5 Vjetori i Adriatik Tours

Amerika

5 Vjetori i Adriatik Tours

Nga: B.S Më: 14 tetor 2021 Në ora: 09:12
Foto

Agjencia prestigjoze turistike shqiptare shënon pësë vjetorin në industrinë e turizimit me rritjen e dukshme të udhëtarve, udhëtimet më të mira që rilidhen me rrënjët e tyre, përfitime epike si biletat e fluturimit, dhe ofertat e pushimeve kudo në rajon…….

Agjencia Turistike me emrin prestigjoz Adriatik Tours LLC, njoftoi se ky muaj është 5 vjetori i hapjes së zyrës së saj, në qytetin Hartford në Connecticut. Për pesë vjet me hapjen e axhensionit të saj në qytetin bregdetar Hartford, ajo solli këtu në Amerikë, atë Shqipërinë turistike, edhe nëpërmjet ikonës së turizimit shqiptar, Adriatik Hotel – Durrës, “kartolinës” së udhëtimit dhe pushimit mbresëlënës.

Kjo agjensi turistike shqiptare në Amerikë, për herë të parë bëri që flamuri shqiptar të shkëlqej në një panair turizmi në Amerikë. Ajo u bë për tre vite me radhë(2017/18/19) edhe pjesë e anxhesive më prestigjoze në botë, me pavionin e saj në panairin New York Travel Show, duke prezantuar në New York, dhe sjellë Shqiperinë, e merkullueshme si destinacion më të ri në botën e turizmit.

Kjo axhensi është ajo po ashtu që i ndihmon udhëtarët shqiptar nga SHBA, dhe Kanadaja, nëpërmejt Turoperatorit & Agjencisë Turistike “Adriatik Tours LLC”, të rilidhen me rrënjët e tyre , në Shqipëri, Kosovë, Mali i zi, Maqedoni, Lugina e Preshevës, dhe jo vetëm, por edhe në të gjithë rajonin……..

“Adriatik Tours LLC”, në një mesazh në faqen e saj në rrjetin social Facebook, duke shënuar pesë vjetorin e saj në SHBA, thotë se ky ka qenë një udhëtim i gjatë dhe i bukur deri tani. Në ndërkohë, që ne(“Adriatik Tours LLC”), shkruan axhensioni do vazhdojmë të rrisim dhe zgjerojmë ndërgjegjësimin në SHBA për Shqipërinë vendi ynë i bukur, duke e promovuar Shqipërinë si një destinacion të ri për Turistët Amerikanë.

“Shumë mirënjohje për të gjithë miqtë dhe përkrahësit tanë të diasporës shqiptare në SHBA, Shqipëri dhe në të gjithë botën,” shkruan “Adriatik Tours LLC” në Hartford – Connecticut, faqen e saj të internetit: http://www.adriatiktours.com/

Njëhereshit me këtë rast “Adriatik Tours LLC”, ka Faleminderuar : Pepi Çunmulaj, Jason Baron, Angjelina Nika & Dance Group Rozafati, Beqir Sina, Mira Puka, Avni Mustafaj, Liza Gashi, Deshira Ahmeti, Ilda Zonja Lirioni,Emina Çunmulaj, Ismer Mjeku, Flora Xhemani Baba, dhe shumë të tjerë, që nuk i përmendë për shkak të hapsirës, të cilët shkruan ajo po na mbështetnin që nga dita e parë.

Mesazhi mbyllet me premtimin e “Adriatik Tours LLC” në Hartford – Connecticut, në 5 Vjetorin e saj : “Ne vazhdojmë misionin tonë më të fortë se kurrë!”

Shqipëria, është një lloj vërtetësie reale që vështirë të gjesh më!

Një turiste amerikane që ka udhëtuar në shume vende të botës është e mahnitur me Shqipërinë, dhe pushimet e saj në Hotel Adriatik, Durrës, tre vjet më parë. Kështu të paktën, tha ajo në intervistë një paniar ndërkombëtar, në Nju Jork.

Turistja amerikane nga Kalifornia, i tha televizionit tone kur po vizitonte Panairin e turizimit në New York City, se kishte vizituar Shqipërinë, si turiste: “Kalova një javë, udhëtova kudo me makinë. Kisha një guidë shqiptar, i cili mendonte se isha e “çmendur”, sepse doja të ndryshoja qytet çdo ditë, por unë e pëlqeja shumë ushqimin, më pëlqente plazhi. Kudo ku shkoja ndihesha sikur po shihja më të mirën e Evropës.”

Cili ishte vendi më i bukur?

Absolutisht Durrësi - Hotel Adriatik!

Për shkak të bregdetit në fakt. Nuk e prisja që të ishte aq i bukur, sidomos kur mbërrita dhe më pas pashë bregdetin. Ishte aq autentik dhe origjinal, sa ishte i bukur për t’u vizituar

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat