“Foltorja” e Berishës në Kukës: "Së bashku që t’i rikthejmë Partisë Demokratike, shpirtin e saj të lirisë"

Amerika

“Foltorja” e Berishës në Kukës: "Së bashku që t’i rikthejmë Partisë Demokratike, shpirtin e saj të lirisë"

Nga: Beqir Sina, New York Më: 13 tetor 2021 Në ora: 06:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Veprimtari i dalluar nga SHBA, Rustem Geci, në “Foltoren” në Kukës me liderin historik Sali Berisha

Kukës, 12 tetor/Bota sot/ Ish-kryeministri Sali Berisha, vijoi sot në qytetin e Kukësit takimet e tij me demokratët, të ashtuquajtura “Foltorja. Ky takim ishte i teti në radhë, prej se kur ish-Kryeministri Berisha, dhe lideri historik i Partisë Demokratike, ka nisur turin e takimeve të tij me demokratët për mbledhjen e firmave për mbajtjen e kuvendit të Partisë Demokratike, njoftojnë televizionet shqiptare nga Kukësi, trasmeton Bota sot.

Në “Foltoren” e qytetit të Kukësit, përveç qindra kuksianëve democrat, simbas njoftimeve nga ngjarja, kishin udhëtuar edhe disa shqiptar nga Kosova, madje njëri prej tyre sipas televizioneve nga Kukësi, e ka ” ndezur” akoma më shumë atmosferën Brenda takimit, kur fjalën e mori edhe ju drejtua liderit historic si një qytetar i Kosovës, që kishte udhëtuar drejt Kukësit, për të marrë pjesë në Foltore.

Qytetari tha se ai beson se dy burra shteti ka nxjerrë shqiptaria, Berishën në Shqipëri dhe Rugovën në Kosovë.

Fjala e tij u prit me duartrokitje.

Më pas ai u ngjit në skenë dhe u takua me liderin historik demokrat, Sali Berisha, edhe bashkëatdhetari e veprimtari i madhë i çështjes kombëtare, humanisti nga Lluka e Deçanit, i cili jeton dhe vepron në SHBA, Rustem Geci! “Nderi i Kombit”.

Pronari i Kantinës së pijeve “Stone Castell” dhe vreshtarisë në Rahovec – Kosovë, e cila është ndër ato të paktat kantina në Kosovë, Shqipëri e gadishullin e Ballkanit, që po merret me kultivimin e rrushit për më shumë se dy shekuj.

Berisha theksoi se, “sot mblidhemi në këtë foltore për të vendosur së bashku që t’i rikthejmë Partisë Demokratike, shpirtin e saj të lirisë, votën”.

Ne mblidhemi në momente kritike për vendin, në një kohë kur një njeri, i cili ka kaluar në këto 8 vite nga skandali në skandal, ka kaluar në këto 8 vite, me qeverisjen e tij duke e shndërruar Shqipërinë në ‘delen e zezë’ në rajon, duke e shndërruar Shqipërinë në vendin më të pashpresë të planetit”, – tha Berisha.

Ne si PD, vijoi Berisha, jemi në një situatë të vështirë, por jemi në një situatë ringjalljeje të fuqishme.

Vijmë në një kohë që ish-kryetari deklaroi masakrën elektorale, por u mor me karrigen e tij dhe harroi çdo gjë për votën. Kjo betejë është betejë për dinjitetin tonë, për sovranitetin e kësaj partie”, nënvizoi Berisha.

Ish-kryeministri Berisha u shpreh se “foltorja është shndërruar falë shpirtit tuaj, virtyteve tuaja, në një gjenerator të fuqishëm shprese, besimi për shqiptarët”.

Ne do e bëjmë këtë parti shumë herë më demokratike. Do ta lartësojmë. Pas 30 vitesh jemi 30 herë më të zotë për ta shndërruar PD në shtëpinë e vërtetë të lirisë,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat