Harry Bajraktari u takua në Bronx - New York, me Ylli Bajraktarin

Amerika

Harry Bajraktari u takua në Bronx - New York, me Ylli Bajraktarin

Nga: Beqir Sina - New York City Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 20:09
Pamje nga takimi

Në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, veprimtari i dalluar i komunitetit Harry Bajraktari, dhe Lisa Milica, shkruan se ka pasur një pritje të ngrohtë në lokalin prestigjoz Çka ka Qellue, në Bronx, New York, me Vjollca & Ylli Bajraktari dhe Venera & Jetmir Balaj.

Veprimtari i njohur i komunitetit Harry Bajraktari, shkruan se të Premten, më 5 nëntor, së bashku me Lisa Milicaj, me një ftesë private, ai ka u pritur ngrohtësisht në një drek me ushqime tradicionale shqiptare, nga menuja e lokalit të famshëm shqiptar në New York, të pronarit dhe krijuesit të mini-muzeut "Çka ka Qellue", shqiptarin e suksesshëm nga Kosova, Ylli Bajraktari me të cilin ai ka biseduar për Kosovën dhe çështjen shqiptare.

Drekë, e cila simbas Harry Bajraktarit, kaloi në një atmosferë tejet të ngrohtë vëllazërore, kur takohen shqiptarët jashtë vendlidnjes, thotë se ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme për të dy, Harry dhe Lisen, që të takonte përsëri mbas dy viteve, njërin grej vëllezërve Bajraktari, vëllezër këta të cilët siç dihet kanë arritur të punojnë në poste kaq të larta në Shtëpinë e Bardhë, Pentagon.

Image

"Unë dhe Lisa ishim të kënaqur dhe të lumtur të presim miqtë tanë të mirë, Vjollca & Ylli Bajraktari dhe Venera & Jetmir Balaj, në restorantin Çka Ka Qellu në Arthur Avenue, në Bronx." shkruan veprimtari i njohur Harry Bajraktari duke shtuar "Kaluam shumë mirë!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat