Heroi Sali Çekaj nderohet në Capitol Hill

Amerika

Heroi Sali Çekaj nderohet në Capitol Hill

Nga: Faton Bislimi Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 17:51
Në Capitol Hill, u valvit flamuri amerikan në nder të heroit Sali Çekaj

Nder ky që sot pata privilegjin e rrallë ta përcjellë tek familja Çekaj në Broliq, në prani edhe të bashkëluftëtarëve të heroit tonë si Rrustem Berisha e Anton Quni, Musa Gjakova e Fadil Hadërgjonaj, Ferizi e Ademi, e të tjerë, si dhe të ish-Presidentit Sejdiu.

Pas kërkesës sime dhe angazhimit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me aprovim të Senatorit Bob Menendez, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, më 26 shtator 2021, mbi kupolen e demokracisë botërore, në Capitol Hill, u valvit flamuri amerikan në nder të heroit Sali Çekaj. Ky flamur e kjo mirënjohje kongresionale, që sot ia dorëzova familjes Çekaj, u dha me motivacion të veçantë për "heroin kombëtar të Kosovës, z. Sali Çekaj, me rastin e tridhjetë vjetorit të referendumit për pavarësi të Kosovës të mbajtur më 26 shtator 1991."

Ky akt mund të jetë i vogël kundrejtë vlerës së veprës patriotike të Saliut, por është simbolikë e madhe e vlerësimit të luftës sonë për liri e pavarësi; është fanar i udhëtimit tonë drejtë konsolidimit të mëtutjeshëm të Republikës sonë, nën vizionin e çiltër të atdhedashurisë, e në miqësi permanente me SHBA-të!

U jam përjetësisht mirënjohës familjes Çekaj dhe shoqatës së luftëtarëve të Koshares për mikpritjen dhe mirënjohjen që më ndanë.

Pas nderimit si ky që ia sollëm Agim Ramadanit më 4 korrik 2021, jam i lumtur që të njejtën arritëm ta bëjmë edhe për bashkëluftëtarin e tij e heroin tonë Sali Çekaj, falë edhe përkrahjes së parezervë të shoqatës "Sali Çekaj" në Zvicër e Gjermani, familjes së Agim Ramadanit e nipit të tij, mikut tim, Muhamet Ajrullahu.

Kjo tokë është e bekuar, e ky vend do bëhet siç e meritojnë fëmijët tanë, ngase këtu pushojnë dëshmorët e heronjët tonë.

Lavdi!

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat