Komuniteti mysliman shqiptaro-amerikan, Waterbury CT, feston Fitër Bajramin

Amerika

Komuniteti mysliman shqiptaro-amerikan, Waterbury CT, feston Fitër Bajramin

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 14 maj 2021 Në ora: 18:45
Waterbury CT

Qindra besimtarë myslimanë u bashkuan në një prej xhamive më të vjetra në Neë England, në AAMC Waterbury, Connecticut. Programi nisi me një ligjëratë ku Endrit Himaj, një student masteri nga Kosova, foli për atmosferën festive të Bajramit dhe ndjenjës së vëllazërisë që karakterizon këtë festë.

Imami Gazmend Aga drejtoi faljen dhe më pas mbajti hutben e Bajramit.

U bë një lutje për mbarë komunitetin shqiptar, për Shqipërinë, Amerikën dhe mbarë paqen në botë. Për të gjithë fëmijët e pranishëm u shpërndanë dhurata dhe më pas besimtarët u bashkuan në mëngjesin komunitar të shtruar me rastin e Fitër Bajramit. Komuniteti Mysliman Shqiptaro Amerikan ka qenë tepër aktiv në vaksinimin e Covid19 të shqiptarëve në këtë vend dhe falë kësaj u bë e mundur që besimtarët të faleshin në ambjente të mbyllura me masa më të liruara se vitin e kaluar. Për shkak të numrit të shumtë të pjesëmarrësve, falja u krye në dy salla simultanisht, ku në sallën e dytë faljen e drejtoi Imam Kevin Shehu, studenti shqiptar që kryen master në shkencat Islame në Hartford, CT. Photo credits Ramazan Nela.

Image

Mesazhi i imamit Gazmend Aga;

Fitër Bajrami është festa më e madhe e besimtarëve myslimanë. Ajo vjen pas muajit të Ramazanit; muaj adhurimi dhe reflektimi. Reflektimi I vetedijesimit per lidhjen qe duhet te kemi me Krijuesin ne radhe te pare, reflektimi i vetedijes se Zoti eshte mbikqyres i cdo sjelljeje tone, relfektimi se duhet te thyejme zinxhiret e materiales dhe lartesimit shpirteror, i largimit nga kafsherorja dhe te njesuarit Me Engjellore, Muaj i reflektimit se duhet te jemi me te vetedijshem se cfare eshte e mire dhe cfare eshte e keqe per Zotin, veten tone dhe mbare njerezimin.

Ramazani eshte muaj i sakrifices, i bamiresise, i solidaritetit me ata persona dhe familje qe kane njemije e nje halle ne kete bote. Ramazani mbetet muaji i vellazerise, i ribashkimit te zemrave, i faljes se njeri tjetrit, i lenies Menjane te merive. Ramazani na mesoi te behemi njerez me te mire, me te delire, me te dhimbsur, me te dashur, me solidare, me fales, me te perkushtuar; na mesoi me shume vleren dhe vleresimin e te mirave , si dhe vuajtjen a atyre qe nuk i kane keto te mira.

Image

Ushqeni shprese dhe besim te meshira e Zotit sepse ai vepron me ju ashtu sikurse ju e njihni ate. Prandaj ta dini se Zoti eshte i dashur, eshte mbikqyres eshte perkrahes ne cdo frymemarrje ne cdo levizje, ne cdo moment.

Mos e humb shpresen, sado gjynahe të kesh, dera e mëshirës për ty do të mbetet e hapur dhe rruga e shpresës gjithmonë e shtruar. Ajo që kërkohet prej teje është vullneti dhe këmbëngulja për të ndryshuar.

Thotë Allahu;

”Dhe mëshira ime ka përfshirë gjithçka.”

Besimi kërkon praktikë, kërkon aksion, kërkon jetë. Besimi e shtyn besimtarin në adhurim dhe vepra të mira. Në krye të veprave të mira vjen relata me njerëzit; e kreu I kreut është respekti dhe përkujdesja për prindërit.

Image

Iu bej thirrje femijeve, te rinjve qe tu dine vleren prinderve, sepse Allahu e zbret meshiren pikerisht per nevojen qe kane prinderit; nese i braktisim prinderit Allahu e nderpret meshiren.

Familja nuk eshte fabrike per prodhim femijesh, Persosmeria e nje kombi nis nga foleja familjare, anetaret e te cileve punojne per kete qellim. Suksesi në folenë familjare është etapa e parë e suksesit në jetën e përgjithshme. Dhe kjo etapë është e varur nga një martesë e shëndoshë.

Ju bej thirrje muslimaneve ti shkollojne femijet dhe ti edukojne duke mos i lene kurre ne meshire te fatit te fanatizmave, veseve dhe problemeve sociale.

“Kush dëshiron mirëqenie në këtë botë, le të mësojë; kush dëshiron paqë në botën tjetër, edhe ai le të mësojë; kush dëshiron të dy botat, le të merret me shkencë.”

Muhammedi a. s. ka qenë luftëtar i madh kundër padijes. Për vete ka pohuar se do ta konsideronte të pabekuar atë ditë në të cilën asgjë nuk do të mësonte të re.

Te jetojme duke e ndare lumturine me njëri tjetrin dhe do gezojme me shme siguri dhe e shijojme me shume lumturine. I bëj thirrje te gjithe te pasurve ta ndajne buken me fqinjin dhe të varfërin se do ta gezojne e sdo varferohen kurrë.

Te jene aktive ne shoqeri duke kontribuar, duke ndihmuar qe nga ceshtjet te perbashketa te ceshtjeve te ambientit e deri te ceshtjet sociale sepse aty ku ka musliman aty duhet të ketë solidarizim, përkrahje dhe përpjekje dhe ky është musliman i vertete.

Image

Sot është dita e faljes, e paqes. Sot nuk është ditë dëfrimi e pushimi, por reflektimi falenderimi dhe thirrje e fuqishme për të vazhduar relatat e mira me të afërmit dhe njerëzit në përgjithësi. Nuk mund të flasim për bajram të vërtetë nëse I kthehemi të keqes me të keqe, idhnimit me idhnim, thashethemit me thashethem.

Që Bajrami të ketë kuptim e të mund ta shijojmë atë, ne si besimtarë duhet të reflektojmë mbi përgjegjësitë tona, të trokasim në derën e pendesës, të flakim nga shpirti ynë urrejtjen, xhelozinë, smirën, armiqësinë, të triumfojmë mbi dëshirat e egos dhe me sjelljet dhe veprat tona të fitojmë mëshirën dhe faljen.

Gëzuar Bajramin, Zoti e bekoftë vendin tonë të mrekullueshem, Shqipërinë!

Zoti e begatoftë këtë vend ku jetojmë dhe gëzojmë të drejta si myslimanë e shqiptarë; Amerikën!

Zoti dhëntë paqen ndërnjerëzore në mbarë botën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat