Kosova, nyje e zgjidhjes së krizës Ballkanike!

Amerika

Kosova, nyje e zgjidhjes së krizës Ballkanike!

Nga: Prof. Nijazi Halili Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 21:17
Nijazi Halili

Procesi i zgjidhjes së çështjes  Kosovës, ka impakte të drejtpërdrejta mbi faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan dhe të ritmeve të integrimit të tyre në strukturat euro-atlantike.

Veçanërisht, Bashkimi Evropian duket që më së shumti i sheh dhe i konsideron proceset në Ballkanin Perëndimor në mënyrë rajonale më shumë sesa individuale. Në këtë kontekst, çdo hap i matur por edhe i shpejtë drejt përmbylljes së çështjes së dialogut Kosovë-Serbi është dinamizim pozitiv i procesit të integrimit të vendit, i faktorizimit të shqiptarëve në Ballkan dhe i integrimeve rajonale në BE dhe NATO.

Pa procesin e integrimit të Kosovës në BE dhe në strukturat euro-atlantike, çështja e Kosovës do të mbetet nyja e rëndësishme e pashmangshme, sikundër është edhe nyje qendrore e zgjidhjes definitive te krizës Ballkanike të njëzet viteve te fundit.

Pjesë të shkëputura nga libri në proces: Njohuri mbi Bashkimin Evropian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat