Malësori i ri nga Michigani që meriton mbështetje dhe respekt!

Amerika

Malësori i ri nga Michigani që meriton mbështetje dhe respekt!

Gjon Gjoka Nga Gjon Gjoka Më 7 nëntor 2021 Në ora: 19:36
Robert Gjonaj

Republikani Robert Gjonaj fitoi zgjedhjet për këshilltar në Këshillin Bashkiak të Livonias në Zgjedhjet e Përgjithshme të 2 nëntorit 2021.

Gjonaj u zgjodh për herë të parë në Këshillin Bashkiak të Livonisë në vitin 2020.

Kush është Robert Gjonaj

Roberti është një anëtar i ushtrisë, respektivisht një ushtar i këmbësorise amerikane, dhe një oficer policie rezervë amerikane.

Ai është djali i prindërve emigrantë shqiptarë nga Malësia e Madhe(nën Mal të Zi), Rrok Vasel Gjonaj dhe Angjelina Nua(Gjelaj)Gjonaj, të cilët erdhën në Amerikë në vitet 1980-ta.

Familja e Robertit rrjedhë nga një familje e respektuar malësore nga Trieshi -Malësi e Madhe e cila gjithashtu në Detroit posedonte biznes restoranesh ku do të punonte si i ri edhe Roberti.

Roberti ndoqi shkollat ​​publike të Livonias që kur ishte student në shkollën fillore Johnson, shkollën e mesme Frost dhe shkollën e mesme Churchill, ai gjithashtu ndoqi Kolegjin Schoolcraft të drejtësisë. Ai u emërua në Komisionin e Arteve të qytetit nga kryebashkiaku Dennis Wright dhe ishte Zëvendës President i Zhvillimit të Komunitetit për Livonia Jaycees. Rob është anëtar i Dhomës lokale të Tregtisë, Rotary AM dhe Lions Club.

Këshilltari i Livonias Robert Gjonaj gjatë mandatit tij të parë respektivisht vitin e kaluar në shtator u dergua në Lindjen e Mesme si pjesë e Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane deri në fund të vitit 2020. Gjonaj është një “këmbësor 11 Bravo”që shërben si  “door gunner” anëtar i ekuipazhit i ngarkuar me gjuajtjen dhe ruajtjen e armatimit të drejtuar me dorë në bordin e një helikopteri ushtarak.

Gjonaj, para se të dërgohej në Lindjen e Mesme u shprehë:
“Sinqerisht, është nderi më i madh i jetës sime. Unë mund të shërbej në komunitetin ku jam rritur, komunitetin që dua, dhe gjithashtu mund t’i shërbej vendit tim(Amerikes),ku familja ime emigroi vetëm 30 vjet më parë. Duke u rritur si fëmijë, gjithmonë kam ëndërruar të jem i perfshirë në ushtri”.

Roberti është një djalë beqar 30-vjeçar, i cili ka një të ardhme premtuese përpara tij në politikën amerikane si një konservator republikan.

Mbiemri i Robert Gjonaj, zyrtarisht është Donovic, jo për shkak të dëshirës së tij, por si pasojë e diskriminimit të mbiemrave shqiptarë nga pushtuesit sllavë ndaj shqiptarëve prej nga vijnë prindërit e Robertit.

Roberti prezantohet për publikun shqiptar me mbiemrin Gjonaj-Donovic, për të treguar opinionin tonë se është shqiptar dhe se ky mbiemër momentalisht është zyrtar, të cilin patjetër do ta ndryshojë në një të ardhme të afërt, meqense kjo nuk është dhe aq procedurë e lehtë pasi ai tani është pjesëtar i ushtrisë amerikane.

Image

 

Duke ditur afinitetin dhe suksesin e këtij djali malësor shqiptaro-amerikan, ai meriton të mbështetet nga shqiptarët kudo që janë dhe veçanërisht nga shqiptarët e Michigan-it dhe bashkvendasit e familjes së tij!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat