Biznesmeni shqiptaro-amerikani Jim Xhema dhuron gjysmë milioni dollarë për institutin e Bob Dole

Amerika

Biznesmeni shqiptaro-amerikani Jim Xhema dhuron gjysmë milioni dollarë për institutin e Bob Dole

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 00:09
“The Dole Institute of Politics”.

Biznesmeni shqiptaro-amerikan nga Greenwich, Connecticut, ka vlerësuar punën diplomatike të senatorit Bob Dole për Kosovën, por edhe miqësinë e tij me të. Për këtë ai ka dhuruar gjysmë milioni dollarë për institutin e tij, “The Dole Institute of Politics”.

“Lidhja politike e krijuar më shumë se 30 vjet më parë mes veprimtarit shqiptaro-amerikan Jim Xhema dhe Senatorit nga Kansasi, Bob Dole u kthye në një miqësi të ngushtë personale që do të vazhdojë deri në fund të jetës”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Universiteti i Kansasit.

Po ashtu, thuhet se kjo miqësi e lindur nga një fëmijëri e ngjashme dhe respektit reciprok frymëzoi këtë dhuratë prej 500,000 dollarësh për institutin e krijuar nga Senatori.

Ky kontribut u bë në kuadrin e nderimeve të tjera si zbulimi i një statuje dhe një pllake në Prishtinë, me rastin e 30 vjetorit të vizitës së parë të Senatorin Dole në Kosovë, së bashku me gjashtë kolegë të tij.

Jim Xhema u takua për herë të parë me Dole, në vitin 1987, kur ai ishte kryetar i shumicës në Senatin Amerikan. Dole ishte një nga udhëheqësit e parë politikë amerikanë që sollën Kosovën në vëmendjen e opinionit publik në SHBA dhe në botë.

“Ai ndihmoi që të hidhej dritë mbi qëndresën historike të popullit shqiptar kundër shtypjes mizore të qeverisë serbe në vitet 1980-1990. Këto ishin vite të rënda në të cilët shqiptarët jetuan nën kërcënimin e ligjit marcial. Mirëpo në fund liria triumfoi”.

Gjatë një ceremonie të mbajtur në Prishtinë për nder të Senatorit Dole, Jim Xhema u kujtoi të pranishmëve se që të dy miqtë ndonëse vinin nga dy botë të ndryshme, kishin pasur në fakt, një fëmijëri të ngjashme. Ishin rritur në ferma bujqësore e mbrujtur me tradita të ngjashme morale e familjare.

I strukturuar si Fondi i Mundësisë “Jim Xhema” (Jim Xhema Opportunity Fund) ky kontribut financiar do të ndihmojë Institutin e “Robert J. Dole Institute of Politics” në Universitetin e Kansasit për të mbajtur programe e veprimtari të ndryshme publike e studimore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat