Tragjedia në orët e mërgimit

Amerika

Tragjedia në orët e mërgimit

Nga: Skënder Karaçica Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 22:10
Skënder Karaçica

Nuk ka ditë të lume që nuk vdesin mërgimtarët shqiptarë në Greqi dhe Itali(!)

Në lajmet e ditës, nuk ka ditë të lume që nuk dëgjojmë e të lexojmë për vdekjet tragjike të mërgimtarëve shqiptarë në Greqi dhe Itali(!)

Pse po ndodh kjo dhe për orët ogurzezë në këto vende, a janë në dijeni ambasadat e Shqipërisë. Pse për këto orë dhimbjeje për vdekjen e të rinjve shqiptarë, qeveria shqiptare dhe mekanizmat shtetërorë nuk e thanë asnjë fjalë(?!).

Vdekja për bukën e përditshme(term migjenian,-nënvizimi im)ata i dërgoi në vendet, kur e kur, buka është me shtatë kore (term i popullit,-nënvizimi im).

I bëj thirrje qeverisë shqiptare dhe Tiranës zyrtare të Edi Ramës, vetëm njëherë të shqyrtojë orët e vdekjes për çdo ditë të lume në rrugët dhe në sheshet e Greqisë dhe të Italisë. Ne, vërtetë, nuk kemi mallra për eksport(Made in Albania),por po transportojmë fuqi punëtore në këto vende dhe të BE-së, por mërgimtarët dhe djelmeninë shqiptare nuk i dërguam, që, ata të na vdesin para syve të institucioneve të këtyre vendeve dhe (pas)paradës së mbyllur të fildishtë të qeverisë shqiptare në Tiranë, pa e vrarë asnjëherë mendjen se çfarë po ndodh me mërgimtarët shqiptarë(!).

Tirana zyrtare, nuk kemi gjak shqiptari për të humbur rrugëve dhe shesheve të Athinës dhe të Romës...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat