Post-mortem: Zeqir “Ziggy” Berisha (1942 - 2018)

Amerika

Post-mortem: Zeqir “Ziggy” Berisha (1942 - 2018)

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 2 janar 2021 Në ora: 19:50
Zeqir “Ziggy” Berisha

Sipas një nekrologjie të shtëpisë mortore thuhet se Zeqir Berisha, ose si e thërrisnin amerikanët Ziggy - ka lindur në Sllovi, një fshat në Kosovë, më 24 prill 1942. Vdiq më 2 Janar 2018, në qytetin Waterbury – Connecticut.

Dy vjet më parë nuk ishte e pazakontë të shihje një furgon të veçantë me ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe blu nëpër rrugët e Waterbury, nga shqiptar amerikani Zeqir Berisha - “Ziggy the Flagman”.

Për vite të tëra, “Ziggy the Flagman” e ngaste atë, automjet duke treguar dashurinë e tij për vendin e tij ku jetonte. Ai shpesh dilte me furgonin e tij dhe valonte flamurin amerikan së bashku me flamurin kuq e zi në 28 Nëntor, Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, gjersa të tjerët e shikonin me habi.

Image

Bëhet fjalë për shqiptarin nga Kosova, Zeqir Berisha, i njohur me nofkën “Ziggy Flagman” në vendin e tij.

Ziggy ishte një ikonë në Waterbury, i cili ndate shpirtin e patriotizmit në të gjithë qytetin dhe ishte i dashur për të gjithë. “Ai është një ikonë e Waterbury dhe një person që është respektuar”, ka thënë përfaqësuesi i qytetit Waterbury, Geraldo Reyes.

Trupat amerikane shpesh i dërguan letra vlerësimi atij. Njejtë bënin edhe fëmijët në shkolla, ai u fliste atyre për rëndësinë e flamurit amerikan, shkruante ato ditë të ndarjes nga jeta të “Ziggy the Flagman” , televizioni lokal News8 I Waterbury.

Ziggy vdiq në 25 Dhjetor 2018, pas një sulmi në zemër në moshën 76 vjeç.

Image

Djali i tij, Aliu i tha News8 se çfarë rëndësie kishte për Ziggyn që të valonte flamurin dhe të tregonte dashurinë e tij për Amerikën. “Kur e kapte shtizën, e bënte të ndihet gjallë”, tha Aliu.

“Ai ndihej më mirë mentalisht, psikologjikisht, emocionalisht”

Kryetari i Bashkisë së qytetit Waterbury Neil O’Leary, për vdekjen e “Ziggy The Flagman”: lëshoi një deklaratë : “Sot ne mbajmë zi për humbjen e Zeqir “Ziggy the Flagman” Berisha. Ziggy do të kujtohet përgjithmonë si një patriot i zjarrtë dhe një punonjës i përhershëm i komunitetit të Waterbury. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen dhe miqtë e Ziggy-t gjatë kësaj kohe të vështirë”.

“Ziggy the Flagman” (Zeqir Berisha) ka lindur në Kosovë dhe ka ikur kur ishte nën sundimin komunist.

Image

Ai largua për në Shtetet e Bashkuara ligjërisht dekada më parë dhe djemtë e tij thonë se e donte flamurin aq shumë për mundësitë që Amerika ishte në gjendje t’ia siguronte. “Sepse nga ku erdhi ai nuk kishte lirinë që kishim”, ka thënë djali i tij, Alex.

Sipas shtypit local për shkak të ndikimit të tij, katër prej pesë djemve të Ziggy-t përfunduan duke shërbyer në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Djali tjetër punoi për qeverinë federale.

Përfaqësuesi i shtetit, Geraldo Reye, thotë se ka diskutime paraprake për një lloj memoriali për t’u ndërtuar për nderin e Ziggy-t, kanë pohuar mediet e qytetit të Waterbury. “Ka patur tashmë njerëz që kanë filluar spekulimet dhe të menduarit për të realizuar diçka, por ende në fazën e diskutimit”, tha Reyes.

Kush ishte Zeqir Berisha:

Image

Babai i tij, Nuhiu, ishte një fermer dhe nëna e tij, Adilia, vdiq kur ai ishte tre vjeç. Në atë kohë, si gjithë Kosova edhe fshati i prindërve të tij Sllovi, ishte nën sundimin komunist të asaj që nuk egziston më të ish Jugosllavisë, që u shpërbë me 1990.

Përndjekja e shqiptarve dhe gjëndja e keqe si ka deklaruara ai vet bëri që në vitin 1962, Ziggy iku dhe kërkoi azil në Austri. Ai pastaj tranëzit kaloi disa kohe në kampet e refugjatëve në Itali kampi i Letinjes në periferi të- Romës, ku ai mbasi fitoi statusin politik me ndihmën e të arratisurve nga Shqipëria, që i bën atij dhe disa shokve te tij nga një gaeanci, ai hyri ligjërisht në SHBA, në 1969 nëpërmjet areportit JFK të New York Cityt.

Image

Si ka treguar ai vet kan qenë disa shqiptar te vjeter që kishin ardhur para tij në Waterbury CT, ish të arratisur ata nga rregjimi i Enver Hoxhës, në Shqipëri, që u kujdesën për Zeqir Berishën, duke e rregulluar menjëherë në një punë në qytezën industriale Scovill Manufacturing në Waterbury.

Menjëherë pas kësaj ai u takua me dhe u njohë për së afërmi me atë që lidhi dashurinë e jetës së tij, Blanca Gutierrez (nga Kolumbia) me të cilën në atë kohe ata ishin të dy nxënës në një klasë të gjuhës angleze, që shërbente për integrimin emigrantëve në Shkollën Mesme Crosby, në qendër të qytetit Waterburyt.

Ata u martuan 45 vjet më parë dhe i qëndruan besnik njeri tjetrit deri në vdekje, derisa tre vjet më pare, se të videste Zeqir Berisha, në vitin 2015 - vdiq bashkëshortja e tij, që kishin qëndruar se bashku të pandarë.

Ziggy dhe Blanca kishin pesë djem dhe të pesët kishin dy vjet në mes tyre (nga viti 1970 deri më 1978). Ziggy si njihej nga amerikanët ngaqë nuk e thërrisnin dotë Zeqir, kaloi shumicën e viteve si një punëtor i pavarur dhe punëtor ndërtimi për Unionin lokal 390.

Ai në këtë qytet ishte i njohur më së shumti si "Njeriu Flamur", për shkak si ishte i dalluar për patritozimin e tij të zjarrt - për veshjet e tij - i gjithë me ngjyrat e flamurit Amerikan: të kuqe, të bardha dhe blu.

Ziggy me patriotizmin e tij energjik dhe dashurinë për liri e demostroi ate në cdo rrugë e shesh të qytetit ku jetonte por edhe ne Uashington e Nju Jork, nëpër rrugë e sheshe , nëpër parqe, ne cdo ngjarje të rëndësishme kombëtare Amerikane në të gjithë Waterburyn.

Kur dilite Ziggy i veshur me ngjyrat e flamurit amerikan dhe duke valvitur një flamur të madh amerikan të gjithë fëmijët e qytetit dhe banorët e lagjes i ngjiteshin nga pas duke demostruar patriotizëm të flakët nëpër rrugët e qytetit të Wareburyt - duke thirrur me të madhe “USA! USA! - God Bless America!”, shkruanin gazetat dhe televizionet shfaqnin atmosferen patriotike qe krijonte vetem ai.

Fëmijët e shkollave të qytetit - ditën që ai vdiq, dhe deri sa e përcollën për ne varrim derdhen lot, u luten dhe ndezën qirinjë , vendosën lule si dhe lanë shënimie të shumta, pranë automjetit të punës së tij - i cili qëndronte i parkuar para shtëpisë mortore.

Ndersa, veteranët e luftës thanë se Ziggy do të kujtohet me dashuri dhe respekt për dashurinë e respektin e tij që tregojë gjithmon për veteranët, e “Tokës së Bekuar”, si i quante ai Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruajten gazetat e qytetit dhe televizioni lokal i Waterburyt.

Mirëpo, ai do të kujtohet gjatë po ashtu edhe nga shqiptarët e Amerikës, komuniteti shqiptar qe e njohu kontributin e tij kombetar, sidomos ai i diasporës së vjetër, por edhe i dy a tre dekadave të fundit, qe u lidhen me Zeqir Berishen per ceshtjen e Kosovës, lirine e te drejtat e shqiptarve ne trojet e tyre, shërbimin dhe kontributin e tij në komunitin shqiptar kur dilte ai me flamurin kuq e zi që e mbante te pa e ndarë nga ai Amerikan.

Shqiptari nga Kosova Zeqir "Ziggy" Berisha modeli i patriotit shqiptar në SHBA

Për shqiptarin nga Kosova Zeqir "Ziggy" Berisha, ka shkruar shumë shtypi amerikan, por shumë pak dhe për të mos thënë hiç fare shtypi shqiptarë. Mbasi ai jo vetëm në çdo veprimtari u dallua me flamurin amerikan por Zeqir Berisha, si e ka emrin e vertet për më shumë se pesë dekada në SHBA, pothuajse nuk la demostrat kundra sllavo komunizmit pa dalë në New York, dhe Washington, me flamurin tonë kombëtar kuq e zi - pa yllin e komunizmit.

Megjithatë, shkruante gazeta “The Republican-American”, ai ishte një njeri që flet të vërteta të thjeshta pa lustrim rreth tmerreve, që ka parë në të kaluarën e tij në Kosovë, gjatë sundimit sllavo – komunist dhe tani shpreh kudo dashurinë e tij për Amerikën.

Zeqir Berisha, i njohur më së mirë në qytetin Waterbury si “Ziggy”, ka qenë i pranishëm në çdo festim në këtë qytet për të nderuar pavarësinë e Kosovës, ka thënë një zyrtar i lart i këtij qyteti – zoti JoeGeary, drejtor operacionet për qytetin e Waterbury, duke shtuar se “ Ai është si një ikonë ndërkombëtare për patriotizëm”.

Ai ka qenë një nga mbështetësit më të fuqishëm të luftës kundra terrorismit në Irak dhe Afganistan në kohën e administratës së Presidentit Bush, dhe përkrahjes dhe mbështetjes amerikane për Kosovën. “Këtë vend e ka parë Zoti – është vend i bekuar” therriste ai më të madhe, në mes të turmave së protestuseve, një dekadë më parë, të cilët, kish dalë të mbeshtetnin athëhere presidentin Bush kur SHBA sulmuan Irakun dhe rrëzuan Sadam Huseinin.

“Çdo të mirë e kam parë nga ky vend – unë dhe gruaja ime “, thërriste ai ndërsa gazetarët i ndiqnin veprimet e tija në atë protestë. Ai u tregonte gazetarve se kur ishte nën “Ish Jugosllavi” e cila nuk egzistone më, pasi ajo u shkërmoq, atij çdo gjë i ishte mohuar, dhe se ka jetuar nën frikën dhe presekucionin policor, vetëm e vetëm se ai ishte shqiptarë. Çka dhe e detyrojë atë dhe familjen e tij të emigrojë – vjet më parë, në SHBA-së.

Mirëpo, me urrejte ai fliste edhe për regjimin e diktatorit komunist Enver Hoxha në Shqipëri, megjithse ai nuk kishte jetuar në Shqipëri, por kishte pasur shumë miq dhe shok nga legaliteti dhe Balli kombëtar, patriot e atdhetar të vërtet që e kan motivuar të ishte gjatë asaj kohe edhe kundërshtar i perbetuar e Enver Hoxhës në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat