Promovim libri, promovim vlerash, një veprimtari e bukur te “Bijtë e Shqipes”

Amerika

Promovim libri, promovim vlerash, një veprimtari e bukur te “Bijtë e Shqipes”

Nga: Sadik Elshani Më: 13 tetor 2021 Në ora: 14:32
Nga viti 2012, në mënyrë madhështore organizohet ngritja e Flamurit Kuq e Zi

Shoqata “Bijtë e Shqipes” ne Filadelfia tashmë ka bërë një emër të mirë, të nderuar si shoqatë që vazhdimisht organizon veprimtari të shumta atdhetare, kulturore, përkujtimore, sportive, e shumë të tjera, si: promovime të librave të autorëve të diasporës dhe trevave shqiptare, veprimtari përkujtimore, ku përkujtojmë e nderojmë figura të ndritura të historisë, artit, kulturës, shkencës e traditës sonë kombëtare. Çdo vit me madhështi e festojmë 28 Nëntorin, Festën tonë Kombëtare, Ditën e Pavarësisë së Kosovës, festat e 7-8 Marsit, piknikun me bashkatdhetarët. Ndërsa nga viti 2012, në mënyrë madhështore organizohet ngritja e Flamurit Kuq e Zi, flamurit tonë në Bashkinë e Filadelfias.

Image

 

Tashme këto janë bërë veprimtari te rregullta te kalendarit tone, ashtu te ngarkuar. Këtu nuk mund të lëmë pa përmendur edhe krye-veprimtarinë, krye angazhimin e shoqatës, funksionimin dhe vazhdimin e suksesshëm, tani për 17 vite me radhë të shkollës shqipe. Është kjo veprimtaria me të cilën krenohemi më së shumti, është veprimtaria që i jep kuptimin ekzistencës së shoqatës sonë.

Veprimtaritë kanë filluar te “Bijtë e Shqipes”

Siç e dimë të gjithë, për shkak të pandemisë, që nga marsi i vitit të kaluar çdo gjë është ngadalësuar, shumë veprimtari shoqërore, ekonomike, akademike, artistike, etj., janë modifikuar ose anuluar fare. Kështu ndodhi edhe me shoqatën tonë: përveç shkollës që e vazhdoi punën “online”, të gjitha veprimtaritë tjera u ndërprenë.

Por, kohëve të fundit me lehtësimin e masave të pandemisë, sikur kemi filluar të lëvizim, “ringjallemi” përsëri: më 12 shtator e zhvilluam ceremoninë e hapjes së vitit të ri shkollor; më 3 tetor organizuam një veprimtari, ku anëtarët u njohën me procesin e ndërtimit dhe përurimit të dy shtëpive të ndërtara në fshatin Ishëm të Durrësit, me fondet e mbledhura nga shoqata jonë në komunitetin shqiptar të rrethinës së Filadelfias e më gjërë. Këto dy shtëpi ishin dhurata e bashkësisë sonë shqiptaro – amerikane për dy familje në nevojë që i kishin humbur shtëpitë e tyre nga tërmeti i vitit 2019. Ndërsa, ditën e shtunë, më 9 tetor, në mjedise e ndërtesës së re (ende të papërfunduar) të shoqatës sonë u organizua një veprimtari e bukur: u bë promovimi i librit “Mustafa Daut Sllatine”, të autorëve, vëllezërve, Haki e Hasbi Çollaku, anëtarë dhe veprimtarë të dalluar të shoqatës sonë.

Image

 

Kjo veprimtari u organizua nga familja Çollaku në bashkëpunim me shoqatën “Bijtë e Shqipes”. Mjediset ku u zhvillua veprimtaria ishin zbukuruar për bukuri. Para hyrjes ishin varur në varg flamuj të vegjël amerikanë e shqiptarë, tavolinat ishin shtruar me shije estetike, si në ndonjë restorant të njohur. Në mur ishin vendosur dy flamuj të mëdhenj, ai merikan dhe ai shqiptar, ndërsa në mes portretet e Mustafa e Haxhi Daut Çollakut (gjyshit dhe babait të Hakiut, përkatësisht). Kjo veprimtari përkonte edhe me ditëlindjen e Haxhi Dautit, i cili u nda nga kjo bote disa muaj më parë. Bukurinë e kësaj veprimtarie ia shtoi edhe më shumë prania e miqve tanë, që kishin ardhur nga Nju Jorku e Nju Xhersi: Prof. Dr. Skënder Kodra, kryetar i Akademisë Shqiptaro – Amerikane të Shkencave dhe Arteve, z. Bujar Hasani, kryetar i shoqatës “Skënderbeu”, si dhe zotërinjtë: Mihal, Jano, Josif Bello, Mentor Mata, doktor Amarildo Loshe, Elez Xhemali, etj.

Image

 

Kuptohet në këtë veprimtari merrnin pjesë edhe një numër i madh i bashkatdhetarëve me banim në Filadelfia, anëtarë e veprimtarë të shoqatës “Bijtë e Shqipes”. Sipas traditës, këtë veprimtari e hapi organizatori i saj, zoti Haki Çollaku, i cili i përshëndeti të pranishmit, duke i falënderuar ata për mirësinë e tyre, pjesëmarrjen në këtë ngjarje, që ishte një festë e dyfishtë: promovimi i librit për gjyshin dhe ditëlindja e babait. Pas një fjale të shkurtër për gjyshin dhe babain, në ekran u shfaqën disa pamje nga fshati Sllatinë – vendlindja e tyre. Vlen të përmendet këtu se gjatë gjithë veprimtarisë, gjatë pauzave vazhdimisht projektoheshin video të ndryshme, përfshirë edhe këngën për Tafë Dautin.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat