11 Nëntori Dita e Veteranëve në Shtetet e Bashkuara

Amerika

11 Nëntori Dita e Veteranëve në Shtetet e Bashkuara

Nga: Beqir Sina Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 22:11
Foto

Sot, 11 Nëntor 2020 në Shtetet e Bashkuara është Dita e Veteranëve 92 vjetori i Luftës së Parë Botërore, që zgjati nga viti 1914 deri më 1918.

Frenk Bakëlls, 107 vjeç, mund të jetë ushtari i fundit amerikan që jeton që prej kohës së asaj që njihet si Lufta e Madhe.

Gjatë luftës, mbi 9 milion ushtarakë u vranë dhe rreth 20 milion u plagosën. Llogaritet se rreth 5 milion civilë humbën jetën.

11 Nëntori, është shpallur si Dita Kombëtare, e Veteranëve në Shtetet e Bashkuara, një festë federale kur nderohet personeli ushtarak që ka shërbyer në të gjitha luftërat amerikane.

Këtë vit po festohet festa e veteranëve, pasi trupat amerikane janë larguar nga Iraku 5 vjet më parë, duke humbur 6,828 amerikanëve që kanë vdekur në Afganistan dhe Irak.

Përfshirë edhe 3 heronjët shqiptar Marinsi i parë nga Shqipëria u vra në Irak Ervin Dervishi, dhe Marinsi shqiptar nga Lezha Gentian Marku, dhe Marinsi, Nicholas O. Cherava.

Këtë vit, po ashtu amerikanët kanë shansin të falënderojnë veteranët e Luftës së Dytë Botërore, numri i të cilëve po pakësohet me shpejtësi.

Është traditë, që Presidenti amerikan të vendosë sot një kurorë në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare të Dëshmorëve në Arlington.

Në mbarë Shtetet e Bashkuara zakonisht ditën e veteranëve mbahen ceremoni të ndryshme. Nesër është ditë pushimi dhe zyrat federale janë të mbyllura me rastin e festës.

Për herë të parë Dita e Veteranëve u festua në vitin 1919 dhe ajo njihej fillimisht si Dita e Armëpushimit. Një vit më parë, më 11 nëntor të vitit 1918, në orën 11 u vendos armëpushimi mes Gjermanisë dhe forcave aleate. Britania e nderon 11 nëntorin si Dita e Kujtimit, me një minutë heshtje në orën 11 të ditës, sipas orës lokale

11 Nëntori Dita e Kujtimit të Veteranëve, në mbarë Shtetet e Bashkuara

Kujtohen bijtë e tyre, ata që luftuan dhe dhanë jetën, duke filluar që nga Revolucioni Amerikan i vitit 1776 dhe deri në konfliktet në Afganistan, Irak dhe në Lindjen e Mesme.

Në mesin e qindra mijërave heronjëve, që ranë dhe u flijuan për flamurin e Shteteve të Bashkuara, gjenden edhe emrat e tre heronjëve Shqiptaro Amerikan, që tre 21 vjeçar, të cilët do të kujtohen përjetësisht në Ditën Përkujtimore e Veteranëve, në nderim të atyre që dhanë jetën për Shtetet e Bashkuara.

Mirëpo, ne shqiptarët në këtë ditë kemi edhe një qindra veteranë, të cilët gjatë Luftës së Parë dhe Dytë Botërore, kanë veshur uniformat dhe kanë shërbyer në Ushtrinë e SHBA, për të nderuar të mbiquajturën “gjeneratë të madhërishme” që përfaqësojnë vitet e luftës dhe unitetin e kombit Amerikan.

Në këtë Ditë Kujtimore të Veteranve, përveç një mendimi apo një lutjeje për të gjithë ata që ranë dëshmorë, për flamurin e SHBA, kujtojmë edhe të gjithë ata shqiptaro-amerikanët, që luftuan duke veshur uniformën e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, dhe ata të tre që vdiqën për flamurin e SHBA. Si dhe të gjithë ata djem e vajza të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara shërbyen për lirinë e Kosovës.

Dhe, kështu nuk ka datë të shënuar, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të mos gjeshë edhe emrin e një shqiptari . Ndërkohë, që në këtë Ditë Përkujtimore, kujtojmë veteranët shqiptaro amerikanë, veçanërisht nga luftërat e mëparshme në Vietnam, Kore, Luftë e Dytë Botërore etj, kujtojmë dhe lutemi edhe për këta tre heronjtë shqiptarë, që ranë për flamurin e SHBA në fund shekullin e XX, në Irak, e Afganistan.

Në këtë Ditë Përkujtimore, përveç një mendimi apo një lutjeje për shqiptaro-amerikanët që vdiqën duke veshur uniformën e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, do t'i listoj tre prej tyre këtu që vdiqën në këtë shekull, në Irak, pa harruar asnjë her dhe lutur edhe për të tjer të ngjashm, veçanërisht ata nga luftërat e mëparshme në Vietnam, Kore, Luftë e Dytë Botërore etj.

Në Ditën Përkujtimore të Veteranëve, këta shqiptar kundrohen me një domethënie të veçantë:

Marinsi i parë nga Shqipëria u vra në Irak Ervin Dervishi

Ervin Dervishi, një 21-vjeçar, emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shqiptari i parë që vdiq në Irak. Gjithçka ka ndodhur më 20 gusht të atij viti, ku u shënua dhe viktima e parë shqiptare në Irak. Dervishi ishte duke bërë shërbimin e tij në një pikë kontrolli të trupave amerikane. Bashkë me disa ushtarë të tjerë amerikanë, po patrullonin me makinën ushtarake.

Por brenda pak sekondash, në makinën e tyre ka shpërthyer një granatë, e cila është lëshuar nga një person që ishte shumë në distance, me makinën që po kalonte. Granatahedhësi i ka shkaktuar vdekjen tre ushtarëve amerikanë, që po patrullonin aty, bashkë me 22-vjeçarin shqiptar dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve. Granata që iu kushtoi edhe jetën katër personave, i ka zënë në befasi ushtarët, të cilët po kalonin në një zonë të populluar. Madje, ka pasur edhe shumë të plagosur irakianë.

Pas ngjarjes, shumë qytetarë janë larguar nga tmerri, kur kanë parë njerëzit të përgjakur dhe përgjysmuar. Një llotari amerikane e fituar në vitin 1999 në Shqipëri nga familja Dervishi e dërgoi Ervinin dhe familjen e tij në Teksasin verior, të SHBA-së, në muajin prill të po të njëjtit vit. Kjo familje, si shumë familje të tjera shqiptare, u nisën me ëndrrën e tyre për një jetë më të mirë, falë edhe një sponsorizueseje, e cila ishte shtetase amerikane, ata mundën të jetojnë në një zonë të Teksasit verior.

Familja iku në vitin 1999, kur vendi ishte përfshirë thellësisht në dramën e shqiptarëve të Kosovës. Shteti amë Shqipëria që e lindi dhe e rriti, efektivin i ushtrisë amerikane, 21 vjeçarin Ervin Dervishi, e ka shpallur edhe “Dëshmor i Atdheut”.

Gentian Marku ishte 14 vjeç kur preku tokën e premtuar dhe dinte vetëm katër fjalë anglisht.

Ashtu si dhe shumë të rinj, djaloshi nga Lezha kishte shumë ëndrra që synonte t’i realizonte në Amerikë, por më e madhja për të ishte që të bëhej marins i ushtrisë amerikane.

Dhe rruga e Gentianit për ta realizuar një gjë të tillë kishte marrë jetë qysh në vitin 1997, kur babai i tij fitoi të drejtën e emigrimit me llotarinë e vizave amerikane, për t’u transferuar më pas së bashku me gjithë familjen në SHBA. Kur mbërriti në Amerikë nuk e fliste gjuhën, gjë që e pengonte të zinte miq të rinj, por që e shtynte të punonte me orë të tëra për ta mësuar.

Dy vjet më parë, i shtyrë edhe nga këshillat e babait të tij kishte mbaruar “Shkollën e Këmbësorisë” dhe më pas kishte arritur të regjistrohej në kontigjentin e marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë verës së kaluar Batalioni i Parë i Regjimentit të Tetë të marinës amerikane kreu një stërvitje në bregdetin e Durrësit, në radhët e saj bënte pjesë edhe Gentiani, i cili përveç detyrave të tjera kishte ndihmuar edhe në përkthim gjatë vizitave zyrtare të ushtarakëve më të lartë dhe iderëve të qeverisë shqiptare. Djaloshi nga Lezha tashmë kthehej në Shqipëri me një anglishte mjaft të rrjedhshme, por mbi të gjitha kishte arritur ëndërrën e tij, për t’u bërë një marins i forcave amerikane.

Përveç vlerësimeve të njerëzve të njohur, Gentiani kishte merituar edhe vëmendjen e eprorëve të ushtrisë amerikane, kur në kohën e zhvillimit të stërvitjes edhe faqja zyrtare e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, “Defend America”, nuk kishte hezituar të shkruante një profil për djaloshin shqiptar. “Pjesa më e bukur e të qenit marins është nderi që quhesh me këtë emër. Janë të shumtë ata që nuk janë marins dhe preferojnë ta quajnë veten të tillë, por janë të paktë ata që kanë kurajon për ta provuar veten dhe për t’u bërë të tillë vërtet”, deklaronte Gentiani, teksa pushtohej nga emocione të shumta për rikthimin në atdhe. E kishte lënë Shqipërinë në moshë mjaft të vogël dhe as atij vetë nuk i besohej që ishte rikthyer me ëndrrën e tij të bërë realitet. Edhe pse ëndrra i kushtoi shtrejt, duke u larguar i ri.

Kur Gentiani fliste për “New York Times”

Shtatë ditë përpara se të binte në luftë, djaloshi shqiptar Gentian Marku do të përmendej nga e përditshmja prestigjioze amerikane “Nju-Jork Tajms”. I pyetur nga gazetari amerikan, Gentiani do të tregonte kujtimet për shokët e tij marinsa, që kishin humbur jetën duke luftuar përkrah tij në betejat e ashpra për Falluxhën. Në tetë ditët e para të kësaj beteje, Batalioni I i Regjimentit VIII, ku bënte pjesë edhe djaloshi shqiptar, kishte pësuar humbje të rënda, ishin vrarë dhe plagosur të paktën 42 vetë.

Në këtë betejë Gentiani kishte humbur edhe një nga miqtë e tij më të mirë, rreshterin Lonny D. Wells, vdekja e të cilit e kishte hidhëruar pa masë djaloshin shqiptar. “Ai ishte një shok mjaft i mirë, i pëlqente shumë të luante me letra”, deklaronte për “Nju-Jork Tajmsin”, Gentiani. Ndoshta as ai vetë nuk priste të pësonte të njëjtin fat me mikun e tij. Në betejat e egra që u zhvilluan në Falluxha, do të binte si një hero i vërtetë edhe marinsi shqiptar, i cili dikur kishte thënë se “të qenit marins më bën të ndihem krenar për të dyja vendet e mia, Shqipërinë dhe Amerikën”.

Nicholas O. Cherava

Nikolas O. Cherava ishte aq krenar për trashëgiminë e tij shqiptare se ai kishte tattooed një flamur shqiptar në gjoksin e tij. Ai ishte një marins ashtu si babai i tij që kishte qenë një oficer Marinse. Babai i tij ishte komandant Thomas Robert Oresti Cherava.

Duke u rritur në Ontonagon, Michigan, nëna e tij kujton kur ishte në moshën 8 vjeçare dhe e pyeti për të blerë një flamur më të madh amerikan.

"Ai ishte gjithmonë patriot," tha ajo.

Nicholas O. Cherava u vra nga një bombë pranë Karmah në Irak më 5 tetor 2005. Ai ishte 21 vjeç.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat