Tërmeti me madhësi 7.5 ballë godet Gadushillin e Alaskës dhe shkakton paralajmërimin për tsunami

Amerika

Tërmeti me madhësi 7.5 ballë godet Gadushillin e Alaskës dhe shkakton paralajmërimin për tsunami

Nga: Beqir SINA - New York Më: 20 tetor 2020 Në ora: 06:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

JUNEAU, Alaska ( 19 Tetor 2020) - Një tërmet i raportuar me madhësi 7.5 ballë në Gadishullin e Alaskës të hënën shkaktoi paralajmërime për tsunami për një pjesë të madhe të komuniteteve, duke çuar disa shkolla të evakuohen dhe t'i dërgojnë studentët në toka më të larta.

Duke biseduar me disa nga familjet shqiptare në Alaska, mësuam se edhe ata si gjithë banorët e këtij gadishulli janë në pritje të tsunamit, mbas të tërmetit 7.5 ballë që goditi këtë pjesë të Alaskës.

Një shqiptar shumë afër me zonën e goditur tha se gjëja e parë është se ne po komunikojmë mirë me familjet e të afërmeve tanë, duke qenë vigjilent të presim çdo goditje dhe ndonjë tsunam , që thuhet se do të jet kësaj rradhe i fuqishëm.

Raynelle Gardner, një sekretare në Shkollën Sand Point në Aleutians East Borough School District, tha se gjërat janë të bëra gati për të pritur tsunamin dhe nxituara nga "kjo është bêrë evakuimi i shkollave dhe instucioneve publike, ndërsa janë shtuar masat mbrojtêse në spitale dhe shtëpit e pleqve”.

Disa shkolla në Rrethin Shkollor të Gadishullit Kenai ishin duke u evakuuar në qendrat e banuara në pjesët më të larta, kodrat për rreth qarkut Kenai , thanë autoritetet vendore në Twitter.

Zyrtarët e sigurisë publike në King Cove dërguan në iphone, telefone dhe rrjetet e tjera socuale një sinjal të “kuq” Alert (një alarm) me tekst duke u kërkuar banorëve në zonën bregdetare të lëviznin në zonat e banuara në kodrat e malet për rreth qendrave të banuara ku pritet të goditen pas termetit 7.5 ballë nga Tsunami.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat