Nis përgatitja për një (ri)organizim të diasporës në SHBA

Amerika

Nis përgatitja për një (ri)organizim të diasporës në SHBA

Beqir SINA, New York Nga Beqir SINA, New York Më 13 tetor 2020 Në ora: 18:23
Pamje nga takimi

NEW YORK : Komuniteti shqiptaro-amerikan tashmë, duket se është mobilizuar dhe po (ri)- organizohet. Këtë e ka treguar më se miri, edhe një takim i mbajtur të shtunën, në lokalin e njohur të tubimeve të tilla, “Bruno Restorant”, me pronar veprimtarin e njohur Bruno Selimaj.

Udhëheqësi  i këtij takimi, Bruno Ceka, e hapi takimin me një fjalë rasti, duke përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit, (Richard Lukaj, Haxhi Dauti, Martin Shkreli, Shpresa Xhaklli, Lumi Hadri, Bruno Selimaj, Harry Bajraktari,Ilir Fundo, Halil Mula, Gëzim Rushiiti, Nick Markola, Ilir Rusi, Sulejman Çela, Uk Lushi, Martin Vulaj, Neim Ibrahimi dhe Mark Gjonaj).

Bleron Baraliu, në cilësinë e moderatorit, u shpreh se :“Jemi më keq se sa mund të kishim qenë, kemi qenë shumë më të organizuar se sa jemi sot, dhe dëshirojmë të jemi edhe më mirë se sa jemi deri tani”.

Image
Pamje nga takimi

Duke folur për organizmin e ri, Baraliu, tha se:’Nëse na pyesni se çfarë do të bëjmë, dhe, se cila është kauza jonë, do t’ju gënjeja në se do t’u thoja, se nuk jemi të qartë dhe nuk e dimë se çfarë do të bëjme.”

Mirë po, sqarojë ai se besojë se këtu të gjithë pajtohemi me një tezë që “jemi më keq se sa mund të kishim qenë, kemi qenë shumë më të organizuar se sa jemi sot, dhe dëshirojmë të jemi edhe më mirë se sa jemi deri tani”.

Image
Vlora Çitaku

 

Prandaj, theksojë Baraliu, unë më tepër do të mundohem të moderoj dialogun në mes nesh, pikë së pari duke e falemi nderuar secilin prej jush, për kontributin tuaj edhe në të kaluarën , pra, për të gjitha ato çfarë keni bërë dhe bëni, duke na dhënë edhe neve një nxitje dhe shpresë se mund të bëjmë diçka së bashku dhe sa më të bashkuar.

Komuniteti shqiptaro-amerikan tashmë, duket se është mobilizuar dhe po (ri)- organizohet

Këtë e ka bërë të ditur aktivisti shqiptar në Amerikë, Uk Lushi, i cili mbajti një fjalim të shkurtër lidhur me këtë (ri) organizim, ku janë përfshirë edhe disa aktivistë të dëshmuar të çështjes shqiptare në diasporë.

“Komuniteti shqiptaro-amerikan po (ri) mobilizohet. Mbrëmë, pas një takimi shumë të mirë shqiptarësh, aktivistë veteranë dhe të rinj të çështjes shqiptare, nga shtete të ndryshme të Amerikës. Ne shqiptarët kemi disa shtete, por një atdhe. Kur jemi të bashkuar gjithmonë arrijmë suksese!”, ka shkruar Uk Lushi.

Image
Pamje nga takimi

Më pas morën fjalën, edhe Avokat Martin Vulaj, Harry Bajraktari, Ilir Rusi, Richard Lukaj, Mark Gjonaj, Shpresa Xhaklli, Gëzim Rushiti,Nick Markola, Martin Shkreli,Lumi Hadri, Dr. Sulejman Çelaj, Neim Ibrahimi, dhe të tjerë.

Ndërsa, përshëndetën takimin, Kryetari I Këshillit Shqiptar Amerikan Haxhi Dauti, Ambasadorja e Republikës së Kosovës, (në largim) Vlora Çitaku, Ambasadorja e Shqipërisë, Floreta Faber – Luli, dhe diplomati Frymëzim Isufaj - diplomati që deri tani ka shërbyer në Ambasadën e Kosovës në Uashington, Frymëzim Isufaj, por që thuhet se është emëruar Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju-Jork.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat