“Rruga e Pavarësisë së Kosovës fillon me Kongresistin Joe Dioguardi në Washington”

Amerika

“Rruga e Pavarësisë së Kosovës fillon me Kongresistin Joe Dioguardi në Washington”

Nga: A.M. Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 19:48
Joe DioGuardi

Ish-kreu i Ligës Shqiptaro-Amerikano, Joe DioGuardi ka dhënë një kontribut të madh për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.

Është publikuar videoja  “Rruga e Pavarësisë së Kosovës fillon me Kongresistin Joe Joe DioGuardi në Washington”, në të cilën shfaqen deklaratat e DioGuardit për Kosovën, shkruan "Bota sot".

Në këtë video shpaloset puna kruciale e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane nga viti 1990 deri më 1999—punë kjo e cila solli në vëmendjen ndërkombëtare shtypjen serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, e cila mandej vazhdoi edhe me akte gjenocidi.

Video fillon me konfrontimin e Joe DioGuardit me Kongresisten serbo-amerikane Helen Delich Bentley gjatë dëgjimit historik kongresional të datës 24 prill 1990 përpara Komisionit Kongresional për të Drejtat e Njeriut, të udhëhequr nga Kongresisti Tom Lantos. 

Po ashtu, video përfshinë edhe një segment të intervistës së Shirley Cloyes DioGuardit dhënë për CNN më 30 mars 1999, menjëherë pas intervenimit ushtarak nga SHBA dhe Evropa kundër Serbisë për të ndaluar luftën në Kosovë.

Video përfundon me fjalimin hyrës të kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq të dhënë me 15 shkurt 2002 para Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për Krime të Luftës në Ish-Jugosllavi, gjatë së cilit ai akuzon Joe DioGuardin dhe Ligën Qytetare për burgosjen e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat