Si e gjeta Kosovën në Amerikë?

Amerika

Si e gjeta Kosovën në Amerikë?

Nga: Agim Vuniqi Më: 24 prill 2021 Në ora: 16:41
Agim Vuniqi

Më tepër se 1300 ushtarë të Gardës Nacionale dhe të ushtarëve reserve largohen nga Camp Atterbury për t’u dislokuar në Kosovë, ata do të jenë pjesë përbërse e kontigjentit të ushtarëve KFOR 11. Ata u nderuan në ceremoninë e rastit më 19 janar, 2009, në ndërtesën nr. 4, të gardës Kombëtare në Camp Atterbury. Divisioni i 40-të i këmbësorisë të Gardës Kombëtare të Armatës së Kalifornisë, me bazë në Los Alamitos, Kaliforni, do të udhëheq Forcat Detyruese Skifter “Task Force Falcon” në kuadër të forcave detyruese (Lindje) si pjesë e forcave të udhëhequra nga NATO, të forcave të Kosovës (KFOR). Së fundmi forcat detyruese kompletuan trajnimin post mobilizues në Camp Atterbury. Misioni i forcave detyruese është të mbikqyrë dhe të zbatoj operacionet paqesore nën udhëheqjen e SHBA, të Forcave detyruese shumëkombëshe të sektorit Lindje të Kosovës që starton në pranverën e vitit 2009. “Ne do të ndihmojmë për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët në këtë sector” tha Gjeneral Brigade Keith Jones, general komandant i KFOR 11 të Forcave Detyruese Skifter. Trupat tona kanë kryerë trajnimin më të mire të mundshëm për t’i përgatitur ata për punën që kanë përpara”. Pjesa më e madhe e Forcave Detyruese të Skifterit janë nga Garda Nacionale e Kalifornisë, megjithatë, atyre do t’u bashkohen në mision edhe Regjimenti i Aviacionit 1-207- të Gardës Kombëtare të Alaskës, Kompania C, përkrahja e përgjithshme e Batalionit 1-169 të Aviacionit të Gardës Kombëtare të Maryland-it, të Kompanisë së 753-të për shkatrrimin e eksplozivit (EOD) të Gardës Kombëtare nga West Virginia, dhe nga Grupi Rezervë i Mjeksisë 176 i Armatës Amerikane me bazë në Garden Grove, në Kaliforni.

Akademia ushtarake e Indianës është themeluar në shkurt të vitit 1956. Një shkollë e tillë për nevoja të ushtrisë është e pesta që është krijuar në SHBA. Tash janë 52 shkolla të tilla për operacione ushtarake në tërë SHBA. Procesi dhe standardet e larta të Akademisë ushtarake të Indianës janë vlerësuar në rrethin ushtarak në nivel lokal dhe nacional. Ky pranim ka rezultuar në përgatitjen e conferences nacionale, të sponsoruar nga Buroja e Gardës Nacionale dhe vijuar nga delegatët nga të gjitha shtetet, plus Alaska, Hawaii dhe Puerto Rico, e mbajtur në Indianapolis në janar të vitit 1957. Shumë nga operacionet teknike të realizuara nga ekipet e specializuara në Akademinë ushtarake të Indianës janë rekomanduar nga Buroja e Gardës Nacionale për adoptim nga tipet e shkollave të ngjashme në SHBA. Sot Akademia Ushtarake e Indianës jo vetëm që ofron trainim për kandidatët për Oficerë, por ofron edhe trajnim me armë luftarake për të gjitha nivelet e oficerëve.. Akademia është gjithashtu burim primar për aftësi profesionale ushtarake (MOS-Military Occupational Skills) kualifikime për mbështetje luftarake, dhe për ngritjen e aftësis luftarake MOS's për ARNG, USAR dhe është pjesë e Sistemit të përgjithshëm arsimor të Ushtrisë (armatës).

Qendra për stërvitje të forcave të përbashkëta manevruese (Camp Atterbury) është aktivizuar në shkurt të 2003 për të mbështetur operacionin "Iraqi Freedom". Camp Atterbury pranon dhe proceson individë jashtë njësive-personel me njohuri ( civil dhe ushtarak nga të gjitha degët e forcave të armatosura) për transferim dhe ritransferim për/nga teatri i operacioneve. Kamp Atterbury shërben si Platformë e fuqishme projektuese (PPP) për mobilizim të të njësive rezerviste të Ushtrisë Amerikane dhe të njësiteve ushtarake të Gardës Nacionale. Eshtë në përgjegjësi të Kampit Atterbury për të koordinuar shiqimin mjekësor dhe stomatologjik, çështjet specifike si veshja dhe paisjet, njohja për së afërmi me armë dhe aftësimi, stërvitje individuale specifike nga teoria, dhe koordinimin e lëvizjeve të personelit në fushën e operacioneve. Kampi Atterbury pranon, procedon, paisë, trajnon dhe transferon personelin sipas urdheresave për transfer në bazë të Urdhëresës për Transfer të publikuar nga FORSCOM dhe nga Ushtria e Parë Amerikane.

Qe disa vite Camp Atterbury është vendtakimi i shumë shqiptarëve nga shumë shtete të Amerikës, të angazhuar në kompani të ndryshme të cilat kanë arritur të kontraktojnë punë me Ushtrinë amerikane "US Army", apo me vet Departamentin e Mbrojtjes. Disa nga to si General Dynamics që është agjensi e njohur federale, pastaj ANS dhe së fundi Akimo, që e rrëzoi nga garimi konkurentin e drejtpërdrejtë ANS, janë kompani të njohura të cilat kryejnë punët e trajnimit të ushtarëve, duke angazhuar COB (civilët në fushëbetejë) pastaj numër të madhë të përkthyesve, duke u marrë edhe me hartimin e skenareve për të simuluar ngjarjet reale me të cilat eventualisht do të përballen ushtarët. Angazhimi i tyre i drejtpërdrejtë u mundëson edhe subkontraktorëve të zgjërojnë profitin, siç ishin më heret Ginn Group, pastaj ajo shqiptaro-amerikane Valbin, të cilat punësonin shqiptaro-amerikanët e zgjedhur, të cilët jepnin kontributin për të ushtruar sa më mirë ushtarët amerikanë të angazhuar në stërvitjet e projektuara sipas planit të NATO-s, pjesë e kontigjentit të forcave shumëkombëshe të angazhuara në kuadër të operacioneve ushtarake në Kosovë të emëruara KFOR të renditura pas nënshkrimit të marrëveshjes ushtarake në Kumanovë më 12 qershor, 1999, kur edhe kapituloi ushtarakisht ushtria serbe, e cila kishte përgatitur operacionin "Patkoi" për të asgjësuar fizikisht dhe materialisht shqiptarët.

Kronikët e kohës shënonin se shtatmadhoria serbe në planin e vet luftarak i kish besuar Korpusit të Prishtinës që t'i mbajë dy vija të mbrojtjes, pikësëpari atë Pejë - Gjakovë - Prizren, me postblloqe të forta në Morinë, Gorozhup, Pashtrik, Koshare e Kozhnjer e me mbështetje nga Korpusi i forcave speciale, për ta ndaluar kalimin e kufirit; pastaj vijën Leposaviq - Mitrovicë - Vushtri - Prishtinë - Ferizaj, me mbështetje nga elemente të Armatës 3 të stacionuara në Serbi. Për ta reailzuar këtë detyrë, Gjen. Pavkoviç e kish vendosur nga një brigadë të blinduar në Prishtinë e në Ferizaj, ndërsa në Mitrovicë e në Pejë, gjegjësisht në Gjakovë e në Prizren, nga një brigadë të mekanizuar.

Deri me nisjen e fushatës ajrore të Natos, angazhimi i ushtrisë serbe qe kufizuar në nivelin taktik, si pengesë në kufi dhe si mbështetje e fortë e prapavijë e MUP-it. Me nisjen e bombardimeve, ushtria e ktheu tërë Kosovën në fushëbetejë, duke e shkrehur Operacionin Patkoi me qëllim të shkatërrimit definitiv të UÇK-së. Së pari, në Gjakovë, në Prizren, në Ferizaj dhe në Gjilan u dërguan përforcime nga njësitë e Nishit dhe nga Korpusi i Leskocit. Pasi u shtërngua kësisoji vija e kufirit, Korpusi i Kragujevcit në bashkëpunim me MUP-in u lëshuan tatëpjetë prej luginës së lumit Ibër, në një demonstrim flagrant të dhunës ekscesive. Prej Mitrovicës nëpër Vushtrri e Prishtinë e më tutje drejt jugut, Korpusi i Kragujecit i shtyu para me zjarr e hekur mëse 1.5 mil civilë, me qëllim që, bashkë me popullsinë civile, ta shkulë e ta rrokullisë me çdo kusht edhe UÇK-në drejt kufirit, ku, sipas planit serb, po e priste sopata. Ndërkaq, Korpusi i Uzhicës, pjesë e Armatës 2, kish zënë pozita të reja në Sanxhak që në shkurt 1999, për t'ia prerë UÇK-së mundësinë e kundërveprimit drejt Tregut të Ri (Novi Pazarit) e për ta shtuar trysninë kundër Mitrovicës dhe Pejës.

Operacioni Patkoi u zbatua me qëllim final që të zbrazet Kosova nga popullsia shqiptare, meqë ish kuptuar mirë se vetëm ashtu do të çrrënjoset UÇK-ja. Në vazhdën e këtij operacioni, forcat serbe, në bashkëpunim me MUP-in dhe vullnetarët lokalë serbë, i përsëritën krimet më të neveritshme të luftës nga vitet 90. Drita e blertë për Operacionin Patkoi është lëshuar nga Këshilli i sigurisë, më konkretisht nga Millosheviçi e Jovica Stanishiçi, mbikëqyrja strategjike ishte detyrë e Këshillit Suprem Ushtarak, të vendosur në bunkerin komandues në Beograd, ndërsa komandant operacional ishte vet shefi i shtatmadhorisë serbe, Gjen. Dushan Samarxhiç. Operacioni Patkoi u zhvillua nën komandë të ushtrisë, por në bashkëpunim të ngushtë mes ushtrisë, MUP-it dhe ekstremistëve lokalë serbë, të njohur me emër. Operacioni u pasurua me forma jokonvencionale, të panjohura nga Bosnja e nga Kroacia; një numër i njësive policore e ushtarake kishin urdhër të prerë t'i heqin uniformat çdo dhjetë ditë e të veshen civilë, për ta shtuar konfuzionin te UÇK-ja e për t'i mbuluar gjurmët e krimeve në rast të disfatës (meqë rezultati i kësaj lufte, për dallim të asaj në Bosnje, nuk ishte i ditur që prej fillimit). Më tej, Kobrat dhe Sokolat u veshën në uniforma të UÇK-së dhe kryen aksione diversive në prapavijë të UÇK-së, në Alpet Shqiptare, si dhe brenda në Shqipëri. Njësitë e angazhuara kundër pozitave të UÇK-së kishin tanke moderne M-84 dhe aso T-55, transportues të blinduar dhe automjete të blinduara vëzhgimi të prodhimit rus e gjermanolindor, topa e hauvica prej 105 mm e 122 mm, topa 130 mm, hauvica repetitive 122 mm, hauvica 152 mm e 155 mm, mortaja 82 mm 120 mm, si dhe sisteme raketore, YMRL-32 128 mm e raketahedhës shumëgrykësh M-63. Në këtë arsenal bënte pjesë edhe raketa ruse tokë-tokë FROG-7, e cila nga një largësi prej 100 km terrorizonte pa dallim rajone të tëra civile nën kontroll të UÇK-së. Serbët patën mbështetje me zjarr prej regjimentit të aeroplanëve M-21 në Prishtinë, prej Njësisë transportuese në Nish, pjesë e Brigadës 63 parashutiste të Korpusit Special, si dhe nga regjimenti i aviacionit i stacionuar në aeroportin ushtarak të Kralevës.

Krahas armatimit konvencional, ushtria serbe në javët e fundit të konfliktit me UÇK-në i vuri në përdorim edhe helmet luftarake, sarin dhe tabun. Ajo i rrahu pozitat e UÇK-së, kryesisht të Brigadës 138 AR në vijën e kufirit shqiptar, me predha me mbushje helmuese, duke i rrezikuar kështu me dije jetërat e dhjetëramijëra ikanakëve civilë, pleq, gra e fëmijë, që kishin marrë arratinë drejt Shqipërisë. Angazhimi i ushtrisë prej shfaqjes së UÇK-së e deri te tërheqja e Beogradit nga Kosova në qershor 1999 ka shkallëzuar pra, progresivisht brenda tri vjetësh, prej goditjeve taktike më 1996 e deri te operacionet e nivelit strategjik më 1999. Fillimisht angazhimi i ushtrisë ishte i kufizuar, vetëm në vijën e kufirit ndërshqiptar, meqë Beogradi kish hedhur në luftë brenda Kosovës forca të mëdha të MUP-it, të motivuara, të pajisura mirë e me përvojë lufte, dhe s'kish interes të shkaktojë kot shkallëzim diplomatik. Poashtu, ushtria i kish vënë në dispozicion të MUP-it facitilitetet dhe infrastrukturë n e vet. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për ta shtypur UÇK-në. Gradualisht, ushtria serbe zuri të angazhohet kundër UÇK-së gjithnjë e më tepër edhe në brendi, me artilerinë e vet të rëndë dhe me njësitë tankiste, fillimisht në ofenzivën e majit 1998, e derisa u hodh në sulm me gjithëçka që kishte, në shkurt - qershor 1999. Por, tërbimi i ushtrisë serbe kundër popullsisë shqiptare dhe joserbe u kthye si bumerang shkatërrues kundër vet Beogradit, meqë ai praktikisht u bë casus belli që e provokoi ndërhyrjen e Natos në Kosovë..."Tashme eshte e qarte se Beogradi e ka pergatitur operacionin e spastrimit etnik ne Kosove, me emrin e koduar Operacioni Patkoi, qe prej disa muaj me pare--per tu vene ne veprim me fillimin e bombardimeve te NATO-s. Si rezultat, ndersa avionet luftarake te NATO-s sulmonin sistemet e mbrojtjes kunder ajrore Serbe dhe kazermat e boshatisura ne Beograd, Ushtria Jugosllave dhe forcat paraushtarake ne terren qene ne gjendje te spastronin pjese te medha te provinces nga popullsia Shqiptare. Pra debimi i popullsise civile nuk ishte thjesht nje veprim i pamenduar kahmarrjeje i motivuar nga urrejtja etnike, por levizje te menduara mire me nje synim ushtarak. Kriza e refugjateve ka destabilizuar Maqedonine dhe Shqiperine dhe e ka detyruar NATO-n te perfshihet ne perpjekje humanitare per te siguruar ushqime dhe strehim, duke i veshtiresuar keshtu edhe me teper pergatitjet e NATO-s per nje sulm tokesor....më tutje kjo analizë vazhdon: Disa burime diplomatike perendimore kane pranuar qe NATO ka pasur disa detaje te operacionit Patkoi qe ne muajin Janar--pra, pothuajse tre muaj perpara se te fillonte--por megjithate aleanca nuk mundi te konsideronte shkallen e kesaj katastrofe. Kur me ne fund Perendimi filloi te debatonte per nje sulm nga toka ne Kosove, nga muaji Prill, Miloshevic ishte teper i pergatitur per nje mundesi te tille.etj, etj.....nga kjo analizë voluminoze e Xhorxh Robertson me titull "Kosova gjatë një viti në vazhdim-arritje dhe sfida", më mirë problematika, e cila është shtjelluar me gjuhën diplomatike! : (http://www. nato.int/ docu/other/ al/kosovo- al.pdf).

Më 1976 ka diplomuar shkencat në Universitetin Politeknik të Kalifornisë“California Polytechnic State University”, Planifikimi urban dhe regjional, San Luis Obispo, Kalifornia, ka kryer mastersin në Shippensburg University, Shippensburg, Pennsylvania, më 1996. Të njejtin vit më 1996 ka kryer ka kryer Kolegjin “U.S. Army War College” në Carlisle Barracks, Pennsylvania. Më 2005 ka fituar statusin e dyfisht dhe titullin 10/32 JTF-Commander’ s Course Camp Dawson, West Virginia. Më 2008 ka kryer Kursin e kombinuar të operacioneve në ajr dhe në gjithësi “Combined Air and Space Operations Senior Staff Course”, në Hurlburt Field, Florida

Gjeneral Brigade Keith D. Jones është Asistent Agjutant Gjeneral – i Armatës, të Gardës Kombëtare të Kalifornisë, i cili është në shërbim edhe si Zëvendës Asistent Agjutant Gjeneral, i Divisionit të Armatës. Në këtë kapacitet Gjeneral Brigade Johns i përgjigjet Komandantit të Gardës Kombëtare të Kalifornisë për çështje që I përkasin organizimit, trajnimit dhe mobilizimit të njësiteve dhe ushtarëve të Gardës Kombëtare të Kalifornisë. Gjenerali Jones është komisionuar më 1973 nëpërrmjet të Akademisë ushtarake të Kalifornisë. Para kësaj ai kishte shërbyer si anëtar i regjistruar I Batalionit të Dytë të Kompanisë B, të Këmbësorisë (të mekanizuar) së 160-të.

Angazhimi i KFOR-it në Kosovë realizoi dhe po realizon me përkushtim detyrat e parashtruara për të mbajtur paqen e qëndrusheme dhe për të siguruar kufijtë e Kosovës nga ndonjë ndërhyrje eventuale nga jashtë, pikërisht nga ushtria serbe, e cila nuk u lirua asnjëherë nga synimet e saja ushtarake për t'u rivendosur në Kosovë. Ky angazhim ushtarak, i pari në Evropë kishte si synim stabilitetin institucional dhe demokratik në rajon, pastaj forcimin e demokracisë parlamentare si vlera të qëndrueshme perëndimore, funksionimin e institucioneve civile dhe krijimin e baraspeshës politike dhe ushtarake, duke ia mundësuar Kosovës të drejtën për vetëmbrojtje, duke i dhënë mbështetje më vonë FSK-së, që ka katakteristikat e Gardës Nacionale në Amerikë, e cila është forcë shtesë e ushtrisë së rregulltë amerikane. Këtë konstatim autori nxorri gjatë një takimi jo zyrtar me gjeneral brigade Jones, në drekën e shtruar, e cila kishte si qëllim njoftimin me situatën reale në Kosovë, në të cilën morën pjesë Sylejman Gashi, Vasë Martini, Dr. Petrit Begolli, Dr. Shpend Pula, Ali Maxhuni, Agim Vuniqi dhe nipi i Bekim Fehmiut-Urani, si referues të gjendjes aktuale në Kosovë. Realisht përmes ushtrimit simulohej realiteti në Kosovë, në zonat ku ushtria amerikane kishte të locuara kapacitetet e saja ushtarake. Vlen të theksohet se delegacioni shqiptar gjeneralit amerikan Jones ia përkujtoi problemet me të cilat përballen qytetarët, me nivelin e lartë të papunësisë, pastaj me mungesë të energjisë elektrike, pamundësinë e garimit të sportistëve në arenën ndërkombëtare, por edhe shtruan si kërkesë ndërtimin e ndonjë stadioni si dhe kërkesën për përhapjen e lojës së futbollit amerikan në Kosovë. Delegacioni në fakt formulonte kërkesat e qytetarëve për nevojat e këtyre komunave të Kosovës si ato: të Gjilanit, Ferizajt, Kamenicës, Novobërdës, Kaçanikut, Kllokotit. Pjesëmarrësit falenderuan shtetin amerikan për ndihmën e deritanishme që ua dha institucioneve demokratike të Kosovës, sidomos presidentët Georg Bush senior dhe Georg W. Bush, i cili gëzon një respekt të lart ndër shqiptarë dhe konsiderohet si president historik, pasi që në mandatin e tij u realizua edhe shtetësia e Kosovës. Ata poashtu nuk harruan t’ua urojnë zgjedhjen e kryetarit të ri Barack Obama, duke shpresuar se ai do të vazhdon mbështetjen e mëtejme për shtetin e ri të Kosovës, të njohur ndërkombëtarisht nga SHBA. E mira e kësaj bisede ishte se ajo ishte organizuar në drekën e shtruar nga general brigade Jones, dhe ai evidentonte dhe përgjigjej në pyetjet e parashtruara, duke përkujtuar të pranishmit se misioni i tyre në Kosovë është paqesor, por edhe ushtarak, ruajtja e territorit të Kosovës. Pas takimit shumë miqësor, në të cilin prezentonin edhe ushtarakë të lart të Pentagonit , të cilët mbikqyrnin ushtrimin u realizua edhe fotografia e përbashkët.

Kosova në t'ardhmen do të përballet me shumë vështirësi, por sigurisht se nuk do të tolerohet edhe korrupsioni në shkallë të lartë, por edhe trafiku me qenie nerëzore, pastaj tregëtia e palejuar me narkotikë e shumë sjellje devijante në shoqërinë kosovare. Sigurisht që KFOR-i amerikan do të ndërmarr edhe hapa konkret në këtë drejtim, ky është edhe synim i përbashkët edhe i qytetarëve lojal të Kosovës. Le të shpresojmë që liria dhe demokracia në Kosvë do të jetë shembull i paqes në rajon, dhe shteti i ri i Kosovës do të shërbejë për të mirën e qytetarëve, do të jetë ky realizim i projektit anglo-amerikan si përfundim real i një lufte shafarosëse të regjimit serbian kundër shqiptarëve dhe të tjerëve, si dhe dështim i projektit famkeq për asgjësimin e jetërave të njerëzve.

Për të mos ndodhur më asnjëherë do të angazhohen ushtarët amerikanë, por edhe populli i shumëvuajtur i Kosovës, që kishte besim të plotë në popullin amerikan dhe qeverinë amerikane të kryesuar nga presidenti Georg W. Bush, para 20 janarit 2009, dhe këtë të tashmen të kryesuar nga presidenti Barack Obama i cili u inagurua në pushtet, të njëjtën ditë kur edhe u betua para kryetarit të Gjykatës Supreme John G. Roberts më 20 janar.

Orari i punës nuk ndryshonte shumë në Camp Atterbury edhepse varej kryesisht nga kërkesat e ushtarakëve. Shqiptaro-amerikanët, të cilët kishin ardhur nga New Yorku, Agim Rugova dhe Dren Lucaj nga Massachusetts, po riktheheshin në kamp pas tre javësh pushim, dhe pas realizimit të ciklit të ligjëratave të mbajtura nga hisoria, që nga koha antike e Ilirëve, për njohjen sa më të mire të ushtarëve me historinë dhe banorët etnik të Kosovës. Në kamp veçse ishin akomoduar edhe Ali MAxhuni, Shpend Maxhuni, Agim Deroci, Muhamet Deroci, Shpat Zeqa, Rrezart Zeqa nga shteti Maryland, pastaj Prof. dr. Valbona Begolli, e cila kishte dhënë kontribut të çmuar edhe më heret si supervisore në bazën e madhe ushtarake amerikane në Folk Polt, në Lousiana, e cila vinte nga shteti Wisconsin, aty ishim edhe unë, Maklidone dhe Vesa Vuniqi nga shteti Michigan, aty u njohëm edhe me shqiprët tjerë që ishin afro 80 mila nga Camp Atterbury, të cilët ishin banorë të shtetit Kentucky, si Fadil Tërmkolli, Feti Gashi, Shpresa Gjafolli, Dritoni, Shkelzeni, Shkëlqimi, Milazimi, e shumë të tjerë. Të gjithë ishin të vendosur në motelin Red Roof, në Edinburgh.

Moteli ishte ishte 12 mila nga baza, ndoshta edhe pak më tepër, kishte një përparësi meqë lidhej me autostradën nr. 65 South-North, dhe atë ndërlidhëse nr. 31 South, duhej vozitur pra disa mila deri ne daljen që paralajmëronte mbishkrimi Camp Atterbury, që nënkuptonte se dalja nga autostrada 31 ishte në të vërtet hyrja në rrugën 265, e cila të çonte në në qendrën ushtarake "Camp Atterbury". Ishte saktësisht rruga nr. 265 që shkonte përmes qytetit dhe drejt të çonte para hyrjes ku bëhej kontrolli nga sigurimi i ushtrisë ishte një-distancë rrugeje afro 50 m, aty kontrolloheshin dokumentet dhe ID (leja e identifikimit me foto), ishte edhe një punkt tjetër kontrollues, ku identifikoheshin oficerët që vinin nga rruga tjetër por që bashkohej në një-para hyrjes, dmth., civilët kalonin me një përshëndetje, ndërsa oficerëve u kërkohej leja e identifikimit, kjo bëhej për arsye të azhuritetit, ngaqë personeli civil i punësuar veç ishte identifikuar më heret. Vendi ku parkonim veturat ishte i madh, aty afër ishte edhe takimi i personelit civil, të cilët kishin kontratë me AKIMO, ishte kjo kompania që kishte nënshkruar kontratën, dhe i ofronte shërbime ushtrisë amerikane. Nga qendra e takimit shpërndaheshin civilët me omnibusë varësisht nga detyrat që kryenin. Që nga ai moment të gjithë ishin qytetarë të Kosovës, duket paksa e çuditshme por në kontakt me ushtarë nuk flitej anglishtja, vetëm përmes përkthyesit, simulohej pra Kosova. Kishte shtëpi të improvizuara, xhami, kisha, shkolla, zyret komunale, policia (SHPK), dmth., e tërë infrastruktura komunale. Stërvitja ishte përqëndruar në zonën ku janë të vendosura forcat amerikane në Kosovë, ajo ishte ndarë me renditje psh. Range 25 ishte Ferizaj, Range 42 Cernica, pastaj Kllokoti, Gjilani...etj.

Dita e punës fillonte në ora 5:45, në 6::00, e herë-herë në ora 7, në mëngjes dmth., orari caktohej sipas kërkesës së ushtarëve dhe detyrave të parashtruara, skenari ishte i ndryshëm dhe i ndarë në disa grupe, parashiheshin protesta të serbëve, bisedë me ta, në skenar ishte gjithashtu simulimi i ngjarjeve të mundshme në Kosovë, trazimi i banorëve serb nga një grup të rinjësh, pastaj ankesat e tyre për siguri më të madhe, ndërprerja e shpeshtë e rrymës e shumë improvizmie tjera. Meqë stërvitjet ishin fazore, edhe skenaret ndryshonin, ndaheshin edhe rolet, ishin aty emrat e pushtetarëve lokal të Kamenicës, Kaçanikut, Artanës (Novobërdës), Ferizajt, Gjilanit.., ishin të përshkruara biografitë e tyre, takoheshin pra ushtarët me emrat e pushtetarëve lokal të Kosovës.

Pjesëmarrësit e Kosva Force 11 përgatiten duke bërë improvizimin e mjeteve shpërthyese në klasën për përkrahje logjistike, në fushën përkatëse për këtë qëllim, në Kampin Atterbury, pastaj kryenin ushtrimet për ndërhyrje në vendet urbane, duke u përgatitur edhe për akcione shumë të vështira të eliminimit të snajperistëve në kulmet e godinave. Gardëstët Kombëtarë të Kalifornisë janë pjesë përbërëse-rezervë të ushtrisë amerikane dhe do jenë pjesë përbërëse të KFOR 11 dhe ata do të zbarkojnë në Kosovë për të zbatuar me përpikëri misionin paqesor.

Të gjitha veprimet bëheshin në akordancë me urdhërin e ushtarit, kishte një seriozitet të lartë angazhimi, meqë nga këto ushtrime varet edhe jeta e ushtarit amerikan,që nënkupton qëllimin se përgatitja e sukseshme zvoglon mundësitë e rrezikut. Ishin këto disa ditë eksperience, të angazhimit në "Red Dragon", të inskenuara për përgatitjet e ushtarëve amrikanë në kuadër të forcave multinacionale KFOR 11. Ishte diçka e veçantë ngase gjatë këtyre ushtrimeve edhe toponimet e vendbanimeve ishin më të njohura, e keqja ishte se shfrytëzoheheshin toponimet e vjetra, më e theksuara që vrante veshin ishte psh., "Uroshevac", por kah fundi i ushtrimit veçse dëgjohej më shpesh toponimi Ferizaj, por edhe vendbanimet tjera të shqiptuara shqip, që ishin pjesë e skenarit, të tjerat nuk kishin dallime të theksuara, ishin të përbashkëta si Cernica, Gjilani, Kamenica, Kllokoti, por edhe ato të banuara me serb si Ranillugu, Debelde etj.… Këto venbanime ishin edhe pikat kyçe të ushtrimit, meqë konsiderohen si zona ku mund të ketë eskalime të dhunës, gjatë fazës së instalimit të EULEX-it në gjithë Kosovën, por edhe gjatë fazës së trajnimit të FSK-së. Ushtrimi ishte fazor, dhe ishte i kombinuar, taktikë ushtarake dhe bashkëbisedim me njerëzit në pushtet, si me kryetarin e komunës (majorin e qytetit), shefin e policisë, shefin për investigime etj., ato karakterizoheshin edhe me përfshirjen e grupeve kriminale dhe lidhjet e tyre me pushtetin në nivel lokal, pastaj përcaktoheshin pikat në hartë për vendet e mundshme të grumbullimit të armatimit të palejuar përgjatë vijës kufitare Serbi-Kosovë- Maqedoni duke u detajizuar me të dhëna konkrete gjatë fazës së bisedave. Ushtrimi ishte përcaktuar edhe në bazë të dhënave të akumuluara nga tereni, pastaj grumbullimi I shënimeve të njësitit të intelegjencës, i cili ishte i shtrirë në tërë Kosovën e improvizuar, duke organizuar edhe takime në vende publike jasht kampit, për të kapur sa më mire realitetin në Kosovë, duke u aranzhuar edhe bisedat me informatorë të mundshëm shqiptarë e serb, për të luftuar sjelljet devijante në shoqëri si korrupsionin, prostitucionin, drogën, armatimin jo legal, tregëtin me qenie njerëzore etj. Vendbanimet e inprovizuara si Ferizaj i përgjigjej kodi Range 25, pastaj Cernica 42, ishin edhe të tjerat si Range 37, pastaj Renge 38, që përputheshin me skenarin e përgatitur, ndërhyrjen dhe bastisjen e objekteve publike, duke u përballur pastaj me protestat e inskenuara në Muscatatuck- Kllokot në afërsi të North Vernon. Transferimi nga Camp Atterbury në North Vernon bëhej me omnibus dhe ishte afër 70 mila largësi. Në fakt ne paraqiteshim në kamp çdo ditë, nga shkonim me vetura për nevoja civile, ato i kishte rentuar kompania për qëllime të stërvitjes. Baza e re për mobilizim ishte vendosur në spitalin publik të pacientëve me të meta mentale të cilin e kishte ble qeveria amerikane dhe ishte adaptuar për qëllime ushtarake. Gjatë stërvitjes kishte takime të përzemërta, dhe këmbeheshin edhe numrat e telefonit, kishte raste të shpeshtaku bëhej përcjellja e ushtrimit me kamerë etj. Kohë pas kohe zbarkonin helikopterët me ushtarë, ushtrimin e përcillnin edhe gjeneralë nga Pentagoni. Në kohën e pushimit përgatitej edhe ushqimi nga qytetarët lokal, tymosej por edhe përtypej duhani, ishte edhe bisedimi i përzemërt dhe miqësor duke pirë kafe. Atmosfera e punës ishte shumë serioze dhe ishte shumë reale. Në rastet kur ushtrimi zhvillohet me ushtarë mund të ketë raste edhe të lëndimit, sidomos nëse ka kontakt të drejtpërdrejtë me ushtarë, apo edhe për shkak të kushteve atmosferike, e vërteta e tërë kësaj ishte se mbretëronte shumë ftohtë dhe kishte borë të ngrirë dhe akull, fatkeqësisht Dritoni me origjinë nga Ferizaj dhe Agim Deroci nga Koshutova përjetuan thyerje të duarëve, atyre iu dha ndihma e parë, dhe më pas do t’i nënshtrohen trajtimit adekuat mjekësor, sigurisht edhe ushtrimeve të mëvonëshme fizioterapeutike.

Sipas, axhendës ushtarake trupat do të nisen nga baza "Camp Atterburry" Indiana, ku u mobilizuan për dy muaj, gjetë muajit dhjetor dhe janar. Më pas ata do të përqëndrohen në një bazë amerikane në Gjermani për disa javë ku do te zhvillojnë ushtrimet përgatitore para se të mbërrijnë në Kosovë për të shërbyer për një vit. Nuk do mend se duhet rikujtuar fjalë nga burimet e mëhershme ushtarake nga baza e nisjes të KFOR 8, atëherë kur Major Bob Golladay nga Forcat e Mbrojtjes Skifteri pat deklaruar në brifingun me gazetarë " Ne shkojmë në një vend ku populli i tij ka një respekt të veçantë për SHBA, dhe flamurin amerikan. Një popull që flamurin amerikan, e ka si flamur të vetin"

Nuk ka ndonjë vështërsi të orientohesh në trafikun amerikan, çdo të dhënë e gjen në internet. Rruga 65 North, lidhet me 465 dhe në daljen 37B bashkohet me rrugën 69 North e cila vazhdon për 297 mila deri në "exit-in" 38 dhe bashkangjitjen me 94, 94 W shkon për në Chicago derisa 94 East për në Detroit, rruga për në Detroit ishte pra caku ynë.Gjatë rrugës ka shumë mundësi për të pushuar, për të pirë kafe, dmth., në çdo parking të ofrohet kjo mundësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat