Lidhja Qytetare Shqiptare Amerikane, përshëndet “Lirinë dhe Demokracinë për Kosovën"

Amerika

Lidhja Qytetare Shqiptare Amerikane, përshëndet “Lirinë dhe Demokracinë për Kosovën"

Nga: Beqir Sina Më: 24 janar 2021 Në ora: 21:28
Arkiv

Fotografi të rralla të vitit 1990, Rugova dhe delegacioni nga Kosova në Kongresin amerikanë duke kërkuar Republikën e Kosovës, janë marrë nga arkiva e veprimtarit të dalluar të komunitetit zotit Zabit Bytyqi

NEW YORK / WASHINGTON D.C. : Në këto fotografi shihen personalitete të shumta me rëndësi dhe ndikim në politikën kosovare, të asaj kohe, përfshirë këtu edhe vetë organizatorin e dëshmisë së parë, në Kongresin e Amerikan, të një delegacioni të madh nga Kosova, me në krye liderin e shqiptarëve Ibrahim Rugova, Anton Belushi, dhe akademiku Rexhep Qosja, akademik Fehmi Agani, e të tjerë.

DioGuardi sjell Grupin e madh të personaliteteve nga Kosova, në SHBA, për të marrë pjesë në një dëshmi para Kongresit për të Drejtat e Njeriut të drejtuar nga kongresisti i ndjer Tom Lantosh.

Prill 1990: Lidhja Qytetare sponsorizon një delegacion prej dhjetëra udhëheqësish shqiptarë nga Kosova për të dëshmuar kundër okupimit të Millosheviçit në Kosovë në një seancë dëgjimore historike të Kongresit për të Drejtat e Njeriut për Kosovën në Uashington dhe për t'u nderuar në një darkë historike në Hotel Sheraton në New York City , të ndjekur nga 2,700 Shqiptaro Amerikanë, për të "Përshëndetur Lirinë dhe Demokracinë për Kosovën".

Këto fotografi janë shkrepur nga pjesëmarrësit, gjatë takimeve në New York City, dhe Washington D.C., takimet në Kongresin Amerikan, ku më shumë se 30 personalitet e larta nga Kosova, erdhën për herë të parë me ftesën e Dioguardit, Lidhjes Qytetare Shqiptare Amerikane, që të kërkojnë Republikën e Kosovës.

Si shihet edhe në këto fotografi në Washington në këto takime të veçanta është përfshirë, edhe Dr. Elez Biberaj, Ambasadori William Edwin Ryerson (a Career Foreign Service Officer served as the US Ambassador Extraordinary and Plenipotentiary to Albania from 1991 until 1994), veprimtari Harry Bajraktari, flinatropisti i madh shqiptar Xhim Xhema, Profesor Sami Repishti e të tjerë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat