36 vjet Meshtar!

Amerika

36 vjet Meshtar!

Beqir Sina, Nju Jork Nga Beqir Sina, Nju Jork Më 16 nëntor 2021 Në ora: 23:16
Pjetër Popaj

Kisha e Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës" feston 36-vjetorin e shugurimit të Father Pjetër Popaj, çdo 16 Nëntor

HARTSDALE NY: "16 Nëntori i vitit 1985, është dita kur Kisha Katolike Shqiptare, “Zoja e Këshillit të Mirë”, me qendër në Nju Jork, lajmëronte me një njoftim të posaçëm, komunitetin shqiptaro-amerikan të asaj kohe për shugurimin e priftit të ri katolik shqiptaro-amerikan, Don Pjetër Popaj, nga Kardinali i Nju Jorkut, John O’Connor, në Katedralën e madhe të Shën Patrikut në Manhatan me 16 Nëntor, 1985. Në këtë ceremoni morën jesë qindra shqiptaro-amerikanë", ka shkruar ish gazetari i "Zërit të Amerikës" , publicisti Frank G. Shkreli.

Pasoi një festë e mrekullueshme në çdo 16 Nëntor

Dhe, kështu Don Pjetër Popaj, u bë Pastor i Kishës Katolike "Zoja e Shkodrës" më 16 Nëntor 1985. Ardhja e Father Pjetër Popaj, është veçanërisht e ëmbël pasi ai është një bir i famullisë.

Në faqen zyrtare të Kishës Katolike "Zoja e Shkodrës, në këtë 36 vjetor, të meshtarisë së meshtarit të saj Don Pjetër Popaj, thuhet se të shkruash për veprimtarinë dhe jetën e Dom Pjetrit do të duhej një libër i terë. Por si çdo Libër biografie do të niste me shkrimin “ U Lind në Shën Gjergj….”, dhe shtesa e përshkrimi më i bukur i Librit do të ishte se me 16 Nëntor 1985 u shugurua Meshtar i Ri Dom Pjetër Popaj, dhe aty nisi Një Kapitull i Ri dhe i mrekullueshëm.

Për 36 vjet Dom Pjetri ka qenë Bari i denjë dhe Shërbtor i mirë për grigjen e Zotit. Ka frymzuar një komunitet të madh Shqiptar ketu në Nju Jork si nga ana shpirtrore dhe shembullore për të ecur sëbashku në rrugën e Krishtit.

"I dashur dhe Bujar, e i gatshëm gjithmonë për të ndihmuar në çdo çeshtje si Kombëtare dhe Fetare, me pervujtni dhe përkushtim të lartë. Në shumë raste Dom Pjetër Popaj ka shfaqur edhe mbajtë Respekt, Tolerancë dhe Harmoni ndër-fetare përfshirë të gjithë Komunitetin Shqiptar në Nju Jork."

Dhe, ashtu si dita e bekuar e 16 Nëntorit 1985, Meshtari i denjë Dom Pjetër Popaj, vazhdon ta kryej detyren e tij Pastorale me Kënaqësi dhe devotshmeri të madhe. Ne si Famulli, jemi me të vërtete Krenarë që kemi një Famullitar, Meshtar dhe Udheheqës si Dom Pjetër Popaj.

Besimtarët shkruajn se "Në këtë ditë festive të Shugurimit tuaj, ne jemi të bekuar që ju kemi pastorin tonë dhe jemi përjetësisht mirënjohës për dashurinë dhe përkushtimin që i jepni Famullisë sonë."

Zoti ju bekoftë dhe Ad Multos Anos At Pjetër Popaj

Në vitin 1962, At Zef Oroshi erdhi nga Italia në Bronx(SHBA) për t'i shërbyer komunitetit katolik shqiptaro-amerikan. Ai u dërgua nga Vatikani, për të qenë pastor zyrtar i këtij komuniteti.

Shumica e shqiptarëve katolikë që u arratisën nga veriu kishin hyrë në Itali. Në fillim ata u mirëpritën në vend dhe u ndihmuan për t'u vendosur në komunitete të ndryshme, por ndërsa valët e reja të refugjatëve erdhën në vend, italianët shpejt ndryshuan nga një pritje e ngrohtë, në vendosjen e tyre në kampe refugjatësh.

At Oroishi punoi për t'i ndihmuar këta njerëz të emigronin në Shtetet e Bashkuara. Në të njëjtën kohë, edhe të arratisur të tjerë nga vendi i pa-fe Shqipëria, mbasi Enver Hoxha, u vendi i parë ateist në botë, personalitet e diasporeës kan punuar për të ndihmuar,shqiptarët e të gjitha besimeve, miqtë dhe të afërmit e tyre, të arratisur nga Shqipëria, në Jugosllavi, e Greqi, të vinin edhe në SHBA, Nju Jork, Detroit, e Çikago.

Komuniteti katolik shqiptar në Nju Jork, me qendër kryesisht në Bronx, u rrit shpejt. Në vitin 1970, At Oroishi mori lejen nga Kardinali Cooke, dhe themeloi kishën Nënë e Jezusit të Shkodrës në 4221 Park Avenue në Bronx.

Kjo ishte kisha e parë katolike për shqiptarët në të gjitha kontinentet amerikane. At Peter Popaj u shugurua në vitin 1985 nga Kardinali O’Connor në Katedralen e Shën Patrikut. Ai ishte i pari meshtar katolik shqiptar që u shugurua në Amerikë.

Në vitin 1990, një kishë e re dhe më e madhe u ndërtua në Hartsdale, Yonkers, aty ku edhe sot At Popaj kryeson si pastor.

Në vitin 1988, njëqind e dhjetë shqiptarë amerikanë, përfshirë të arratisurit, shkuan për pelegrinazh në Itali. Ata bënë një udhëtim me një në detin Adriatik, përpara rënies së komunizmit atje, duke u afruar deri në ujrat neutrale për të parë nga larg dhe lutur për popullin e Shqipërisë.

Image
Image
Image
Image

 

 

Mbasi u kthyen nëpërmjet ujërave ndërkombëtare, ata u takuan me Papën në Vatikan. Gjatë ditëve të pelegrinazhit, i cili ishte i pari në përtej oqeanit Atlantik, pelegrinët shqiptar nga Shtetet e Bashkuara, udhëtuan gjithashtu drejt kishës në Genazzano për të parë, në një kthinë të vogël, aq të thellë sa për të lejuar njerëzit fare pak që të hynin dhe ta preknin, një pikturë pesëqind vjeçare të quajtur Zoja e Shkodrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat