Turistëja amerikane është e mahnitur me Shqipërinë, Hotel Adriatik Durrës!

Amerika

Turistëja amerikane është e mahnitur me Shqipërinë, Hotel Adriatik Durrës!

Nga: Beqir Sina Më: 7 qershor 2021 Në ora: 16:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Turistëja amerikane që ka udhëtuar në shume vende të botës është e mahnitur me Shqipërinë, Hotel Adriatik. Kështu të paktën, deklaroi në një paniar ndërkombëtar, në Nju Jork, një turiste amerikane nga Kalifornia, e cila tha televizionit tonë se : “Kalova një javë, udhëtova kudo me makinë. Kisha një guidë shqiptar, i cili mendonte se isha e çmendur, sepse doja të ndryshoja qytet çdo ditë, por unë e pëlqeja shumë ushqimin, më pëlqente plazhi. Kudo ku shkoja ndihesha sikur po shihja më të mirën e Evropës.”

Cili ishte vendi më i bukur?

Durrësi - Hotel Adriatik!

Më poshtë ndiqni intervistën e plotë :

Një mikeshë më mori nga kufiri i Malit të Zi dhe ishte padyshim një nga vendet më të pa vlerësuara ku kam qenë ndonjëherë. Bregdeti ishte i bukur.

Cili ishte vendi më i bukur?

Durrësi - Hotel Adriatik!

Pse ju pëlqeu Shqipëria?

Për shkak të bregdetit në fakt. Nuk e prisja që të ishte aq i bukur, sidomos kur mbërrita dhe më pas pashë bregdetin. Ishte aq autentik dhe origjinal, sa ishte i bukur për t’u vizituar.

Shkova në Shqipëri dy vjet më parë. Shkova sepse kur e pashë në hartë e kuptova se ishte afër Greqisë, Turqisë dhe Italisë dhe mendova se patjetër duhet të ishte vend I bukur. Nuk dija shumë për Shqipërinë. Atje ishte e vështirë të gjeje një operator turistik ose të prenotoje hotele. Këtë doja edhe unë, një vend që të ishte I pashkelur dhe të ndihesha sikur po zbuloja diçka të re. Nuk njihja askënd që të kishte qenë në Shqipëri, dhe madje nuk gjeta ndonjë artikull në blog ose në gazetë se ku të kërkoja restorantet më të mira dhe, pikërisht kjo më bëri të dashurohesha me vendin për të shkuar atje. Kalova një javë, udhëtova kudo me makinë. Kisha një guidë shqiptar, i cili mendonte se isha e çmendur, sepse doja të ndryshoja qytet çdo ditë, por unë e pëlqeja shumë ushqimin, më pëlqente plazhi. Kudo ku shkoja ndihesha sikur po shihja më të mirën e Evropës. Kur isha në plazh në Shqipëri, ndihesha si në Greqi, përveçse nuk kishte njerëz, dhe nuk ishte e mbushur me turistë. Kur u ngjita në Alpe ndjeva sikur isha në Zvicër. Shkuam në një liqen të bukur dhe më dukej sikur ishim në një fiord të Norvegjisë. Ndihej si një pjatë gjigante e Evropës, ku mund të provoje nga çdo shtet. Ishte një vend i mahnitshëm plot autenticitet dhe jo i ekspozuar dhe i tepruar me turizmin. Hotelet ishin të bukura dhe me çmime të arsyeshme krahasuar me hotelet në Evropë gjatë verës. Kështu që më pëlqeu shumë i gjithë vendi dhe shpresoj të kthehem së shpejti.

Cila ishte gjëja më interesante që patë në Shqipëri?

Mendoj se gjëja më e bukur për mua ishte se sa autentik ishte vendi. Asgjë nuk ishte si turizëm, qoftë edhe për një sekondë. Dhe kjo është me të vërtetë e rrallë sot, nuk ka rëndësi se ku shkon, kudo ka turistë. Ka dyqane turistike. Kudo që shkon për të vizituar rrënojat dhe muzeumet ka rradhë gjigante dhe biletat duhet t’I kesh rezervuar një javë më parë. Por ndryshe ishte në Shqipëri. Thjesht shkoje në një objekt të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe aty ishe I vetmi që vizitoje, e eksploroje vetë. Është një lloj vërtetësie reale që vështirë të gjesh më. Ndërsa në Shqipëri ekziston.

Do të shkoni përsëri në Shqipëri?

Po, patjetër që do të kthehem. Kam një mik të mirë atje dhe kur u largova, ai tha që duhet të kthehesha, sepse ka shumë e shumë gjëra për të parë.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat