Një Çmim nga Presidenti Ruben Diaz Jr

Amerika

Një Çmim nga Presidenti Ruben Diaz Jr

Nga: Marlin Tushe Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 17:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Me rastin e ditës së Halloween, Organizata e Gruas "Hope & Peace" organizoi një drekë festive në ambjentet e restorantit "Chart House" në New Jersey. Një lokal i këndshëm ky, ndërtuar pranë brigjeve të lumit Hudson e me pamje spektakolare të Manhattan-it.

Gratë pjesëmarrëse ishin të gjitha që kishin përjetuar persekucion politik nga rregjimi komunist në Shqipëri dhe rregjimi i Millosheviçit në Kosovë e Maqedoni, si Suzana Matja, Flora Selfo, Dolora Bushati me bashkëshortin Akil Bushati dhe ky ish i përndjekur politik në Shqipëri, Kryetarja e Shoqatës "Marigona" në New Jersey Zj. Sabije Veseli, Mjafturie Daci, Moza Boletini, Kimete Haxhaj nga Prishtina së bashku me bashkëshortin Zenel Haxhaj, Marlin Tushe etj.

Në emër të Organizatës "Hope & Peace", Zj. Mjafturie Daci i dha Zj. Dolora Bushati mirënjohjen e veçantë që Presidenti i Bashkisë në Bronx Z. Ruben Diaz, Jr., i akordoi Zj. Bushati për veprimtarinë saj të çmuar për të drejtat e grave dhe fëmijëve në Bronx, Queens e më gjerë. Festa kaloi gëzueshëm e me biseda të përzemërta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat