Shqiptarët e Amerikë dhe vota e tyre në Presidencialet 2020

Amerika

Shqiptarët e Amerikë dhe vota e tyre në Presidencialet 2020

Nga: Beqir SINA - New York Më: 21 tetor 2020 Në ora: 21:11

6 minuta me Ditarin e Zërit të Amerikës, vlejnë më shumë sesa orë të tëra që “rrokoqiten” moderator, gazetar dhe komentator në televizionet në Shqipëri e Kosovë, pa përmendur rrjetet sociale që kanë një "katrahure".

Intervistat, u japin një leksion të mirë, të gjithë atyre gazetarëve, komentuesve dhe analistëve në medien vizive dhe të shkruar, rrjetet sociale e të tjerë, më së shumti në Shqipëri e Kosovë, se si analizohet dhe komentohet për votimin e shqiptarëve në Amerikë.

Të katër opinionistët për 6 minuta të "nxitur" - dhe "provokuar" nga pyetjet e gazetarit profesionist, dhe me nivel të lart - me përgjigjet e tyre treguan me qartësi votën e shqiptarve në Presidencialet 2020, dhe se si kanë votuar shqiptarët historikisht në Amerikë.

Por duke u ndalur te këto zgjedhje, ata kan krijuar edhe një vizion që iu duhet më së shumti, gjatë këtyre dy javëve, në Shqipëri e Kosovë, moderatorëve në televizionet shqiptare, si drejtues emisionesh kur flitet për Prisedincialet 2020, dhe të ftuarve të tyre në panele, pra gazetarëve dhe komentuesve të zgjedhjeve në SHBA.

Me këtë rast Shqiptarët e Amerikës, kanë shumë se çfarë t'ju tregojnë kudo shqiptarve se si funksionon demokracia në vendin kampion të demokracisë, sepse jo vetëm janë pjesë integrale, që e jetojnë dhe e ndjenë çdo ditë demokracinë, Amerikën, pa ato komplekset që lundrojnë disa politikan, gazetar, analist dhe moderator të televizioneve në Shqipëri e Kosovë...

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat