbatimit të ligjit dhe antiterrorizmit.”

Kongresisti i pavarur i New Yorku-ut, Max Rose, është një anëtar i Grupit bi-partizan të Problem Solvers, në Dhomën e Përfaqësuesve i cili vazhdimisht  vlerësohet si një nga anëtarët më bipartiak dhe efektiv të Kongresit. 

Rose ka kaluar gjashtë billa  të legjislacionit të nënshkruara në ligj nga Presidenti Trump, dhe ka kaluar 15 pjesë të legjislacionit përmes Dhomës së Përfaqësuesve. 

Ndërkohë, sipas Qendrës Lugar - Shkolla McCourt e Indeksit Bipartizan, Rose është një nga anëtarët më të mirë dy partiakë në grupin parlamentar të Dhomës së Përfaqësuesve dhe është demokrati i 11-të më i ri bipartizan . Ai është vlerësuar si anëtari më i efektshëm i Kongresit.

Rose është një veteran i Ushtrisë Amerikane. Ai shërbeu si një oficer detyre aktiv në Afganistan nga 2012-2013, dhe fitoi një Medalje të Yllit të Bronzit, Zemrës së Purpurt dhe Luftimit të Këmbësorisë. Ai vazhdon edhe sot duke shërbyer  në Gardën Kombëtare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat