New York / Parada e 102-të vjetore e Ditës Përkujtimore - Staten Island

Amerika

New York / Parada e 102-të vjetore e Ditës Përkujtimore - Staten Island

Nga: Beqir Sina Më: 1 qershor 2021 Në ora: 07:07
Ilustrim

STATEN ISLAND, N.Y. - Pas një viti në të cilin tubimet masive u ndaluan për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), me hapjen graduale të qytetit, nisi edhe sot Parada e Ditës Përkujtimore, e mbajtur në Staten Island - NYC, për të treguar se qyteti duket se po kthehet në normalitet të plotë.

Pas polemikash rreth procesit të lejimit të hapjes së qytetit, në debatet në këshillin bashkiak, sot u zhvillua Parada e 102-të vjetore e Ditës Përkujtimore, e bashkisë Staten Island, e cila u mbajt sot, (e Hënë 31 Maj) në qender tê qytetit, për të nderuar burrat e grat e guximshëm që shërbyen në ushtrinë amerikane, ata që dhanë edhejetën e tyre për të mbrojtur idealet amerikane - lirinë dhe demokracinë.

Parada e Ditës Përkujtimore e bashkisë Staten Island, u zhvillua përgjatë një shtrirje dy milje përgjatë rrugës së njohur Forest Avenue, duke filluar nga Bulevardi Hart dhe duke përfunduar në rrugën “Avenue Avenue”.

Për 102-tën, herë kjo parad mblodhi qindra spektatorë në dy anët e rrugve dhe dhjetra kuandratve të uniformave të ushtrisë amerikane, zjarrfikseve, policisë dhe veteranve të luftës të cilët parakaluan nën ritmin e bandave muzikore të ushtrisë, NYPD, dhe bashkisë.

Flamujt miniaturë amerikanë që simbolizojnë uniformat e ushtrise amerikane, policinë, veteranët e luftës dhe të rënët, e tjer, gjëmimi shurdhues i motorëçikletave të klubit Rolling Thunder dhe melodia e njohur e "The Army Goes Rolling Along" e luajtur nëpër gajdet e NYPD, krijuan një atmosfer impozante, dhe të pa përshkrueshme gjatë gjithë parakalimit.

Megjithëse, ky vit ishte ndryshe, duke marrë parasysh një pandemi globale që prishi të gjitha grumbullimet masive publike në të gjithë New York City, për më shumë se një vit, kjo ishte një ditë masive mjaft entusiaste, në qender të qytetit, thanë mediat njujorkeze.

"Kjo është mahnitëse, kjo është gjëja më e bukur, sot", tha koordinatori i paradës James Haynes IV, ndërsa po u drejtohej njujorkezve në të dy anët e rrugës me megafon :"Kjo është diçka për të cilën New York City kishte nevojë më shumë se kurr mbas një viti pandemie."

Për një kohë të shkurtër të hënën, jeta u ndje përsëri normale, në këtë ishull njujorkez, qytetin nga më të goditurit nga pandemia, shkruajti shtypi lokal.

"Unë thjesht jam i lumtur që shoh të gjithë të kthehen në manifestime masive si më parë", tha një banor i ishullit Nick Menza, 40 vjeç, nga West Brighton: "Ju mund të shihni njerëz që njihni dhe takoheni përsëri është një nxitje e bukur e vogël edhe për bizneset për rreth paradës."

Zyrtarët e zgjedhur lokalë , dhe kandidatë për në zgjedhjet lokale nga i gjithë spektri politik dolën në mbështetje të paradës këtë vit, që të bënin fushat për zgjedhjet paraprake të partive të tyre.

Kandidati Republikan Marko Kepi, për këshilltar i Nju Jorkut, i cili po garon zyrtarisht për kandidat nga partia republikane për Këshillin e Qytetit në garën e Distriktit 50 të Staten Island, New York City, ishte sot në mesin e pjesëmarrsve në Paradën e 102-të vjetore e Ditës Përkujtimore të Staten Island – New York City.

I lindur në Shqipëri, Kepi, është një ish-marins i Shteteve të Bashkuara, dhe ka shërbyer si personel zyre për ish-Senatorin e Shtetit Martin Golden, i cili është një veteran i ushtrisë amerikane, mbasi ka shërbyer në Vietnam e Kore.

Kepi në llogarinë e tij në rrejtin social Facebook, shkruajti sot duke postuar edhe fotografit nga pjesmarrja në këtë paradë : “Çfarë Parade e bukur e Ditës Përkujtimore! Nderimi i atyre që shërbyen në mënyrë që ne të mund të gêzojmë ditë të tilla. ??”

Shqiptaro – amerikani Marko Kepi, është një nga shtatë kandidatët potencial për në Këshillin Bashkiak, të New Yorkut, me më shumë të dhëna në mbledhjen e fondeve deri më tani, ai është me mbi 160,444 dollarë, dhe me më shumë se 2,400 peticione për emërimin, e tij, të paktën kështu shkruan faqja zyrtare elektorale në Staten Island - New York.

Zgjedhjet partiake mbahen me 22 qershor!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat