Kuvendi Vatra “Komisioni 5 Tetori” zgjodhi kryetar Ahmet Xhafo

Amerika

Kuvendi Vatra “Komisioni 5 Tetori” zgjodhi kryetar Ahmet Xhafo

Nga: B.S Më: 31 tetor 2020 Në ora: 21:13
Ahmet Xhafo

Kush është Ahmet Xhafo?

I lindur ne Filat të Çamerisë në një famije të njohur për bujari, mikpritje, dhe trimëri. Babai i tij, Taip Xhafo, rrjedhë nga një familje pashallarësh, dhe merrej me tregëti. Xhaxhai i tij, Kasimi kishte emigruar në SHBA para Luftës së Dytë Botërore.

Qershori i vitit 1944 ishte viti më barbar për pupullin martir çam, të cilët u gjendën të pambrojtur. Bandat gjakatare të Zervës u sulën egërsisht me krime të papara e të padegjuara. Si gjith çamët, edhe familja e Z. Ahmet Giaffo pësoi momente dramatike nga agresioni grek. Ahmeti i vogël së bashku me babain nënën, dy vëllezer, dhe tri motra, sapo degjuan për terrorin grek në Paramithi, herët në mëgjes u nisën menjeherë në drejtim të Shqiperisë. Jo nga xhadeja por nga monopatet sepse zervistët i kishin bllokuar rrugët për ti grabitur çamët, ku pastaj i vrisnin. Imazhe rrenqethëse i kujtohen Z. Giaffo, “Ua prisnin grave gishtat për unazat, veshët për vathët, ua çanin barqet e grave shtatëzanë.” Ahmeti mban mend, “Familja jonë nëpër pyje e kodra u nisëm drejt Koskës, në Vervë, Dushat e në Shalës. Grekët nga Pleshavica kishin dalë në Grykën e Bogazit nga lart e vrisnin njerëz. Në fillim familja jone u sistemua ne shtepine e zotit Zenel Kadriu i cili sapo ishte martuar e jetonte me nusen e nenën e tij. Na hapën dyert e me ne ndanë atë që kishin me bujari.”

Përkohësisht, familja e tij u sistemua në shtepinë Omer Mehmetit, që ishte mik i familjës, të cilin komunistët e kishin klasifikuar si kulak nga që ishte i lidhur me Ballin Kombëtar dhe që ishte i pasur. Giaffo kujton, “Komunistët ja kishin konfiskuar të gjithë pasurinë, por jo bujarin.” Në pranver të vitit 1945, familjarisht nisën nga Shalesi, dhe të uritur, të lodhur e rraskapitur nga rruga arritën në Sarandë, pa asnjë mbështejte nga autoritetet shtetërore. Të nesërmën, vellai i Ahmetit, i merr nënës së tij, unazat, vathët, dhe një varëse floriri për ti shitur e për të bler me to buk sa për të mbajtur frymën gjallë. Dhe keshu vazhdoi kalvari i vuatjeve për familjën Giaffo, ku dhe motra Feridja, në moshën shtatë vjeçare vdiq, si pasojë e lodhjes, semundjes, urisë, dhe traumës. Në kujtimet e Ahmetit, “Në vitet 1947-48 në Shqipëri ishte sistemi i triskëtimit. Por ata që punonin në privat nuk e përfitonin atë. Tregetohej ne 2-3 pika shitje buk misri, shumë herë nuk merrje dot se vinte me pakice. Kjo e detyron baban tonë,Taip Xhafon, që me anë të një mikut të tij,Kalosh Drini, të blej një sasi miell misri në Fushë-Kruje. Natën e mbuluam miellin me bar, por vigjilenca e spiunëve e pikasi miellin, e mori shteti, dhe babanë e futën në burg.

Në vitin1956, Ahmet Giaffon e morën ushtar dhe e dërguan në Korçë. I frymëzuar nga qëndrimet antikomuniste të familjes, nga xhaxhai i tij që jetonte në SHBA, dhe nga bindjen e tij, Ahmeti, në kohën që ishte ushtarë shfrytëzoi momentin për të shpetuar nga terri komunist. U aratis nga Leskoviku, nga Mali i Gramozit, me 12 shtator 1959, duke u futur ne Konicë, e më vonë autoritetet greke e derguan në Janinë në një repart ushtarak ku u intervistua nga ushtarakët grek dhe nga nji amerikan i CIAs. Pas dy muash, e derguan në kampin Llavrio, dhe pas dy muajsh ne ishullin e Siros, ku u miqësua me Z. Xhafer Butka nga Erseka. Ne dhjetor të vitit 1960, Ahmet Giaffo emogroi në Hartford, Connecticut, ku u bashkua me xhaxhain e tij, Kasimin, i cili në të kaluarën kishte pritur e përcjell shumë nga kryesia e Vatrës, duke përfshirë edhe Nolin e Konicën, ku gjyshja e Ahmetit u ka pregaditur ushqime çame. “Xhaxha, Kasimi me beri antar te Vatres, dhe kam patur nderin të takohem e të bashkpunoj me Qerim Panaritin, Xhevat Kallanxhiun, zotin Agim Karagjozi, e Dr. Buçaj,” rrëfen Z. Giaffo.

Pasi u vendos në tokën e lirë, në SHBA, Z. Giaffo u fut në punë, dhe krahas punës mbaroi shkollën e mesme ne Harford, sepse Shqipëria nuk ia mundësoi shkollimin. Më vonë u shpërngul me banim në Kaliforni, ku përfundoi studimet universitare, duke marrë gradën Bachellor of Science në Business Information System nga California State University në Los Angeles. Nga viti 1965 deri në vitin 1970 ka punuar si “computer programmer”, dhe nga viti 1971 deri ne 1980 shërbeu si manager of systems and programming. Nga viti 1980 deri ne vitin 2005, kur doli në pension, ishte “director of Information Technology” (IT).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat