Vera e Stone Castle e përzgjedhura nga verërat e importuara në SHBA

Amerika

Vera e Stone Castle e përzgjedhura nga verërat e importuara në SHBA

Nga: Beqir SINA – New York Më: 31 tetor 2021 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

regu i verërave në Shtetet e Bashkuara është një nga më tërheqësit në botë. Që nga viti 2020, SHBA janë në vendin e katërt për nga vëllimi i prodhimit të verës dhe i gjashti në sipërfaqen nën vreshtari (hardhi )- Dhe, megjithatë ky vend është i pari në konsum, sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Vreshtarisë dhe Verës (OIV), shkruan Jill Barth,  për revistën prestigjoze FORBES. 

 

Ajo thotë se tregu i verës në SHBA është gjithashtu një nga tregjet më të fuqishme të importit në botë, me verë që vejn nga Italia, Australia dhe Franca. Verëra këto që mbushin raftet e marketave, (liquer story ) restoranteve dhe bareve , lokaleve që tregtojnë verërat amerikane e të verërave  të gjitha vendeve të tjera.

 

Mirëpo ka edhe një verë që po hynë fuqishëm në tregun Amerikan të verërave të importit:

 

Dhe, ajo është vera që e duam, është vera Cabernet Sauvignon dhe Merlot nga Lugina e Rahovecit në Kosovë 

 

 

Një prezantim nga portali « Full Circle Wine Solutions, Inc., » një firmë globale e fushës komerciale dhe marrëdhënieve me publikun për verën dhe pijet alkoolike nga San Francisko, zbuloi një vështrim interesant në kohë për të ofruar kontekstin se çfarë pëlqejnë të pinë amerikanët. 

 

 

 

 

Verërat kryesore të tryezës të importuara në SHBA në 1981 ishin shumë të populluara me verëra italiane. Riunite Lambrusco ishte në krye të listës, me më shumë se pesë herë më shumë raste të importuara se të tjerat, të cilat ishin Cella Lambrusco dhe Giacobazzi Lambrusco. Pas kësaj ishin dy verëra të tjera nga Italia: Folonari Soave dhe Bolla Soave. Amerikanët sigurisht i vlerësuan verërat italiane në fillim të viteve 80, ashtu si ne sot. 

 

« Dhe vini re një temë? Ne priremi të jemi të lidhur me verëra të veçanta », shkruan Jill Barth, teksa përmend 6 kompanitë që importojnë më shumë verë cilësore në SHBA: 

 

 

 

Cleto Chiarli Brut de Noir Rosé Spumante NV (16 dollarë)

 

Acquiesce Winery Clairette Blanche 2018 (28 dollarë)

 

Wieninger Wiener Gemischter Satz 2020 (15 $ - 20 $)

 

La Valentina Pecorino Colline Pescarese IGT 2019 (18 dollarë)

 

Zgjedhja e verërave Stone Castle nga Kosova (Rahoveci)të pronarëve të pasurive të paluajtshme « Gecaj 2017 » (80 dollarë)

 

Kur bëhet fjalë pë verêrat e importuara në Shtetet e Bashkuara, Jill Barth, ka marrë nga tevista FORBES , verërat e Stone Castle të cilat janë verërat që të gjithë i njohim dhe i duam - ti kemi në tryezë, në festa e gëzime.

 

 

« Po, kjo është një përzierje e varieteteve që të gjithë i njohim dhe i duam, por Cabernet Sauvignon dhe Merlot nga Lugina e Rahovecit në Kosovë, që akoma nuk janë vera juaj e përditshme për shumicën e konsumatorëve të verës në SHBA. Ky rajon Rahoveci(Kosovë)ka një histori 2000 vjeçare të prodhimit të verës, dhe rrushi i kultivuar për verë,  vjen nga një vresht i vetëm i këtij lloji “Izbishte”, dhe është i vjelur me dorë dhe kultivohet me përpikëmëri. »

Jim Barth, siguron klientët se nëse në tyrezën e tyre, të mbushur plotë me ushqime me recta nga më të ndryshmet, një shishe verë Cabernet Sauvignon dhe Merlot nga Lugina e Rahovecit në Kosovë kan për tu bërë shumë shpejt vera juaj e përditshme : « Merrni një shishe dhe nuk dotë zhgenjeheni, sepse do të gjeni me të vërtet verën që të gjithë i njohim dhe i duam, në SHBA .

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat