Ministri Mehaj bën homazhe tek varrezat e vëllezërve Bytyqi në New York, nderon Batalionin Atlantiku

Amerika

Ministri Mehaj bën homazhe tek varrezat e vëllezërve Bytyqi në New York, nderon Batalionin Atlantiku

Nga: Beqir Sina Më: 18 tetor 2021 Në ora: 06:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka nderuar vëllezërit Bytyqi gjatë një vizite te varrezat e tyre në Yonkers të Nju Jorkut, duke bërë homazhe së bashku me prindërit e heronjve të kombit, Yllit, Agronit dhe Mehmetit, dhe bashkëluftëtarët të tyre, nga Batalionin Atlantiku, së bashku me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA.

Të dielën (17 tetor ) në ditën e fundit të vizitës disa ditore në Shtetet e Bashkuara, Ministri i mbrojtjes së Republikes së Kosovës  Armend Mehaj, dhe personalitetet që e shoqërojnë atë, Kolonel Ilir Qeriqi, Keshilltar ushtarak i ministrit te mbrojtjes, liridon Iberdemaj, asistent personal i Ministrit, Ambasador Valdet Sadiku, i ngarkuar me pune ne Ambasadën në Uashington DC. Ambasador Frymëzim Isufaj Konsulli i Përgjithshëm në NY, Ministër Këshilltar Bujar Maxhuni, zv. Ambasador në Uashington, Lulzim Krasniqi, Konsull në New York, bënë homazhe dhe vendosën buqeta me lule në memorialet e tre vëllezërve Bytyqi në Yonkers - New York.

Në memorialin - para varreve të tre vëllezërve dëshmorë, si Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, ai shprehu nderimet më të thella në emër të institucionit të Ushtrisë së shtetit të Kosovës, për sakrificën sublime të vëllezërve Bytyçi për Kosovën

Me këtë rast, Gani Shehu, ish Komandat i Batalionit Atlantiku, në emër të bashkëluftëtarve të tij, i ka shprehur falënderimet më të larta për vizitën e parë të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Memorialin e vëlllezërve Bytyçi ,në Yonkers NY, në vendin prej ku ata janë nisur për të luftuar për Kosovën, 22 vjet më parë.

“Kam nderin e kënaqësin që sot këtu, së bashku me ju bashkëluftëtarët e mi, të presim në këtë vend : Memorialin e vëllezërve Bytyçi, Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armed Mehaj – Këshilltarin e tij ushtarak Ilir Qeriqi, në praninë e prindërve të tre vëllezërve dëshmor për lirinë e Kosovës,” tha Gani Shehu.

“Për ne ky vend - tashmë është bërë i shenjtë, duke na sjell në kujtimet tona atë sakrificën, për luftën tonë për çlirimin e Kosovës, dhe, duke kujtuar tre vëllezërit dëshmor që ranë në altarin e lirisë së Kosovës, dhe të gjithë ata të rinjë e të reja që dhanë jetën e tyre për Kosovën, atë lirë që gëzojmë ne sot të gjithë së bashku.”

Shehu, po ashtu kujtojë gjatë fjalës së tij, vendin që 22 vjet më parë, Regency Hotel, sheshin ku Batalioni Atlantiku u nisë për në Kosovë, për t’ju bashkëngjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,: 

“Me të rinjë e të reja, me veprimtar të komunitetit që morën pjesë në demostrata në Nju Jork, e Uashington, ne u bashkuam me UÇK-ën, sepse na bërë thirrje Kosova, ti dalim zot, asaj, dhe t’i japim goditjen e fundit makinerisë vrastare të Serbisë mbi Kosovën.Dhe, si rezultat i asaj lufte të lavdishme, jemi krenar për këtë ditë që është Kosova, e lirë dhe e pavrur ka shtetin e saj”, theksoi Shehu.

Kurse, Ministri Mehaj, u shpreh se edhe ai si pjestar i diasporës, si anëtar i një familje, që ka flijuar për luftën për çlirimin e Kosovës, e ndjentë thellë në zemër, atë çka bënë bijtë tanë nga të gjitha trojet shqiptare, që kishin lënë ëndrrën amerikane, për të shkuar dhe ndihmuar në realizimin e ëndrrës sonë për liri, pavarësi e barazi në Kosovë.

 “Andaj, ne nuk “guxojmë” të shkelim mbi gjakun e tyre, por as të na “zëri gjumi” deri sa të çojmë amanetin e tyre në vend. Do t’u jemi përjetësisht mirënjohës, për atë që bënë të gjithë ata që luftuan dhe ata që ranë në altarin e lirisë së Kosovës”, theksoi Ministri Mehaj.

Duke nderuar veprën e këtyre tre dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në përulemi me respekt të madh, duke kujtuar edhe të gjithë ata që ranë për Kosovën 

“Sakrificën e tyre sublime, flijuar për lirinë. Ylli, Agroni dhe Mehmeti, na kanë lënë amanet lirinë e pavarësinë e Kosovës. Ndërsa, ne e kemi për detyrë ta çojmë në vend amanetin e të gjithë të rënëve. Ngaqë, po të mos ishte lufta për liri, edhe ne nuk do të ishim sotë këtu. Rënja për lirinë e Kosovës, është lavdi e përjetëshme”

Për më tepër, Ministri I Mbrojtjes ka vlerësuar kudo shqiptarët në diasporë që edhe sot janë më se të përkushtuar për realizimin e plotë të shtetësisë së Kosovës, forcimin e ushtrisë së saj, sigurisë dhe të mirëqenjes së Kosovës.

“Unë si pjestar i disaporës, tha Ministri Mehaj, ndaj së bashku me ju atë dhimbjen, sakrificën dhe përpjekjet që janë bërë nga diaspora shqiptare, në kohën e luftës dhe sot. Kosova, kurr nuk ka qënë më mirë se sot, por ne kemi edhe më shumë për të bërë, e kemi së bashku një detyrim kombëtar, të punojmë dhe mendojmë së bashku, edhe më shumë për forcimin dhe mbrojtjen, rritjen e sigurisë, zhvillimin e ekonomisë, së Kosovës

Një pritje me ish luftëtarët e Batalionit “Atlantikun”, për Ministrin e Mbrojtjes i Republikës së Kosovës z.Armend Mehaj, dhe delegacionin që e shoqëronë atë, u dha në lokalin “Giovani’s Pizza Restaurant”, në Yonkers- NY, lokal me pronar ish luftëtarin e Batalionit Atlantiku, Bruno Ukaj.

Në këtë pritje mjaft miqësore nga ana e tij, Ministri Mehaj, falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan në kauzën kombëtare të përpjekjeve në luftën për liri, çlirimin , lirinë , pavarësinë si dhe ndërtimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës. 

Ai përveç që njoftoi të pranishmit me rezultatet e takimeve paraprake në nivelet më të larta shtetërore vendimmarrëse amerikane, siguroi ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku, se do të jenë në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë për realizimin e vizionit dhe synimeve të përbashkëta kombëtare, posaçërisht në forcimin e mekanizmave të sigurisë dhe mbrojtjes dhe atyre ekonomik. 

Ministri foli me shumë optimizëm për ushtrinë e Kosovës, profesionalizmin e saj dhe ngritjen e ushtrisë së Kosovës, shumë shpejt në nivelin më të lart të NATO-s. Dhe si një ushtri partnere me ushtrinë e SHBA.

Të pranishmit shprehën interesimin shumë të lartë me pyetjet e tyre adresuar ministrit Mehaj, sidomos në kontekst të zhvillimeve më të fundit në veri të Kosovës, duke shprehur emocionet dhe potencuar fuqishëm vizitën e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, në një nivel kaq të lart në Pentagon dhe Iowa.

Shenjë/simbol mirënjohje për Batalionin Atlantiku në luftën për liri të Kosovës

Vizita u mbyll me fotografi të përbashkët dhe një vlerësim të veçantë me  Emblemën shtetrore të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, për Batalionin Atlantiku nga Ministri i Mbrojtjjes Armend Mehaj.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat