Shoqata “Malësia e Madhe” në New York mblodhi 30 mijë dollarë për studentët malësorë

Amerika

Shoqata “Malësia e Madhe” në New York mblodhi 30 mijë dollarë për studentët malësorë

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 23:24
Foto

Në datën 12 nëntor, Shoqata “Malësia e Madhe” me seli në New York, organizoi mbrëmjen e përvitshme me qëllim mbledhjen e fondeve në shërbim të vendlindjes. Sekretari i Shoqatës, z. Senat Lulanaj hapi mbrëmjen duke iu uruar mirëseardhjen të pranishmëve dhe duke i falenderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe donatorët.Fjalimin e rastit e mbajti kryetari i Shoqatës “Malësia e Madhe” z. NikollëJunçaj, i cili foli për veprimtarinë 27-vjeçare të kësaj shoqate.

Ai theksoi se Shoqata “Malësia e Madhe” është një ndër shoqatat më të mirëorganizuara të diasporës shqiptare, dhe kjo për faktin se kjo shoqate e ka shtrirë ndihmesën dhe kontributin e saj të padiskutueshëm në çdo cep të shqiptarizmit duke punuar me dashuri dhe përkushtim dhe duke u gjendur gjithmonë pranë nevojtarëve. Vlen për t’u permendur se Shoqata “Malësia e Madhe” ka shpërndarë ndër vite më shumë se 800 bursa për studentët malësorë, duke treguar në këtë mënyrë mbështetjen e saj të pakufijshme në ndihmë të arsimimit dhe edukimit të mëtejshëm të brezit të ri si pikënisje për një të ardhme më të mirë për vendlindjen.

Më pas fjalën e mori z.Zef Ujkaj i cili falenderoi Shoqatën “Malësia e Madhe” për ftesën e gjerë për bashkëpunim që kjo shoqatë i drejtoi komunitetit malësor të këtushëm. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e aktiviteteve të ndyshme kulturore dhe edukative në shërbim të mbrojtjes së gjuhës dhe traditave.Z. Kolë Gjelaj, foli rreth strategjisë së bashkëpunimit ndërmjet shoqatave malësore, ndërsa profesor Fran Camaj theksoi rëndësinë e shkollimit të gjeneratave si faktor kyç për përparimin e Malësisë.Mbrëmja vazhdoi me fjalën e z. Pashko Camaj, nënkryetar i Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe anëtar i Shoqatës “Malësia e Madhe”, i cili theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe identitetit kombëtar si faktor themelor për ngadalësimin e asimilimit të malësorëve në dhè të huaj dhe fuqizimin e rinisë në Malësi.

Mbrëmjen e mbylli z. Nikollë Camaj, kryetari i “Lidhjes Demokratike Shqiptare” në Mal të Zi, i cili falenderoi përzemërsisht Shoqatën “Malësia e Madhe” për ndihmën e pakursyer që i ka dhënë Malësisë ndër vite, sikurse dhe theksoi kontributin e padiskutueshëm të diasporës në krijimin e Komunës së Tuzit, mundësinë e qeverisjes nga partitë që e deshën komunën dhe shpëtimin e Malësisë nga tjetërsimi.

Mbrëmjen e përshëndetën dhe aktivistët e kahmotshëm të diasporës shqiptare z. Kolë Cacaj, Z. Vasel Ulaj, z. Leonard Berishaj etj. Mbrëmja u shoqërua me një darkë solemne , nën ritmet e muzikës tradicionale dhe përfundoi me mbledhjen e një shume prej më shumë se 30 mijë dollarësh, e projektuar si ndihmë për studentët malësorë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat