Historia e panjohur e familjes Gjonlekaj, nga Malësia, që në një moment kritik para 35 vjetësh e shpëtoi gazetën Dielli të Bostonit

Amerika

Historia e panjohur e familjes Gjonlekaj, nga Malësia, që në një moment kritik para 35 vjetësh e shpëtoi gazetën Dielli të Bostonit

Nga: Beqir SINA – New York Më: 29 korrik 2021 Në ora: 16:51
Lucë Gjonlekaj, Beqir SINA – New York

Historia e familjes Gjonlekaj nga Malësia - ku dy bijtë e saj, Gjeka dhe Luca, së bashku me dy motrat dhe prindërit - 51 vjet më parë erdhën dhe u vendosën në Amerikë, është histori krenarie e këtyre malësorëve, që për arsye të kushteve ekonomike jo të favorshme, për një jetë më të mirë u detyruan ta lanë vendin e tyre, duke emigruar në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë kësaj periudhe gjysmë shekulli në emigrim, përveçse kontributit në të holla,( kontribute të mëdha edhe për institucione dhe aktivitete kulturore), ata u dalluan edhe me pjesëmarrjen e tyre në veprimtarit për çështjen kombëtare. Familja Gjonlekaj, listohet me kontributin në të holla e dhuruar me pothuajse 900.000 dollarë (nëntë qind mijë dollarë) nga kursimet e tyre personale, që pjesa e Lucës, vetanake në këtë shumë, është pothuajse 300.000 (treqind mijë dollarë). Ata dhanë për Kishën shqiptare në New York, për Kishën e Tuzit dhe Katedralen “Nëna Tereze” në Prishtinë, dhe për kishën e vendlindjes në Triesh dhe atë në Korite.

Familja Gjonlekaj, ka dhënë kontribut të dukshëm edhe për Katedralen e Tivarit dhe për Funeralin e Malësisë në Tuz.

Image

Dhe, ai kontributi që ka mbetur disi i harruar( them kështu pasi shumë pak, ose as pak, nuk i përmendet fakti, se vëllezërit Gjonlekaj, nga Malësia -Trieshi, në një moment kritik para 35 vjetëve, ishin ata që e “shpëtuan” nga mbyllja gazetën më të vjetër shqiptare, Gazetën “Dielli” në SHBA, me 12 mijë dollar në 1986, të dhuruara.

Në seminarin në 100, dhe 110 vjetorin e “Diellit” , në New York, u tha se për një shekull të ekzistimit të tij, “Dielli”, kaloi nëpër shumë vështirësi materiale e probleme të tjera të llojeve të ndryshme (deri te çështjet politike), por nuk u përmend që disa kohë ishin dollarët e tyre( vëllezërve Gjonlekaj, Gjeka dhe Luca) ato që nuk e lanë të mbyllej fare Gazeta Dielli.

Dhe, ashtu pothuajse, shumë pak, ose aspak, gjatë kumtesave të përvjetorëve të “Diellit”, ose fjalimeve të ceremonive, hulumtimet e studimet, shkrimeve, e tjerë që lidhen me këtë Gazetë, që ka histori të gjatë në diasporën shqiptare në Amerikë, nuk kam arritur t’a kuptoj, përse nuk përmendet ashtu siç e meriton të përmendet shembulli i lartë i vëllezërve Luc dhe Gjek Gjonlekaj, të cilët me ndihmën që i dhanë kësaj gazete ne vitin 1986 , e nxorën nga kriza, që ishte buzë mbylljes, atëherë pikërisht për shkaqe financiare.

Lidhur me këtë akt shembëllues, të këtyre dy vëllezërve nga Malësia, mbasi Dielli nisi të dalë për shqiptarët e Amerikës, fill mbasi ajo vazhdonte të botohej, edhe editor, gazetar, studiues, dhe autorë të ndryshëm në historinë e Vatrës e të Diellit, të pandihmës, e kanë përmendur dhe kanë shkruar, madje edhe në gazetat e kohës, dhe radiot, është folur nëpër tubime, por që dekadën e fundit për çudi ky kontribut i dy vëllezërve nga Malësia, në SHBA, është “zvenitur” fare, pa i dhënë vendin që meritonin në daljen e gazetës, edhe në momentet më kritike.

Image

Në përfundim dëshirojë të theksojë se ashtu siç u përmend edhe në Seminarin mbi 100 vjetorin e gazetës Dielli , duhet theksuar në daljen e gazetës, Dielli, 2, apo tre herë, në vit, deri në 5/6 herë, dalja e kësaj gazete prej nga dita e pare, është një reflektim i cili përbën edhe një rikujtesë se, pavarësisht nga ngadalësimet që skeptikët i shohin si ndalesa, Federata Vatra me gazetën e saj Dielli, për 109 vjet( gazeta më jetgjatë edhe në botë) kanë ditur për të gjetur forca, për t’a vazhduar misionin e përcaktuar nga idealistët e rilindësit shqiptarë të shekullit të kaluar, ata që ekrijuan dhe na e trashëguan këtë gazetë me emrin Dielli, si Fan Noli, Faik Konica, Kristo Kirka, Sotir Pecin, Koço Kotën, Elio Tromarën e Kristo Floqin.

Madje, që të na tregonin se “aq sa shuhet Dielli, aq edhe mund të “shuhet” gazeta e shqiptarëve të Amerikës, Dielli”……

Largimi nga Malësia në 1970-ën

“U larguam nga vendlindja më shumë për shkaqe ekonomike, se për diçka tjetër, ngase ne ishim një familje fshatare, që nuk ishim aktiv në çështje politike”.

Luc Gjonlekaj, ishte larguar nga vendlindja, e tij në vitin 1970, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes dhe ishte vendosur më parë në Itali, në qytetin Dragona, afër Romës, ku qëndruan 8 muaj, deri sa fituan të drejtën për ardhur në Amerikë.

“Edhe, në mërgim vazhduam pak a shumë rrugën e të parëve, rrugën e punës dhe të kujdesit siç ishte në traditën tonë.”

Lucë Gjonlekaj - ishte pjesëmarrës aktiv nëpër demonstrata, duke ju bashkëngjitë me nacionalistët e njohur shqiptar, sidomos atyre demonstratave të pas viteve 81’.

Image

Angazhimi i Lucë Gjonlekaj - pas viteve ’70-të, për të kontribuar dhe ndihmuar çështjes shqiptare ishte shume i dukshëm Bashkëngjitja e tij krah nacionalistëve, veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare në Diasporë, përkatësisht demonstratat për lirinë e pavarësinë e Kosovës, lirinë e të drejtat e shqiptarëve në trojet shqiptare të okupuara, dhe pjesëmarrja e tij në demonstratat për rrëzimin e regjimit komunist të Enver Hoxhës.

“Në 1973, jam njohur me Gazetën Dielli që vinte në New Jork, nga Bostoni. Aktivitetin, patriotik me pjesëmarrjen tonë nëpër demonstrata, e filluam në 80’ dhe ato kulmuan në 81’. Demonstrata këto që po organizoheshin dhe udhëhiqeshin nga të arratisurit nga Shqipëria, dhe Jugosllavia, nacionalistët e shquar shqiptar në Diasporë. Demonstratat bëheshin që të ngrënin zërin dhe sensibilizonin Amerikën dhe Evropën, për Kosovën dhe Shqipërinë, lirinë e të drejtat e shqiptarëve, në Luginën e Preshevës, Çamërinë, Mal të zi, dhe Maqedoni.” tregon Lucë Gjonlekaj.

Ai na tregon se në vitet 80’, kishte filluar të merrte libra të ndryshëm nga Shqipëria, kryesisht nga gjuha, letërsia, historia dhe kultura shqiptare: “ Vëllai im ishte abonuar në shumë revista kulturore të Shqipërisë, dhe ata botonin shkrime për librat më të mirë të asaj kohe, që nuk kishin asnjë lidhje me politikën e tyre komuniste. Shqiptarët e Amerikës, ishin shumë të interesuar për ato vepra kulturore dhe me kërkonin kopje për bibliotekat e tyre, kështu fillova importimin e shumë botimeve nga Shqipëria.”

Lucë Gjonlekaj: “Shpërndarja e këtyre librave ishte punë e vështirë dhe fitimi shumë i vogël, por pas pak kohe përhapja e librit shqip në Amerikë mu bë pasion.”

Image

Ai tregon se në atë kohë shqiptaro-amerikanët ishin shumë të interesuar për botime në gjuhën shqipe: “Në atë kohë në Shqipëri ishin botuar vepra të mëdha të kulturës kombëtare dhe ndërkombëtare. Në Shqipëri ishin botuar komplete të disa shkrimtarëve më të njohur botëror. Shqipëria botonte veprat më serioze të autorëve kombëtarë e ndërkombëtarë. Madje, kam pas kërkesa edhe nga shqiptarët e Australisë, për librat. Disa herë kam pas edhe probleme me shtëpitë botuese të Tiranës ngase ata dërgonin libra me përmbajtje komuniste, dhe marksiste-leniniste, që shumica e shqiptaro-amerikanëve nuk i donin këto vepra”.

Kur erdha në Amerikë, gjeta nacionalistët shqiptar dhe klerikët e njohur shqiptar, arratisur nga Shqipëria, dhe ikur nga Jugosllavia

“Kemi nisur me veprimtarit kombëtare, demonstrata e 81, që shpërthyen në Kosovë, dhe u shpërndan nëpër diasporë, Europë, Australi dhe në Amerikë, ku qendrat e tyre ishin në New York përpara OKB-s,në Detroit, Çikago, Uashington, para Shtëpisë së Bardhë, Capitol Hill, dhe ambasadës së Jugosllavisë, deri sa në vitin 1999, duke ju bashkuar shqiptarëve nga e gjithë diaspora,(Europa, Australia,SHBA) bile edhe në Rambouillet (Francë), ishim për të marr pjesë në demostratën kur po firmosej Marrëveshja e Rambujes. Një de mostrat kjo më e madhe në historinë e diasporës shqiptare nëpër botë, ku ishin më shumë se 40,000 shqiptar në protestë” tregon Lucë Gjonlekaj

Po ashtu ai tregon se gjatë demostratave kundra Jugosllavisë, në New York, Detroit, Çikago, Uashington, para Shtëpisë së Bardhë, Capitol Hill, dhe para ambasadës së Jugosllavisë, shqiptarët që kishin lënë familjet e tyre në Kosovë, Mal të zi, Maqedoni e Luginën e Preshevës, përndiqeshin, kërcënoheshin e shantazhoheshin me fotografi dhe filmime që bëheshin nga agjentët e tyre në SHBA.

“Në ato demonstrata kemi djeg flamurin e Jugosllavisë në protestat në Detroit, Chicago dhe New Jork. Kur shikonim për-rreth nesh njerëz të dyshimtë që na fotografonin ose na filmonin, u a kemi thyer kamerat(aparatet fotografike), dhe makinat e atyre që dalloheshin se ishin UDB-ash, dhe që vinin edhe në demonstratat për me na spiunuar. Në mesin e viteve 80’ Jugosllavia ekspozonte çdo vit veturën qesharake FIQO, në panairet amerikane të makinave. Ata kishin gjetur Detroitin si qytetin më të mirë për këtë propagandë ekonomike. Por malësorët shqiptarë, anti-jugosllav protestonin ashpër kundër kësaj propaganda industriale. Madje, disa prej nesh iu vërsulem asaj veture, duke e shkatërruar, deri sa në fund edhe e dogjëm.”

Image

Disa malësorë nga Malësia u vërsulen si të çmendur kundër nesh dhe aty shpërtheu një përleshje fizike, por për atë “përleshje” ndërhyri policia e qytetit.

“Kjo ngjarje fatkeqe u bë lajmi kryesor i kanaleve televizive amerikane në Detroit. Ne nuk e prisnim se disa malësoret tone, do të rrahën me ne për interesat e regjimit jugosllavë. Një herë tjetër gjatë një demonstrate në New York, agjentët jugosllavë që gjoja ishin fotoreporterë, po fotografonin demonstratën tonë. Unë dhe Nua Paloka Camaj, u vërsulem kundër tyre, dhe ua morëm kamerat(aparatet fotografike) dhe ua thyem, duke ua hedhur për tokë. Edhe, aty ndërhyri policia dhe më në fund ata i morën aparatet e tyre fotografike, por të thyera e të bëra cop - cop. Dy ditë më vone ata ishin në njërin prej stacioneve të trenave, ku unë po prisja trenin tim, të shkoja në punë. Ata pashë se bënë me dorë, duke thënë se ky është ai që na sulmoi pardje, në demonstratë. Unë hyra në trenin tim, dhe u largova pa asnjë veprim tjetër”.

Ne kemi qenë të njohur si anti-Jugosllav dhe anti-communistë në Shqipëri.

“Neve na kanë quajtur tradhtar…..dhe armiq të popullit, pavarësisht se ne donim vendlindjen tone, dhe e kemi ndihmuar gjithmonë vendin tonë. Unë dhe as vëllai im Gjeka, nuk kemi mundur me të kthehen në vendin tonë për 25 vjet. Mbasi, në fakt, ne e kemi ditur se në listen e sigurimit të Beogradit edhe Tiranës, e kemi pas emrin së bashku me qindra shqiptar të tjerë, që ishim anti-Jugosllavë dhe anti-Communistë”.

Babai na e la me gojë, “Më u varrue në Triesh”

Në fakt, në 1984, kur vdiq Nik Gjonleka, babai i tyre në New York, siç tregon Luca, në ngushëllime një shqiptar mik i jonë i ka thanë se ata (Jugosllavët) janë “interesuar” për shkuarjen e tyre për me e varrua babën në Malësi: “Por, me një kusht, që ishte dasht me heq dorë nga demonstratat dhe aktivitetet kundër Jugosllavisë. ”

“Pavarësisht se prindërit tonë kishin dëshirë jetike varrimin në vendlindje, ata kurrë nuk u ankuan pse ne ishim aktiv në demonstrata kundër regjimit të Jugosllavisë. Asnjë herë të vetme nuk janë ankuar për këtë çështje. Ne nuk shkuam për varrimin e tyre në Malësi. Nëna dhe motra e morën përsipër këtë detyrë shumë të vështirë në atë kohë dhe në ato kushte”.

Image

Gjonlekaj dhe Nëna Terezë, Gjonlekaj për Nënën Terezë

“Kur, Vatra hapi fushatën për mbledhjen e ndihmave për Nënën Terezë, ne vitin 1980, të cilën e drejtonte Tonin Mirakaj, unë e dhashë në atë kohë çekun e javës. Nënën Terezën nuk e kisha takuar deri kur erdhi në kishën Shën Ritas në Bronx – New York.” tregon Luca.

Gjeka, i njoftoi shqiptarët që Nëna Tereza do të vinte në New York. Lajmi bëri bujë të madhe ndër shqiptarët e New Yorkut e rrethinat, dhe kështu u bashkuan më shumë se 200 veta, katolikë, ortodoks, dhe mysliman, për me u lutë me Nënën Terezën.

Madje, sipas rrëfimit të Lucë Gjonlekajt, ishte mendimi i Gjekës, për me e filluar qysh atëherë projektin për të ndërtuar Katredalen e Nënës e Terezë në Prishtinë:

“Fjala u hap nëpër gazeta se dot fillohet me mbledhjen e ndihmave për hapjen e themelit të Katedrales së Nëna Terezës në Prishtinë. Dikush premtoj ndihmë financiare që do të e fillojnë projektin, por mbas disa kohë ky projekt dështoj. Atëherë problemi ishte projekti i bllokuar, sepse nuk kishte fondet. Unë i thash Gjekës , “atëherë do ta fillojmë na?” Aj me tha se ishte një ndërmarrje e madhe, por që do të gjente donator, sapo të niste projekti”. Unë isha shumë entuziast dhe i vendosur për ndërtimin e kësaj kishe katedrale në Prishtinë. Aty për aty u zotova se isha gati për të dhënë kontributin tim. Kurrë në jetë nuk kam qenë më i vendosur se atë ditë. Vëllai im Gjeka, u gëzua shumë për vendosmërinë time. Të gjithë e dinë se ne kemi dhënë 100-mijë dollarë për ndërtimin e Katedrales Nanë Tereza në Prishtinë. Kurrë në jetë nuk e kam ndjerë veten më të lumtur, që mu dha mundësia për të kontribuar për këtë vepër të madhe fetare e kombëtare”.

Image

 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat