Grenell zbret në Michigan për të marrë vota shqiptarësh, në krah tij edhe ky shqiptar

Amerika

Grenell zbret në Michigan për të marrë vota shqiptarësh, në krah tij edhe ky shqiptar

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 18:22
Richard Grenell

Presidenti amerikan Donald Trump dërgon ambasadorin Richard Grenell në Michigan për të marrë votat e shqiptarëve, në betejë edhe ministri i Brendshëm i Lulzim Bashës në qeverinë teknike me kryeministër, Edi Ramën të vitit 2017, Dritan Demiraj.

Michigan, Wisconsin dhe Pensylvania janë tre shtetet kyçe ku Trump ka fituar 4 vjet më parë përballë Hillary Clinton dhe sot sipas sondazheve të fundit, Joe Biden po humbet terren çdo ditë në këto shtete, ku deri dy javë më parë kishte përparësi.

Ndaj fushata e Trump prej kohësh ka aktivizuar në Michigan ku ka mbi 45 mijë votues përkrahësit e së djathtës, që natyrisht janë pro Trump.

Image

Dritan Demiraj, ish-ministër i Brendshëm në kohën e qeverisë teknike, përkrahës e militant i flaktë i PD-së, i cili jeton në shtetin e Michiganit ka postuar një status në faqen e tij, ku thekson se përkrahësit e PD-së janë angazhuar fort për fushatën e Trump së bashku me ambasadorin Grenell.

“Të nderuar miq!  Sot kisha kënaqësinë që së bashku me miqtë demokratë Mond Rakaj dhe Valentin Lumaj të bisedonim me ambasadorin Richard Grenell në lidhje me angazhimin e komunitetit Shqiptaro-amerikan në grupin Trump Victory Team dhe gjithashtu ta informonim për situatën politike në Shqipëri dhe në Kosovë. 

Gjatë bashkëbisedimit kërkuam mbështetje më të madhe për komunitetin Shqiptar dhe angazhim më të madh për përmirësimin e situatës politike në Shqipëri dhe në Kosovë.

Image

Ambasadori Grenell na siguroi se një nga objektivat më të rëndësishme pas zgjedhjeve presidenciale është mbështetja e investimeve dhe projekteve strategjike në Kosovë dhe mbështeja e forcave të djathta në Europë. God bless Albania & USA”, shkruan Dritan Demiraj.

Michigani ka një numër prej 45 mijë votuesish shqiptarë, të cilët po kërkohen fort edhe prej stafit të Joe Biden. Katër vjet më parë, atje kandidoi një shqiptare për kongresmene, prokurorja Suzana Shkreli, e cila u përkrah personalisht edhe nga Barack Obama por nuk arriti të fitonte. Zonja Shkreli, ka qenë edhe në Tiranë në ndihmë të Prokurorisë Shqiptare për të reformuar Drejtësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat